• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basketboll/ Besëlidhja si Alibeaj, kërkon mbrojtje nga Ambasada amerikane në Tiranë

18:15 : 20/04/2023
në AKTUALITET, SPORT

Sherri në sfidën midis Partizanit dhe Tiranës në kampionatin e femrave të basketbollit ka sjellë çuditërisht reagimin e Besëlidhjes.

Me anë të një reagimi, lezhjanët, të cilët janë në finalen e kampionatit të basketbollit për meshkuj kundër Tiranës, i kanë kërkuar FSHB-së dhe që të merren mesa të rrepta për ndeshjet e ardhshme.

“Duke marrë shkas nga ndeshja e parë finale mes Besëlidhjes dhe Tiranës, problematikat e ndodhura gjatë ndeshjes, si dhe nga ndeshja e fundit e femrave Partizani-Tirana dje ku kanë ndodhur incidente dhune mes lojtareve dhe stafeve të dy ekipeve, kërkojmë nga ana e FSHB si organizatorja kryesore e Kampionatit të Basketbollit, të marrë masa dhe t’u kërkojë ekipeve organizatore shtrëngimin e masave të sigurisë si dhe lajmërimin e forcave të policisë për mbarëvajtjen e ndeshjes pa probleme dhe pa incidente.

Gjithashtu kërkojmë nga ana e FSHB që të bëjë përzgjedhje me seriozitet profesional të arbitrave të ndeshjes, pasi në ndeshjen e fundit arbitrat Edison Gjoni dhe Olti Kasmi me gjithë protestat tona të vazhdueshme kanë lejuar lojën e pisët jashtë rregullave të basketbollit, duke mos i ndëshkuar dy lojtarët e Tiranës, Strazimir dhe Alimani të cilët kanë sharë, fyer dhe goditur me grushte dhe bërryla lojtarët amerikanë gjatë lojës, por edhe jashtë lojës, duke i provokuar lojtarët amerikanë me ngjyrë dhe me fyerje raciste gjatë gjithë ndeshjes. Kjo ka ndodhur me qëllim dhe orientim nga stoli i Tiranës si dhe nga tifozët e Tiranës.

Arbitrat e ndeshjes me mosveprimet e tyre kanë lejuar lojën e egër dhe më shumë përplasje, gjë që ishte në kundërshtim me rregulloren e FSHB. Për këtë arsye, nisur dhe nga incidentet e djeshme në ndeshjen e femrave Partizani-Tirana, lojtarët tanë amerikanë kanë kërkuar mbrojtje nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, pasi janë ndjerë të kërcënuar nga lojtarët dhe tifozët e Tiranës.

Lexo edhe:

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

“Uria urbane ishte e madhe…”/ Dëshmia e Rulit për “Partizanin”: Ja biseda në zyrë me Albert Xhanin

Në dijeninë tonë, pas kërkesës së sportistëve tonë amerikanë dhe të Partizanit të femrave, Ambasada Amerikane do dërgojë përfaqësuesit e tyre prezent në ndeshje, për të garantuar jetën e qytetarëve të saj, të cilët janë ankuar se ndjehen të kërcënuar.

Ju bëjmë kërkesë dhe njëherë që arbitrat e ndeshjes mos të lejojnë gjatë ndeshjes fyerje e provokime raciste nga lojtarët në drejtim të lojtarëve amerikanë me ngjyrë”, shkruan Shoqata Eagles Basket.

  • Por çfarë ndodhi në pallatin e sportit Asllan Rusi?!

Nga dëshmitarët okularë për BoldNews, në “Asllan Rusi” gjatë ndeshjes, vihej re haptazi se gjyqtarët ishin totalisht të njëanshëm duke favorizuar ekipin Besëlidhjes, e drejtuar nga Afrim Bilali. Protestat pa fre të Afrim Bilalit nuk u ndëshkuan për asnjë moment edhe pse ato e kalonin sensin e masës me reagime deri rrugaçërore.

Publiku ku mund të dalloheshin edhe punonjës të Bashkisë së Lezhës shanin në kor fjalë nga më të ndyra në drejtim të tifozëve të Tiranës dhe lojtarëve në fushë.

Ndërkohë, Security “Ndreu Shpk” një lidhje e afërt e kreut të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, sulmoi tifozë të Tiranës me “bekimin” e policisë së shtetit.

Skena këto tepër të dukshme për të pranishmit dhe që bien në kundërshtim me ankimimin e Besëlidhjes dhe trajnerit të tyre, Afrim Bilali, por që me siguri thirrja e këtij të fundit bëhet që FSHB të caktojë arbitra në rrethin e tij të ngushtë për ta shkatërruar edhe kampionatin kombëtar siç kanë shkatërruar  garat e kombëtareve të moshave ku Bilali dhe arbitrat janë ortakë.


  • Precedenti Bilali

Afrim Bilali është i vetmi trajner i ekipit kombëtar, por që drejton dhe ekip në superligë që së bashku me një grup arbitrash dhe zyrtarësh të FSHB, ndërhyn brutalisht duke prishur garat në vend.

Raste të tilla nuk mund të gjesh as në Federatat më të harruara të botës, por siç duket në FSHB është traditë që gjyqtarët të kenë ekipe që shëmbëllejnë figurën e Bilalit.

Mund të tingullojë e trishtueshme, por duket si një garë mes njëri tjetrit se kush do e nxijë më shumë garën në të gjitha moshat dhe nivelet garën sportive në vend.

Ndërkohë në lidhje me ankimimin e klubit të Besëlidhjes, ka reaguar edhe trajneri i Tiranës, Erkand Karaj.

Karaj ka ironizuar këto deklarata, ndërsa thekson se një basketbollist serb ka ofenduar me bazë raciale lojtarët shqiptarë duke vënë në një farë mënyrë në pah hipokrizinë e pretendimeve të klubit lezhjan.

Reagimi i Erkand Karaj-t:

 

Etiketa: basketboll femrabesëlidhjaPartizanitirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

10:06 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Uria urbane ishte e madhe…”/ Dëshmia e Rulit për “Partizanin”: Ja biseda në zyrë me Albert Xhanin

14:13 : 08/06/2026
AKTUALITET

“Disa prona nuk ishin regjistruar…”/ Gjyqi për “Partizanin”, zbardhet dëshmia e Violeta Shqevit

11:36 : 08/06/2026
SPORT

Orges Shehi e mbyll me Tiranën, mësohet e ardhmja e trajnerit durrsak

08:42 : 30/05/2026
AKTUALITET

Ish-drejtori i klubit “Partizani” dëshmitar në gjyqin ndaj Berishës: Nuk mbaj mend gjë!

14:42 : 11/05/2026
SPORT

Tirana mund Partizanin dhe shpallet kampion, plas grushti në derbin e 18-vjeçarëve (VIDEO)

21:54 : 09/05/2026
Para

Berisha në Memaliaj: Kandidatin e bodrumit të Edi Ramës, nuk e votojnë as socialistët

TË GJITHA

Fluksi i lartë i pasagjerëve/ Aeroportet e Romës pezullojnë sistemin e ri EES

15:29 : 25/06/2026

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

15:13 : 25/06/2026

Botërori 2026, këto janë 13 skuadrat e kualifikuara deri tani nga faza e grupeve

15:11 : 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ protestuesen nga Kosova, Ikballe Huduti

14:52 : 25/06/2026

Franca kap një anije të flotës hije ruse, Macron: S’do të lejojmë t’i anashkalojnë sanksionet

14:36 : 25/06/2026
Background for a hot summer or heat wave, orange sky with with bright sun and thermometer

“Kupola e të nxehtit” nuk e lëshon Europën, temperaturat ekstreme paralizojnë qytetet

14:25 : 25/06/2026

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, jepen masa sigurimi për 6 punonjës shtetëror

14:15 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet