• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qendro, Gjici e Kapllanaj/ Zyrtarë e “ushtarë” të Ramës në tenderat dhjetra mln euro

15:41 : 15/06/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nuk përbën më asnjë “sekret” që pjesa kryesore e fondeve në tenderat publikë shkon tek një grup biznesmenësh, të cilët gjenden shumë pranë qeverisë së Edi Ramës apo që përfshihen drejtëpërdrejtë në fushatë në favor të Partisë Socialiste.

Një ndër raste më tipike, me akuza konkrete, është kompania “Salillari”, për të cilën tashmë janë depozituar disa kallëzime penale në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, nën akuzat se është përfshirë në blerje votash me paratë e fituara nga tenderat publikë.

Por, përtej kompanive grosiste “alla-Salillari”, ka edhe të tjera, të cilat në mënyrë “urtë e butë” shpallen fitues në tendera miliona euro. Janë kompani të lidhura ngushtësisht me familjarëve të zyrtarëve lokalë të Rilindjes apo me “opozitarë”, të cilët ngjasojnë më shumë me “ushtarë politikë” të Edi Ramës.

Lexo edhe:

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

Ndër to spikasin “Start & Co”, në pronësi të familjarëve të prefektit të Tiranës, Afrim Qendro; “Euro-Gjici” në pronësi të vëllait të kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjici; dhe “Shkëlqimi 07”, në pronësi të vëllait të kandidatit të grupit Basha-Alibeaj për zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, Agron Kapllanaj.

Prefekti me tendera miliardash

Në javën e parë të qershorit 2023, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës shpalli fituesit e tenderit për ndërtimin e godinës së re, me fond limit rreth 8.2 milionë euro.

Fitues u shpall një bashkim operatorësh, i përbërë nga tre kompani private. Në krye të konsorciumit qëndron shoqëria ‘Start & Co”.

Në foto: Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro

Në garë merrnin pjesë edhe tre konkurentë të tjerë. Por ata u skualifikuan të gjithë paraprakisht, për shkak të mos-plotësimit të kritereve, sipas asaj që thuhet zyrtarisht

Kompania zotërohet në 50 përqind nga Anila Qendro, bashkëshortja e prefektit të Tiranës, Afrim Qendro.

Gjici, miliarda me “marrëveshje të ndaluar”

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se shoqëria “Euro Gjici” drejtoi një grup operatorësh ekonomikë, të cilët u shpallën fitues për një tender me vlerë rreth 10 milionë euro të Ujësjellësit të Tiranës, për vendosjen e kamerave në depot e ujit.

Kompania është krijuar nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici. Ai ia dhuroni të gjithë aksionet vëllait të tij, Lavdrim Gjici, në vitin 2014, kur u emërua fillimisht si prefekt i Kukësit.

Në foto: Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici

Tenderi për kamerat e ujësjellësit të Tiranës, i zhvilluar në Tetor të vitit 2020 është shoqëruar me pikëpyetje thelbësore për njëanshmëri dhe shkelje procedurash.

Këto dyshime morën një konfirmim zyrtar në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të përfunduar në Prill 2023.

Audituesit shtetërorë arritën në konkluzionin se “vërtetohet katërcipërisht që kompaninë pjesëmarrëse në bashkim operatorësh janë në kushtet e marrëveshjes së ndaluar”.

Kjo do të thotë që shoqëritë janë vendosur në një raport jo-ligjor, me qëllim për të fituar tenderin, në shkelje të ligjit “Për Konkurencën”.

KLSH konstatoi se jo vetëm sjellja e kompanive, por edhe qëndrimi i autoritetit kontraktor, është tërësisht i dyshimtë.

Sipas kontrollorëve shtetërore, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës kishte detyrimin ligjor që të raportonte rastin pranë Autoritetit të Konkurencës. Por, askush nuk lëvizi dhe tenderi 10 mln euro shkoi tek Gjici dhe kompanitë e tjera të “marrëveshjes së ndaluar”, siç e përcaktoi KLSH.

Kapllanaj, opozitari me miliardat e Ramës

Në fund të majit 2023, shoqëria “Shkëlqimi 07” drejtoi një grup kompanish, të cilat u shpallën fituese e një tenderi me fond 1.6 miliardë lekë të vjetra, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për “ndërtimin e nyjes Bërzhitë dhe rrugët lidhëse të autostradës Tiranë – Elbasan me komunën Bërzhitë dhe zonat përreth”.

Kompania kryesore fituese është në pronësi të Shkëlqim Kapllanaj, vëllait të Agron Kapllanaj. Ky i fundit ka qenë më herët kryetar i komunës Mallakastër dhe në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 konkuroi për postin e kryebashkiakut të të njëjtës zonë, në siglën e grupit opozitar “Basha-Alibeaj”.

Në foto: Agron Kapllanaj

Opozita e drejtuar nga Sali Berisha ka deklaruar shpesh se Agron Kapllanaj është në shërbim të Edi Ramës, duke përfituar tendera publikë nga institucionet e drejtuar prej Rilindjes.

Kompania “Shkëlqimi 07” ka fituar kontrata publike për Rindërtimin tek zona e “5 Majit” në Tiranë, si edhe tendera në shumë njësi vendore të drejtuar nga socialistët, përfshirë Vlorën, Beratin, Orikumin e të tjerë.

Etiketa: afrim qendroAgron KapllanajbiznesmeneEdi RamapsSafet GjiciSalillarispaktendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

17:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

16:37 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
AKTUALITET

Kritikat ndaj PD, Lubonja: Zgjedhjet i tjetërson partia në pushtet, ne merremi me opozitën

22:09 : 03/06/2025
Para

Oda Gjermane: Jemi të shqetësuar që kompanitë mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com