• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndodh sërish! Autobusi i Nadir Caushollit tjetër aksident në Tiranë (VIDEO)

20:34 : 21/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një autobus i kompanisë “Green Line” me pronar Nadir Caushollin është përfshirë në një aksident në kryeqytet, mbrëmjen e sotme.

Përplasja u shënua në zonën e Astirit – në zonën e njohur si “dy rotondot”, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë situatën me trafikun e rënduar. Faqja “JOQ” në rrjetet sociale që publikoi pamjet, citon një dëshmitar i cili shprehet se drejtuesi i mjetit të linjës urbane të Yzberishtit kreu manovrën e futjes në rreth-rrotullim me shpejtësi dhe u aksidentua me një automjet tjetër.

“Mallkimi i Veliajt”/ Aksidentohet një tjetër autobus jeshil “Green Line” në Tiranë pic.twitter.com/ROrkzTadKm

— JOQ Albania (@JoqAlbania) March 21, 2023

E pyetur nga Boldnews.al, policia e Tiranës tha se nga informacionet e deritanishme nuk ka persona të plagosur, megjithëse urbani ka qenë me pasagjerë kur ka ndodhur përplasja.

Një sërë aksidentesh ku të përfshirë janë qenë autobusët urbanë janë shënuar në Tiranë vitet e fundit. Ata të linjës “Green Line” kanë qenë protagonistë të ngjarjeve më të rënda duke shkaktuar dhjetëra të plagosur.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

Ambasada e SHBA në Tiranë rinis punën pas hapjes së qeverisë amerikane

Në 27 Shkurt, në zonën e njohur si “Shallvaret”, urbani i linjës së Unazës shkaktoi një aksident masiv, duke përplasur disa makina e duke shkaktuar një duzinë me persona të plagosur. Pamjet e marra nga një kamera sigurie treguan si autobusi me shpejtësi të pazakontë përplasi një mjet tip “Audi” e më tej u shkaktua një aksident zinxhir.

Hetimet paraprake nxorën përgjegjës drejtuesin e urbanit i cili u arrestua për veprën penale të shkeljes së qarkullimit rrugor. Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka tha pas aksidentit se qëndron hipoteza që drejtuesi i autobusit (i cili pas arrestimit u lirua nga gjykata e Tiranës që caktoi ndaj tij masën e sigurisë së arrestit me burg) mund të ketë pasur një patologji fizike.

Aksidenti i Shkurtit i kompanisë së Nadir Caushollit u parapri nga një tjetër ngjarje me disa të plagosur. Në 22 prill 2022, Në 22 prill 2022, një autobus i shoqërisë “Green Line” doli nga rruga dhe përfundoi në skarpatet e lumit Lanë, së bashku me pasagjerët, në zonën e quajtur “Pallatet Agimi”, shumë pranë ish-Bllokut. Të paktën nëntë persona mbetën të lënduar, ndërsa çështja u pushua nga gjykata e Tiranës, pasi të dëmtuarit vendosën të tërhiqeshin nga ankimi.

Etiketa: Aksidentautobus urbannadir causholliTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

17:40 : 17/11/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA në Tiranë rinis punën pas hapjes së qeverisë amerikane

16:53 : 17/11/2025
BOTA

Autobusi përplaset me kamionin cisternë në Arabi, 45 të vdekur/ PAMJET tragjike

14:33 : 17/11/2025
AKTUALITET

‘Çmendet’ tregu i shitjes së apartamentve në Tiranë, çmimet në nivele rekord

08:16 : 17/11/2025
BOTA

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren

18:05 : 16/11/2025
Para

Kristian Prenga kundër Samuel Crossed, boksieri mirditor: Dua fitoren me “KO”!

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com