• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia e Tiranës ka mijëra punëtorë mirëmbajtje, sheshi “Skënderbej” pastrohet nga privati për 1 mln €

23:58 : 17/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Bashkia e Tiranës ka të punësuar mijëra punëtorë në disa ndërmarrje. Nga pastrim gjelbërimi, parqet e rekreacioni, komunalja e të tjera drejtori. Borderoja është e gjatë dhe ajo shtohet sa herë ka zgjedhje, kjo me të vetim qellim; votat e punëtorëve dhe familjarëve. Ndërkohë për pastrime tenderon miliona euro, teksa qytetin e ka ndarë në disa nënzona, për të cilat janë në fuqi kontratat e pastrimit. Por, është edhe një ndërmarrje gjysëm shtetërore, Eco Tirana, e cila tenderon miliona euro çdo muaj për kazanë dhe blerje makinerish pastrimi. Por, të gjitha këto kontrata zerohen kur bëhet fjala për të pastruar apo mirëmbajtur sheshin “Skënderbej”, i cili vetëm për t’u ndërtuar kushtoi dhjetëra miliona euro, të cilat shkuan në xhepat e një firme, “Fusha”. Por, pas ndërtimit, janë tenderuar miliona të tjera për të mirëmbajtur, ndërkohë që siç e përshkruam pak më sipër, vetë bashkia u jep rrogën mijëra punëtorëve.

Faksimile: Shpallja e njoftimit të tenderit të mirëmbajtjes së sheshit “Skënderbej”

Para zgjedhjeve dhe veçanërisht gjatë fushatës elektorale, të gjithë punonjësit e bashkive janë 24 orë në punë. Ata iu përgjigjen çdo halli të banorëve, ndërkohë që mbrapa tyre është një “ushtri” e tërë propagande. Në një kantier shkojnë 1 ose 2 puëntorë mirëmbajtje, ndërkohë rreth tyre janë me dhjetëra që bëjnë foto, video apo mbajnë procesverbale, për ti postuar më pas në rrjete sociale, apo për t’u dërguar kronikat e gatshme televizioneve, madje edhe me sinkrone. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me obejkt “mirëmbajtja dhe enaxhimi i sheshit ‘Skënderbej” me një fond limit prej 119.112.119 lekë, ose pak më shumë se 1 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, duke parë se deri më sot ai territor është pastruar nga vetë punonjësit e firmave të pastrimit, të Eco Tirana, të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Madje, punëtorë me bluza jeshile, me mbishkrime APR janë çdo ditë në atë territor. Por, kush e di se kujt ia ka premtuar këto para’ Lali Eri, që tenderon një punë që duhet ta bënin punëtorët e tij. Në të njëjtin dokument shkruhet se kohëzgjatja e kontratës është “nga lidhja e kontratës/ kontratave deri në plotësimin e nevojave të autoritetit kontraktor sipas kërkesës, në bazë të marrëveshjes kuadër”. Pra, nuk ka një datë fike. Tenderi do të bëhet bëhet në datën 11 maj, vetëm 4 ditë para datës së zgjedhjeve, kjo edhe për të humbur gjurmët, pasi vëmendja do të jetë e kandidatëve.

Në foto: Harta e sheshit “Skëndërbej”, e cila pritet që të pastrohet për 1 milionë euro

BoldNews.al shfletoi edhe dokumente të tjera nga tenderi, ku bashkëlidhur është edhe harta se cila pjesë do të pastrohet. Janë pllakat dhe pjesa e gjelbër rreth e qark, e cila në fakt është mirëmbajtur nga Agjencia e Parqeve. Por, ja se çfarë shkruhet në dokumentet e Bashkisë së Tiranës; Sheshi ‘Skënderbej’ ka një variatet materialesh e shtrimesh në sipërfaqen e tij. Këtu parashikohen të gjitha sipërfaqet e shtruara me pllakë guri duke përfshirë sheshin kryesor, sheshet përpara monumenteve të kulturës si ‘Pallati i Kulturës’, Muzeu Kombëtar etj bashkë me shkallaret e tyre si dhe xokolaturat e objekteve të cilat janë të shtruara me pllakë. Ky pastrim do të marrë parasysh 365 ditë të vitit dhe do të parashtrojë mënyrat e ndryshme të mirëmbajtjes duke bërë kategorizimin në bazë të kohës që kërkon çdo metodë për t’u kryer” thuhet në këto dokumente.

Lexo edhe:

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

Etiketa: bashkia tiraneeco tiranaErion Veliajpastrimsheshi skenderbejtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

19:17 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

14:15 : 31/10/2025
AKTUALITET

‘Ushtarja’ e Ramës në Kushtetuese: Shkarkimi i Veliajt është ligjor (LIVE)

13:48 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025
Para

Emërimi i gruas të trafikantit turk, dokumentat hetimorë nxjerrin zbuluar Xhaçkën

TË GJITHA

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

12:35 : 01/11/2025

Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punë

12:20 : 01/11/2025

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com