• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA shton ndihmat humanitare për Turqinë dhe Sirinë

20:54 : 11/02/2023
në BOTA

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar mbi 85 milionë dollarë në ndihma humanitare për Turqinë dhe Sirinë pas një tërmeti masiv në rajon që ka shkaktuar vdekjen e mbi 25 mijë personave. Siç njofton korrespondentja e Zërit e Amerikës, Cindy Saine, fondet do të jepen nga USAID-i për strehim, ushqime, ujë,veshje dhe kujdes shëndetësor.

Filmimet e Zërit të Amerikës me dron tregojnë përmasat e shkatërrimit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Ekipet e emergjencave vazhdojnë ndërkaq kërkimet. Zëri i Amerikës filmoi momentet ndërsa ekipet shpëtuan të enjten një djalë 11-vjeçar dhe tre persona të tjerë në qytetin Hatay, pranë kufirit sirian.

Shtetet e Bashkuara po shtojnë operacionet e ndihmave. USAID-i ka premtuar mbi 85 milionë dollarë ndihma, pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli me homologun e tij turk për t’u informuar për nevojat e vendit.

“Do t’ia lë ministrit të jashtëm dhe aleatëve tanë turq që të flasin për nevojat e tyre, por ministri i jashtëm i ofroi disa hollësi Sekretarit Blinken. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të plotësuar nevojat që pala turke na ka paraqitur”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Lexo edhe:

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

Ai konfirmoi se ekipet në terren janë në një fazë akute të operacioneve të kërkim-shpëtimit. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar dy ekipe të specializuara për operacionet e kërkim-shpëtimit në zona urbane, shpjegoi të premten nga Shtëpia e Bardhë koordinatori për komunikimet i Këshillit të Sigurisë së Kombëtare.

“Këto ekipe kanë rreth 200 anëtarë, me paisje të specializuara dhe qen kërkimi. Ata kanë arritur të zgjerojnë gamën operacionale me mbështetjen e helikopterëve Blackhawk të ushtrisë amerikane”, tha zoti Kirby.

Ai konfirmoi se Pentagoni po afron pranë Turqisë një aeroplanmbajtëse që gjendej e dislokuar në Detin Mesdhe, për të ndihmuar sipas nevojave të Ankarasë.

“Po punojmë nga afër me homologët turq për t’u siguruar që po japim çfarë iu nevojitet në përmasat dhe me shpejtësinë që iu duhet. Nuk duam të mbingarkojmë sistemin e tyre me materiale të panevojshme dhe kapacitete të panevojshme”, tha zoti Kirby.

Të premten, një autokolonë ndihmash e OKB-së kaloi nga Turqia në Siri, duke sjellë kështu dërgesat e dyta me ndihma në territorin e mbajtur nga rebelët. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë siriane t’i lejojë OKB-së qasje humanitare tek të mbijetuarit dhe po kërkon garantimin e sigurisë për dërgimin e më shumë ndihmave humanitare nga Turqia drejt Sirisë./VOA

Etiketa: ndihmaSHBAsiriTurqi

Lajme të lidhura

BOTA

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

17:32 : 03/10/2025
AKTUALITET

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

18:49 : 02/10/2025
BOTA

Katër mënyrat se si mund të përfundojë mbyllja e qeverisë së SHBA-ve

17:41 : 02/10/2025
BOTA

Tërmet i fortë në Turqi

15:25 : 02/10/2025
BOTA

Cilat janë rezultatet e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit?

15:20 : 02/10/2025
RAJONI

Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat, jo me vlerat dhe qëllimet strategjike

20:28 : 01/10/2025
Para

U kap me mbi 22 kg kοkainë, dënohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

TË GJITHA

Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

21:43 : 03/10/2025

Klodiana Lala: Veliaj ka informacion që mund të përmbysë qeverinë

21:36 : 03/10/2025

Plagë, qepje dhe dosje mjeko-ligjore/ Konflikti për copën e tokës kthehet në dhunë barbare mes fqinjëve

21:27 : 03/10/2025

Qiramarrësi i lë 40 milionë lekë debi, OSHEE i heq energjinë elektrike

21:22 : 03/10/2025

Fotoreporteri francez Antoni Lallican vritet në një sulm me dron në Ukrainë

21:13 : 03/10/2025

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025

“Edhe të famshmit ofendojnë me profile fake”, Sara Gjordeni ‘çjerr maskën e kolegëve

20:57 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com