• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalemaj: Në Veri, opozita ka epërsi të ndjeshme

17:53 : 15/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Politologu Ilir Kalemaj, çeljen e fushatës nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës ditën e sotme, e sheh me një pjesëmarrje të madhe, ku stadiumi dukej i mbushur plotë.

Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se PD e vulës e organizon në një sallë më të mbyllur, ndërsa Edi Rama ka zgjedhur një fushatë më spontane.

“Fryma te qëndrestarët, militantët e PD, është përgjithësisht me Berishën dhe ata që mbushin sot stadiumin janë ithtarë të Berishës. Kemi ende tipin e partive karizmatike, nuk kemi kaluar ende te partitë programatike, se cila forcë i mishëron më mirë forcat e tyre. Shoh që në Veri të Shkumbinit, PD e Berishës apo Rithemelimi do fitojë shumicën dërrmuese të bashkive. E shoh fituese nga Shkodra, Hasi, Kukësi, Tropoja, Vau i Dejës, Lezha, Laçi, Mirdita, në këto bashki jo vetëm mund të fitojë por mund të fitojë mbi 5 mijë vota diferencë. Janë në lojë 5 bashki të qarkut Tiranë, e shoh 3 me 2 rezultatin. Bashkia Kamzë dhe Kavajë janë shanset më të mëdha për Rithemelimin. Pavarësisht rezultatit të thellë në Vorë, s’duhet harruar qe Vora ka qenë bastioni i PD për 20 vjet. Në Tiranë do luftohet fortë, por shanset i ka më të vogla. Qarku Durrës dhe Elbasan janë dy bastet e mëdha të opozitës në këto zgjedhje. Me përjashtim të Shkodrës që e kanë fitoren të sigurtë në xhep, demokratët po konkurrojnë shumë fort dhe në Durrës dhe në Elbasan. Aty ku janë dobët demokratët e të gjitha ngjyrave, është jugu i Shqipërisë, në jug të Shkumbinit, me përjashtim të Korçës. Në Vlorë mund të kenë sukses në Selenicë apo bashkinë Himarë, por mund të humbet Vlora. në jug të vendit e shoh në dobët, por në Veri ka goxha epërsi”, tha Kalemaj.

I pyetur se si do të ndikojë në elektorat fushata e grupimit të Alibeajt, Kalemaj tha se ndikimi është relativ dhe se ndikim ka çdo kandidat i cili del në lojë si kandidat i tretë, çdo listë për këshillat bashkiakë.

“Është ndikim i reduktuar se e nisën fushatën shumë vonë, tërheqja e kandidatëve shënon deprimim të votuesve. Tërheqja totale e zotit Basha nga kjo fushatë, kundërshtitë brenda Kryesisë. Furia e dyshes Berisha-Meta, ka bërë të vetën dhe unë nuk shoh fitues asnjë nga 14 kandidatët e mbetur në garë. Natyrisht që punë prishin për pjesën e Rithemelimit. Në Bashkinë Tiranë, unë i referohem 8 viteve më parë, kur Gjergj Bojaxhi mori shumë vota. Nuk është vetëm kandidati Bejko, është Arlind Qori, Marko Dajti, i cili është i vetmi kandidat që mund të hajë vota majtas. Lajla Përnaska, e cila gjithashtu është faktor i rëndësishëm, pavarësisht se kandidon me PDIU, familje e vjetër tiranse që ka grupin e vetë të votuesve. Këlliçi brenda një kohe të shkurtër tregon që është rritur me 11 pikë përqindje, dhe mund të ketë barazim faktik. Balotazhi do e favorizonte Këlliçin. Po të fitonte Tiranën, opozita i ka fituar të gjitha zgjedhjet. Të arrinte 25 bashki, plus Durrës Elbasan është e fituar. Ose fitorja e Këlliçit në Tiranë, e bën opozitën të fituar”.

Lexo edhe:

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, GJKKO cakton seancën e radhës

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

Për rolin e Ilir Metës në këtë fushatë dhe a po projektohet për të marrë drejtimin e PD në të ardhmen, Kalemaj shtoi se sheh kampin e Rithemelimit apo Shtëpinë e Lirisë dikur, ku Berisha është shefi i koorporatës, ndërsa Meta është drejtori ekzekutiv i koorporatës, ai që mbështetet apo lançohet si pasardhësi në një formacion politik.

“Krijohet një sigël e re, bashkohën faktorët opozitarë, për shkak të moshës, pjekurisë politike, zoti Meta është i vetmi që mund të jetë pasuesi i zotit Berisha, pavarësisht se shumë demokratëve nuk do u vinte mirë. Teksa Partia Socialiste nuk bëri një hapje të madhe të fushatës por u mjaftua me mbjelljen e pemëve në sheshin “Skënderbej”, politologu shtoi se nëpërmjet zgjedhjes së elementëve sporadikë dhe të tipit tallava, Edi Rama synon të minimizojë efektet zgjedhore. Rama ka hyrë në lojë, kjo është fushatë shumë e lehtë e PS, për shkak të situatës së opozitës. Rama ka hyrë komod dhe me bindjen se do jetë fitore plebishitare. Për të ulur pritshmëritë, ai ka zgjedhur këtë lloj fushate, për të thënë e neglizhuam kundërshatarin. Mesazhi kryesor që po jep për bashki si Shkodra apo Kavaja, janë që me ne ecet përpara, ne do ju mbështesim financiarisht dhe nëse do zgjidhni të qeveriseni nga një demokrat ne do ju ndërpesë ndihmat shtetërore. Përveç kësaj është plani i rregullimit të territorit. Pjesës gri po i bën apel që nëse doni investime në qytetet tuaja, zgjidhni të votoni të njëjtën ngjyrë, në të kundërt do ju ndërpriten fondet. Zoti Rama po e përdor dinakërisht për ta përcjellë këtë mesazh. Duke e veshur me një stil të gjelbër, që nuk duam të emetojmë zhurma. Ngelet i pakonkurrueshëm sa i takon stilit të fushatës. Se sa do dijë opozita të flasë me një gjuhë sa më të thjeshtë dhe të mos e kthejë në referendum politik, që e ka zgjedhur opozita, kjo ngelet për tu parë”, u shpreh politologu.

Etiketa: ilir kalemajIlir MetaSali Berishazgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, GJKKO cakton seancën e radhës

17:35 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026
AKTUALITET

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026
Para

Kategoria e Dytë, Grupi A/ 20 gola në 5 ndeshje, njihuni me rezultatet

TË GJITHA

Bizneset ‘i vënë kyçin’ derës: Jemi në protestë

19:11 : 05/06/2026

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

19:05 : 05/06/2026

Pas Elbasanit dhe Durrësit, ngrihet dhe Korça në protestë

18:58 : 05/06/2026

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet giriş