• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiponjat në polici, muskuj, dhunë dhe militantë të pushtetit

16:43 : 04/02/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Plumbat e qitura nga arma e efektivit Nevaldo Hajdaraj mbi 25-vjeçarin e pafajshëm Klodian Rasha më 8 dhjetor 2020, nuk ishte gjë tjetër përveçse derdhja e një kupe të mbushur me gjakun e qytetarëve që dhunoheshin kryesisht nga efektivë të repartit Shqiponja.

Sa kambale efektivësh të këtij reparti shkelnin mbi trupat e pambrojtur të qytetarëve që merrnin pjesë në protestat e opozitës? Ishin me qindra raste të denocuara që trupmëdhenjtë e shqiponjave testonin forcën e tyre mbi të pambrojturit, duke lënë pas terror dhe një militantizëm të rrezikshëm, teksa të shembnin në dru në momentin e shoqërimit, gjatë shoqërimit e deri kur i përplasnin në komisariate dhe më pas sërish me zell e vrap ktheheshin për të ushtruar të njëjtin sport: dhunën me “arsyen” se përse protestonin kundër Ramës.

Ata mbroheshin, e madje edhe respektoheshin nga kryepolici i kohës Ardi Veliu, që çuditërisht mbante “pseudonimin Kambalja”. Vrasja e Klodian Rashës i stepi për pak ditë, atëherë kur mijëra qytetarë të Tiranës, ku kryesisht të rinj dolën në protesta për jetën e tyre. Sot Hajdaraj është i dënuar për vrasjen e Rashës, por kolegët e tij që tentuan të mbulojnë krimin duke bërë sërish një krim as që janë prekur.

Po pjesë e këtij reparti më 8 dhjetor të vitit 2020 tentuan të mbulojnë vrasjen e kryer nga kolegu i tyre dhe hedhur një armë dy rrugica larg vendit ku Rasha dha frymën e fundit. U vertetua më vonë që i riu as që kishte lidhje me “revolverin karrem” që u servir nga mjeshtrit e propagandës për të krijuar mjergullën se vrasja nga polici kishte ndodhur si vetëmbrojtje.

Lexo edhe:

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

Për shumë individë ky repart është kthyer në makth. Qytetarët ranë preh e dhunës së tyre nëse kapeshin në rrugë pas orarit të përcaktuar për shkak të pandemisë. Trembëdhjetë raste u denocuan nga qytetarët mbi dhunën policore. Ishte koha kur agresiviteti, terrori dhe dhuna përhapej në ajër nga “kulla në Surrel” në të gjithë vendin, ku vetë kryeministri postonte video me ushtrim dhunë nga forcat policore, duke e shitur si “ngjarje që ndodhte në Spanjën si vend anëtar i BE-së”, paçka se postimi i tij tregonte policë algjerianë që shtypnin qytetarë që protestonin kundër pushtetit të atjeshëm.

Jemi dy vite më pas dhe fatkeqësisht reparti Shqiponja është rikthyer po aq frikshëm në ushtrimin e terrorit psikologjik, dhunës fizike dhe shkeljes së ligjit, duke u bërë problem edhe për kolegët e tyre të strukturave të tjera në Policinë e Shtetit.

Janë të paktën shtatë raste ku efektivët e repartit shqiponja janë zbuluar në trafikun e drogës, prishjen e qetësisë publike madje edhe dhunë mbi efektivët e strukturave të tjera. Ashtu sikurse e pësoi një efektiv i qarkullimit rrugor që kolegu i shqiponjave i theu dhëmbët me shkelma e grushte vetëm për faktin se i kërkoi dukomentet e mjetit që drejtonte.

Po ashtu në raste të tjera janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike duke përdorur pikërisht uniformën e policisë dhe siguruar para mbi paligjshmërinë. Po këtij reparti i mbeti në duar Lear Kurti i cili edhe pse shfaqi shenja të përkeqësimit të shëndetit nuk e dërguan në spital por me pranga në duar e përplasën në komisariat, deri në momentin që dha shpirt.

Po kush janë Shqiponjat në polici që detyrën e shohin si “skifterë” të pushtetit? Është vërtetë struktura më problematike në shkeljen e ligjit dhe mbi të gjitha në dhunën ndaj qytetarëve. Padyshim që në radhët e tyre ka me qindra efektivë që janë të ndershëm dhe nuk çedojnë në ushtrimin e detyrës, por fryma që ka ky grup tregon më së paku mungesën e përgatitjes psikologjike dhe sjelljes arrogante. Hasen kudo kur shihen në rrugë teksa bëjnë kontrolle automjetesh duke përdorur edhe filmime në momentin e ndërhyrjes, ndonëse është e ndaluar.

Ekspertët e policisë shprehen se shpesh janë edhe të patrajnuar sepse nuk ndjekin rregullat e duhura kur dhe si duhet të ngrejnë postblloqe. Konstatohen të futur nëpër rrugica dhe bëjnë sinjale me elektrik dore për të ndaluar automjetet që më pas u ushtrohet kontroll. Nuk kanë shenjat e vendosura në rrugë për ulje të shpejtësisë apo edhe tabelën e dukshme që duhet të vendoset në çdo postbllok ku shkruhet” “Ndal Policia”. Arroganca është moto e punës së tyre që zbret deri lart në majat qeverisëse aq sa edhe kolegët kur shohin Shqiponjat e kanë të qartë se nën atë uniform fshihet militantizmi partiak për pushtetin, miku i madh diku dhe koburja në brez që po zbrazet kaq lehtë mbi qytetarët.

Edhe pse është krijuar që në vitin 2000, njësia Shqiponja ne gjashtë vitet e fundit ngjan një strukturë që nuk ka asnjë përfërsi me njësite në vendet Europiane, madje për fatin e keq as nga reparttet e tjera brenda Policisë së Shtetit.

Drejtori i ri i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, por edhe kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku duhet të merren serizisht me këtë struktura e cila në disa raste vepron si “njësi paramilitare” në kundërshtim me çdo rregullore të policisë së shtetit dhe praktikave që ndiqen gjatë ushtrimit të detyrës. Muskujt, trysnia dhe dhuna për fatin e keq po u tregohet qytetarëve të pafajshëm, pasi shpesh krimi, kryesisht ai i trafikut të drogës, e ka gjetur “gjuhën e komunikimit” me ta.

Etiketa: muhamet rrumbullakupoliciaShqiponjattonin vocaj

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026
AKTUALITET

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

08:21 : 25/06/2026
AKTUALITET

Vrasje brenda familjes në Kavajë, arrestohet 76-vjeçari

21:48 : 24/06/2026
BOTA

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

18:51 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026
Para

Inceneratorët/ PL: VKM nuk bazohej në ligj, e pranon dhe Ministria e Mjedisit

TË GJITHA

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

10:26 : 25/06/2026

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026

FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

09:56 : 25/06/2026

Maliqi mposht oligarkun Pëllumb Salillari në Gjykatë

09:51 : 25/06/2026

Rama si Çaushesku në kulmin e krizës, boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:49 : 25/06/2026

Ali Ahmeti qesharak, i shërben Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

09:37 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet