• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A është Yuri Kim e përfshirë në aferën e anijeve të energjisë në Vlorë?

21:21 : 27/02/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Marrëveshja mes Korporatës Elektronergjitike Shqiptare dhe kompanisë amerikane “Excelerate Energy” për vendosjen e dy anijeve të prodhimit të energjisë elektrike në Triport të Vlorës, shihet me skepticizëm.

Shqetësimet që janë ngritur lidhen me impaktin mjedisor dhe koston.

Ambientalistët e kanë pritur me protesta këtë nismë të qeverisë, duke ngritur alarmin për ndotjen që sipas tyre do të krijojë efekte të pakthyeshme. Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku është shprehur se emetimet janë brenda kritereve të Bankës Botërore. Megjithatë, një raportim mediatik zbuloi më vonë se certifikimi i anijeve në fjalë nuk është fare objekt i Bankës Botërore.

Aspekti tjetër që e bën marrëveshjen të shihet me dyshim është kostoja që do të paguajë KESH. Publikimet në media të detajeve të kontratës që do ti kushtojë buxhetit plotë 68 milion dollarë, për ekspertë të ekonomisë, është një shofer e ekzagjeruar që jo vetëm nuk sjell eficencë, por shkakton shpërdorim të parave publike. Publikimi i kontratës zbuloi një tjetër gënjeshtër të ministres Balluku e cila premtoi se anijet pas dy vitesh do të mbeten në pronësi të shtetit shqiptar.

Një tjetër raportim mediatik zbuloi se edhe pse sipas marrëveshjes, më 1 janar duhet të kishte nisur prodhimi i energjisë elektrike nga dy termocentralet lundruese në Vlorë, anijet s’kanë prodhuar ende asnjë megavatorë energji elektrike.

Lexo edhe:

‘Lubia e papërmbajtur!’/ Berisha ndan videon e Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

Për opozitën ndërkohë, e gjitha është një aferë e madhe korruptive.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka denoncuar marrëveshjen qysh pa mbërritur anijet në brigjet shqiptare.

Çështjen e risolli në vëmendje edhe këtë të Hënë, gjatë një takimi me strukturat në Tiranë.

Akuzat për Yuri Kim

Berisha kujtoi episodin e nëntorit të vitit të kaluar, kur ambasadorja Yuri Kim u shfaq në Triport dhe krah ministres Balluku, mbrojti marrëveshjen.

Kryedemokrati ngriti dyshime se ambasadorja amerikane në vendin tonë është e përfshirë në atë që ai e quan aferë e madhe korruptive.

“A e dini ju ato fantazmat në gjirin e Vlorës. I kontrakton dhe i firmos pa tender, Edi Rama dhe Belinda Balluku. Shkon dhe i bekon edhe guvernatorja, Yuri Kim që hesht tani si fija e barit. Një aferë nga më korruptivet. Sa paguhet thoni ju, 90 mijë euro çdo ditë qeraja, 90 mijë euro. Në dy vite llogariteni vetë sa do paguajmë. Dhe kjo zonja që nuk linte ditë pa dalë, pa dizinfomuar, pa gënjyer në media, nuk thotë asnjë fjalë. Po pse? Është absolutisht aferë korruptive dhe është edhe vetë e implikuar vetë aty direkt. E thashë, nëse ne patëm të ndihmë të jashtëzakonshme nga autoritetit e SHBA në luftën ndaj korrupsionit, këto 4-5 vite kanë qenë vite të turpshme, ku zyrtarë të nivelit të lartë u bënë gjeneratiorë korrupsioni të lartë në Shqipëri”, theksoi Berisha.

“Edi Rama bërtet, nuk korruptohet Amerika dhe këtë e përdor si mburojë. Amerika nuk korruptohet, por amerikanët korruptohen. Amerikanët kanë heronj, por kanë edhe McGonigalë. Amerikanët kanë pasur ambasadorë të shkëlqyer në këtë vend, duke filluar nga ambasadori i parë, e me radhë. Por kanë pasur edhe një lloj si kjo e cila është e zhytur fund e krye në korrupsion. Çfarë e shtyn atë të shkojë e të mbulojë aferën korruptive të Belinda Ballukut tek ato anijet fantazmë, që na gjobisin çdo ditë 90 mijë euro? Por në vend po të ishte për transparencë u thoshte ikni aty”, shtoi ai.

Etiketa: anijeenergji elektrikeSali BerishavloreYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Lubia e papërmbajtur!’/ Berisha ndan videon e Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit

21:00 : 26/10/2025
AKTUALITET

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025
AKTUALITET

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kur qeveria “fluturon” mbi ligjin/ Aeroporti në zemër të zonës së mbrojtur po shkatërron Vjosë-Nartën

22:01 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

13:38 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha deklaroi se është arratisur, Tom Doshi publikon FOTO: O mashtrues, jam në mes të Tiranës

13:22 : 24/10/2025
Para

“Të dorëhiqet, të hetohet”, Meta për akuzat e Berishës: Lexonte ato që thoshte Basha

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com