• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shkaku i krizës, nacionalizmi i verbër serb!”, Berisha: Vuçiç urdhëroi Ramën të anulojë mbledhjen

13:49 : 14/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Kryetari demokrat Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të kryeministrit Rama për shtyrjen e mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama e anuloi mbledhjen me urdhër të Beogradit, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk e meritojnë një ndëshkim të tillë. Ai tha se shqiptarët nuk janë shkaku, por është nacionalizmi i verbër serb.

Berisha thotë se PD dënon me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe aktin e tij hakmarrës dhe sherrndjellës mes dy vendeve fqinjë të një kombi, në një klimë të acaruar.

PD përgëzon refuzimin nga autoritetet e Kosovës për të diskutuar me Edi Ramën projektin e Vuçiçit, njësoj siç bëri me hartat e ndarjes së Kosovës.

Lexo edhe:

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

“Edi Rama anuloi me urdhër nga Beogradi, pjesëmarrjen në mbledhjen me qeverinë e Kosovës në Gjakovë, në kuadër të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Si shkak për anulimin e këtij takimi të lajmëruar prej kohësh, Rama paraqiti refuzimin e Kosovës për të diskutuar veçmas në një format të prezantuar prej tij, për draftin e Ramës për Asociacionin, të marrë nga sirtarët e Beogradit. Autoritetet e Kosovës refuzuan ndërhyrjen brutale të Edi Rramës në punet ë brendshme, për një probleme me të cilin po merren vendet më të fuqishme të globit. Lidhur me këto zhvillime, PD dënon me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe aktin e tij hakmarrës dhe sherrndjellës mes dy vendeve fqinjë të një kombi, në një klimë të acaruar.

Së dyti, PD përgëzon refuzimin nga autoritetet e Kosovës për të diskutuar me Edi Ramën projektin e Vuçiçit, njësoj siç bëri me hartat e ndarjes së Kosovës. PD përgëzon refuzimin e diskutimit të projektit dhe rolin ndërmjetës të shpallur nga Edi Rama. Rama është dëshmuar haptas një argat i zellshëm i Aleksandër Vuçiç. Ai ka promovuar si të vetat të gjitha projektet e Vuçiçit, duke filluar me projektin e ndarjes së Kosovës, duke vazhduar me projektin e Ballkanit të Hapur dhe duke vazhduar së fundmi me projektin e Asociacionit, me të cilin Vuçiç dhe Rama kërkojnë shpërbërjen dhe ndarjen e Kosovës. PD shton gjithashtu se Rama, që nga fillimi i agresionit barbar rus ndaj Ukrainës, në kundërshtim flagrant me interesin e kombit shqiptar dhe mbarë komunitetit euroatlantik, ka mbrojtur haptas qëndrimin e Vuçiçit kundër sanksioneve të NATO dhe BE ndaj Rusisë. Ai madje në dhjetëra raste ka kritikuar haptas kërkesën e NATO dhe BE ndaj Beogradit për respektimin e sanksioneve. Me angazhimin e ethshëm të fundit me projekt konkret dhe sherrndjellës për Asociacionin, me sulmet ndaj homologut në Kosovë, ka diçka të tmerrshme personale të Edi Rarmës.

Kryeministri i Shqipërisë është nën hetim penal të hapur në Uashington për superskandalin e tij me Charles McGonigal. ai është në hetim të hapur, pasi i ka korruptuar aleatit kryesor, ish-shefin e shërbimit të FBI për Nju Jorkun, McGonigal, ndërkohë që ai ishte në detyrë dhe e ka angazhuar atë në hetime private për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Kohët e fundit, prokurori amerikan ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare të McGonigal me dosjen e lidhjeve ruse. Duket se aferat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Për të lehtësuar sadopak pozicionin e tij të pashpresë, Edi Rama vazhdon të paraqesë projekte të pakërkuara për problemin më delikat të rajonit. PD e Shqipërisë iu bën thirrje autoriteteve të Kosovës të bashkërendojnë përpjekjet e tyre me BE dhe SHBA për shtensionimin e situatës dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

 

Kjo është rruga më e mirë për dështimin e projektit Vuçiç-Rama për ndarjen e Kosovës. Ne kemi mbështetur dhe mbështesim krijimin e Asociacionit në kuadrin e Kushtetutës së këtij vendi si një e drejtë e pamohueshme. PD është kundër forme Asociacioni superkushtetues pasi e konsideron atë rrezik madhor në Ballkan. Së fundmi, PD i konsideron sanksionet ndaj Kosovës, një demokraci e re dhe e suksesshme, popullit të të cilit nuk i janë mbyllur plagët akoma, si një akt të pajustifikuar me ligjin ndërkombëtar dhe moralin e vendeve të lira. Kosova është një bastion i euroatlantizmit në rajon. Ato sanksione do ishin një shpërblim i pamerituar për autokratët Rama-Vuçiç, që janë të lidhur kokë e këmbë. Askush nuk duhet të harrojë se në 100 vitet e fundit, kombi shqiptar ka përjetuar ndëshkimet më të mëdha në Europë. Shqiptarët nuk meritojnë ndëshkime të tjera. Nuk janë ata shkaku i krizës, por është nacionalizmi i verbër serb që lufton për hegjemoninë serbe në Ballkan.”, tha Berisha.

Etiketa: Aleksander VucicEdi RamakosoveSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
RAJONI

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
Para
Foto ilustruese

Ndiqte ambulancën për t’i ikur trafikut, gjobitet shoferi në Tiranë

TË GJITHA

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom