• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga vila tek aprtamentet/ SPAK: Ahmetaj përfitoi 500 mijë euro nga Zoto dhe Mërtiri

17:49 : 10/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Është zbardh dosjen hetimore në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Në dosjen hetimore thuhet se Arben Ahmetaj ka marrë drejtpërdrejtë përfitim të parregullt për çështjen e inceneratorëve, nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në periudha të ndryshme kohora, duke futur dhe emra të tjerë në këtë ‘skemë’. Bëhet fjalë për 6 episode të ndara, ku shuma e parave që dyshohet të ketë përfituar Ahmetaj është rreth 500 mijë euro.

“Ka marrë drejtpërdrejtë ose tërthorazi, përfitim të parregullt, për vete ose persona të tjerë. Episodi i parë ka të bëjë me një shumë prej 170 480 euro, në vitet 2016-2017, duke u paraqitur si pagesa të bëra nga Arben Ahmetaj nga një tjetër person për dy apartamente 124 dhe 148 metër katrorë në Selitë. Kjo shumë parash sipas SPAK është paguar në mënyrë të tërthorë nga Zoto e Mërtiri.

Rasti i dytë ka të bëjë me pasurinë vilë me sipërfaqe 98 m2 në Hamallaj dhe 521 m2 sipërfaqe truall. Është pikërisht vila në të cilën është përfitues Ahmetaj dhe është në pronësinë e bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha.

Rasti i tretë ka të bëjë me një shumë prej 130 mijë euro, e cila në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit është paraqitur si pagesë e bërë për llogari të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Maçka dhe bëhet fjalë për shitjen e apartamentit me sipërfaqe 178 m2 në zonën e Selitës. Edhe kjo shifër dyshohet se është paguar nga Zoto e Mërtiri.

Lexo edhe:

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

Rasti i katërt ka të bëjë me shumën prej 140 mijë euro, e cila në vitin 2018. Bëhet fjalë për një apartament tjetër në zonën e Selitës me sipërfaqe 178 m2.

Rasti i pestë ka të bëjë me shumën prej gati 34 mijë euro, e financuar nga biznesmenët e inceneratorët që është përfituar gjatë viteve 2013-2017.

Rasti i gjashtë lidhet me shumën prej 2 milionë lekë, e përfituar në vitet 2019 dhe 2020 në format e pagesave të bëra nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, përmes shoqërisë të inceneratorit “Integrated Technology Services”, thuhet në dosjen e SPAK.

Në dosjen hetimore thuhet dhe se Arben Ahmetaj ka qenë në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”. Më tej thuhet se janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.

“Personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, ne lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”, apo edhe me diskutimet e komisionit, siç edhe lexohet nga e-maili i datës 06.12.2014 kur shtetasi E. M. I ka nisur në këtë datë e-mailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Bllako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit te Ministrisë së Financës.

Me shkresën nr. 429/1 datë 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumen 550 000 000 lekë, Impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 lekë, Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 leke. Ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.” thuhet në dosje.

LEXO EDHE: Detajet e reja/ SPAK: Si e përfitoi Ahmetaj vilën në Palasë nga biznesmeni M.B.

Këto përfshihen në dosjen që është dorëzuar në Kuvend për t’i hequr imunitetin Ahmetaj dhe t’i hapet rrugë kontrollit të pasurive dhe arrestimit të tij.

Tre janë akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilin kërkon nga Kuvendi heqjen e imunitetit që i siguron mandati si deputetit.

Në një njoftim zyrtar, SPAK bën me dije se Ahmetaj, nën hetim për proçedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022, dyshohet se ka kryer veprat penale:

  • “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal;
  • “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;
  • “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

Hetimet ndaj Ahmetajt nisën pas kallëzimeve për paligjshmëri me praktikat për dhënien me koncension të inceneratorit të Elbasanit.

Po ashtu, janë hetuar edhe lidhjet e dyshuara të tij me Klodian Zoton një nga tre sipërmarrësit e përfshirë në çështjen e inceneratorëve.

Në kompjuterin e Zotos, janë gjetur emaile të disa hoteleve të shtrenjta në qytete të ndryshme të Europës, u konfirmoheshin se në to kishte qëndruar Ahmetaj, pasi pagesa ishte bërë përmes kartës bankare të Zotos.

Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka vendosur në sekuestro preventive dy vila në bregdet, pas dyshimeve se ato kanë lidhje me ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj. Për njërën vilë, e cila ndodhet në zonën e Palasës, prokuroria dyshon se i përket ish bashkëshortes së zoti Ahmetaj, ndërsa tjetra në zonën e Hamallajt është në pronësi të bashkëjetueses së tij.

Për këtë fundit, Ahmetaj ka kundërshtor në gjykatë një kontroll që ushtroi BKH në muajin Mars, megjithatë kërkesa është rrëzuar nga Apeli i GJKKO si dhe Gjykata e Lartë.

Vetë Ahmetaj ka pretenduar pafajësi ndaj akuzave.

 

 

Etiketa: Ahmetajmertirispakzoto

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

17:14 : 27/06/2025
AKTUALITET

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025
Para

'Me pranga në duar'/ Kapexhiu ironizon emërimin e Taulant Ballës

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com