• Kontakt
Monday, March 27, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Kjo është marrëveshja me 11 pika për të cilën Kurti dhe Vuçiç ranë dakord në Ohër

09:51 : 19/03/2023
në AKTUALITET, RAJONI
Kjo është marrëveshja me 11 pika për të cilën Kurti dhe Vuçiç ranë dakord në Ohër

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha se të dy vendet “janë dakorduar për t’i respektuar të gjitha pikat e propozimit evropian dhe se do t’i implementojnë të gjitha”.

Bashkimi Evropian publikoi në formë të shkruar marrëveshjen/planin e zbatimit që u arrit në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuҫiq.

1. Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

2. Palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët e kanë parasysh se, menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, ndërmjetësuesi i BE-së do të fillojë procesin për t’i ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë, për t’i konsideruar detyrimet e reja të Serbisë, që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi.

3. Palët pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si çështje urgjente.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në Veri, BE: Keqardhje për mospjesëmarrjen e “Listës Serbe”

Takimet në Tiranë, flet Kurti: Diskutova për dy çështje me krerët e politikës

4. Për të zbatuar Nenin 7, Kosova nis menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut, siç përcaktohet nga ndërmjetësuesi i BE-së.

5. Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues.

6. Për të zbatuar Nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë shpërndarje nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht.

7. Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

8. Rendi i paragrafëve të këtij Aneksi nuk e paragjykon rendin e zbatimit të tyre.

9. Kosova dhe Serbia pajtohen që të mos e bllokojnë zbatimin e asnjë prej neneve.

10. Të gjitha diskutimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

11. Kosova dhe Serbia pranojnë se mosrespektimi i obligimeve të tyre nga Marrëveshja, Aneksi ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe për ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.

Etiketa: kosoveKurtimarreveshjaSerbi

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në Veri, BE: Keqardhje për mospjesëmarrjen e “Listës Serbe”
RAJONI

Zgjedhjet në Veri, BE: Keqardhje për mospjesëmarrjen e “Listës Serbe”

15:53 : 27/03/2023
Takimet në Tiranë, flet Kurti: Diskutova për dy çështje me krerët e politikës
AKTUALITET

Takimet në Tiranë, flet Kurti: Diskutova për dy çështje me krerët e politikës

18:42 : 26/03/2023
Vuçiç flet për marrëveshjen e fundit me Kosovën
RAJONI

Vuçiç flet për marrëveshjen e fundit me Kosovën

17:40 : 26/03/2023
Asnjë foto nga takimi me Ramën, Kurti kujton masakrën serbe në Suharekë
AKTUALITET

Asnjë foto nga takimi me Ramën, Kurti kujton masakrën serbe në Suharekë

16:41 : 26/03/2023
Vjosa Osmani: S’mund të ketë stabilitet pa drejtësi për krimet e Serbisë
AKTUALITET

Vjosa Osmani: S’mund të ketë stabilitet pa drejtësi për krimet e Serbisë

17:24 : 25/03/2023
Zgjedhjet e pjesshme, Kurti takon kandidaten serbe për komunën e Zveçanit. Mesazhi
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme, Kurti takon kandidaten serbe për komunën e Zveçanit. Mesazhi

12:34 : 25/03/2023
Para
Çfarë ndodhi? Vladimir Putin vizitë të papritur në Ukrainë

Çfarë ndodhi? Vladimir Putin vizitë të papritur në Ukrainë



TË GJITHA

“Luajmë me thikë në fyt”, mediat polake i tremben kombëtares shqiptare

“Luajmë me thikë në fyt”, mediat polake i tremben kombëtares shqiptare

16:10 : 27/03/2023
Pas daljes së Kiarës, Luizi dhe Jori zbulojnë se njihen nga jashtë

Pas daljes së Kiarës, Luizi dhe Jori zbulojnë se njihen nga jashtë

15:55 : 27/03/2023
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi/ Analiza e REL: A është mjaftueshëm pro-evropian sfiduesi i Gjukanoviçit?

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi/ Analiza e REL: A është mjaftueshëm pro-evropian sfiduesi i Gjukanoviçit?

15:54 : 27/03/2023
Zgjedhjet në Veri, BE: Keqardhje për mospjesëmarrjen e “Listës Serbe”

Zgjedhjet në Veri, BE: Keqardhje për mospjesëmarrjen e “Listës Serbe”

15:53 : 27/03/2023
Të shtënat me armë drejt makinës së Sajmir Reçit në Rrëshen, kapet Martin Bardhi

Të shtënat me armë drejt makinës së Sajmir Reçit në Rrëshen, kapet Martin Bardhi

15:41 : 27/03/2023
Deklaratë e KSHM mbi audio-përgjimin publikuar nga portali Publik Live

Këshilli i Medias: Sulmi mbi TCH – sulm mbi të gjithë median

15:39 : 27/03/2023
Poloni – Shqipëri, ‘mbyllet’ stadiumi ku do luajë Kombëtarja

Poloni – Shqipëri, ‘mbyllet’ stadiumi ku do luajë Kombëtarja

15:35 : 27/03/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com