• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK: Si e përfitoi Ahmetaj vilën në Palasë nga trafikanti i drogës, Mond Bega

19:50 : 10/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e ish-zëvendës kryeministrit dhe ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

Në dosje thuhet se Ahmetaj ka përfituar një vilë në Palasë nga biznesmeni Mond Begaj, si dhe ka bërë deklarim të rremë për një pallat të ndërtuar te “Shallvaret” në Tiranë.

Modn (Edmond) Bega është dënuar në Itali me fillimisht me mbi 24 vjet heqje lirie në vitin 2007 me emrin Manoli Bega, por ka arritur të përfitojë ulje të vazhdueshme, duke u dënuar në përfundim me 11 vjet  për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge, heroinë dhe kokainë. Gjykata e Lartë në Shqipëri e konvertoi këtë dënim në vitin 2009 me pak më shumë se 4 vjet.

Prokuroria nuk shpjegon lidhjen mes Begajt dhe Ahmetajt dhe e klasifikon përfitimin e vilës në Palasë si pasuri të padeklaruar dhe jo si korrupsion. Vlen të theksohet fakti se PD e akuzoi Arben Ahmetajn në vitin 2018 se ka favorizuar Begon për privatizimin e një sipërfaqeje tokë shtetërore në Tiranë. Ahmetaj i hodhi poshtë akuzat.

Gjithashtu, kujtojmë se për biznesmenin trafikant Mond (Edmond) Bega është akuzuar shpesh herë nga opozita edhe Taulant Balla për lidhje me të. Mond Bega  është hetuar disa herë për pasurinë por në asnjë rast nuk ka pasur një rezultat bllokimi të pasurisë së tij.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

LEXO EDHE: Nga vila tek aprtamentet/ SPAK: Ahmetaj përfitoi 500 mijë euro nga Zoto dhe Mërtiri

Pjesë e dosjes:

Duke sjelle ne vëmendje se vepra penale e korrupsionit, është një vepër penale që gjen zbatim edhe ndaj funksionarit që kërkon ose merr drejtpërdrejtë ose tërthorazi çdo Iloj përfitimi të parregullt apo qoftë edhe premtimin për një përfitim të tillë, për vete ose të tretë apo pranimi i ofertës ose premtimit që vjen nga përfitimi i parregullt, quhet e konsumuar në raport me sjelljen që ka pasur funksionari në kuadrin e ushtrimit të funksionit të tij, qofte kjo sjellje edhe sipas ligjit (pra e pashoqëruar me shpërdorim detyre), vlerësojmë se në rastin konkret është konsumuar plotësisht vepra penale e korrupsionit pasiv nga funksionari i lartë personi nen hetim Arben Ahmetaj.

Gjithashtu, nga të dhënat e administruara përgjatë këtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se një person dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe fituar pronësinë që në vitin 2019, të një vile të identifikuar si vila me nr 73 ndodhur në Green Coast, Palasë, e porositur me kontratë sipërmarrje nga shoqëria Inerte Express sh.p.k., me ortak shtetasin Mond Bega, kaluar në vijim, me qëllim fshehjes së pronarit të vërtetë, shtetases Elda Dinaj, mikeshë e ngushtë e shtetases Albina Mançka. Kjo vile nuk është deklaruar ndonjëherë në deklaratat e pasurisë që shtetasit Arben Ahmetaj dhe personit tjetër kanë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Deri më tani ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se kjo vilë është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme.

Përsa më sipër, vlerësojmë se ekziston dyshimi se nga ana e personit nën hetim Arben Ahmetaj, është konsumuar edhe vepra penale e “Refuzmi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” vetëm ose në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, përsa i përket:

Deklarimit te rreme te shumes se investuar dhe burimit te saj, për ndërtimin e një pallati të ndodhur tek vendi i quajtur Shallvare, bashkë me shoqërinë “Lani” sh.p.k. shtetasit V.K. dhe E.M.. Prej shtetasve Arben Ahmetaj dhe një personi tjetër është pasqyruar nder vite, né deklaratat e pasurive te dorezuara ne Inspektoratin e Deklarimit te Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit te Interesave, se shuma me perafersi 105 000 euro ose 102 500 euro ose 105 000 euro, ka si burim kursimet, kredi bankare prane ISP Bank në vlerën 100 000 euro dhe nga shitja e pjeseve takuese te investimit. Nga hetimet ka rezultuar se, kredia e referuar si burim ka pasur si qellim blerjen e nje apartamenti dhe per me teper kjo kredi eshte disbursuar ne llogarine e ketyre shtetasve me date 24.08.2016, nderkohe qe pjesa me e madhe e investimit te mesiperm, eshte kryer ne periudhen janar 2004-korrik 2006.

  • Fshehjes se shumes 3 123 880.3 leke gjithsej, te paguar pergjate viteve 2019 dhe 2020, ne investimin e bere per rregullimin punime ne ambjentin e brendshem AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit te ndertuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani sh.p.k., shtetasit V.K. dhe E.M..
  • Fshehjes se shumës prej prej 170 480 euro, në vitin 2016 dhe 2017, dhe deklarimi i rreme i burimit te saj, duke u mbuluar natyra e vertete dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Arben Ahmetaj dhe një personi tjetër, përkundrejt një “shitje ndaj shtetasit A.B…
Etiketa: arben ahmetajdosjapalasespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
AKTUALITET

Mediat e huaja jehonë protestave në Shqipëri kundër “resortit luksoz të Kushner”

21:19 : 02/06/2026
Para

Tragjedi në Brazil, ndërron jetë tifozja e goditur me shishe në kokë

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom