• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama i jep “Erdoganit” edhe Spitalin e Durrësit. Në këmbim të cilit tender?!

13:38 : 04/02/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama po luan kartën shëndetësore para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në fushatën e kaluar, Rama veproi me shpejtësi, duke “përdorur” Presidentin e Turqisë, Rexhep Erdogan, i cili ndërtoi për pak javë një spital në Fier. Spitali u inaugurua para zgjedhjeve të përgjithshme, ndërkohë pa kaluar disa vite nga ndërtimi, kanë nisur shqetësimet e para për mungesë medikamentesh apo edhe aparaturash. Por të dy, si Rama ashtu edhe Erdogani, nuk kishin në plan për spital, por për punë të tjera.

Në afërsi të atij spitali, që u komentua si “dhuratë turke”, po ndërtohet një aeroport apo edhe tuneli i Llogorasë, dy vepra të cilat kanë “dorë” edhe firmat turke, të lidhura direkt nga Erdogani. Pra, nga njëra anë ky spital u “shit” si bamirësi dhe nga ana tjetër, firmat e Erdoganit përfituan qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve.

Duket se kjo “lojë” do të përsëritet edhe në këto zgjedhje, pasi Rama po mendon të njëjtin skenar, kësaj herë për Spitalin Rajonal të Durrësit.

Lexo edhe:

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

Faksimile: Shpallja e tenderit për akomodimin e menaxherëve turq të Spitalit të Durrësit

Disa ditë më parë, Spitali Rajonal i Durrësit, hapi një tender për akomodimin e disa personave të huaj. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, ky spital ka hapur procedurën tenderuese me objekt “shërbim për akomodimin e 2 menaxherëve turq” për Spitalin Rajonal Durrës.

Është një procedurë e hapur, e thjeshtuar, ndërsa ka si afat plot 12 muaj. Vlera e këtij tenderi është 3.115.129 pa TVSH, ndërsa tenderi do të bëhet në datën 6 shkurt 2023.

Por, siç edhe e lexuar, objekti është akomodimi i 2 menaxherëve turq.

Për çfarë do të vijnë në Shqipëri këta menaxherë? Çfarë po synon Rama me këtë tender? A do rikonstruktohet godina e Spitalit të Durrësit apo do të bëhet një spital i ri? Asnjë prej këtyre pyetjeve nuk gjejnë përgjigje në dokumentet e këtij tenderi, i cili është shumë i thatë. Madje, as në dokumente shoqëruese nuk përcaktohet se për çfarë do të vijnë!

Dokumentet shoqëruese të këtij tenderi tregojnë se turqit do të qëndrojnë 1 vit

BoldNews.al shfletoi edhe dokumentet shoqëruese, të firmosura nga Pamela Bardhaj, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Durrësit, e cila njihet si një militante e thekur e partisë Socialiste.

Madje, emri i saj është lakuar edhe në dosjen “Tahiri”, pasi ajo ka pajisur me leje drejtimi mjetesh motorike ish-ministrin e Brendshëm.

Megjithatë, duke u ndalur te kjo procedurë, Bardhaj shkruan se “referuar e-mailit të MSHMS mbi afatin e qëndrimit të 2 menaxherëve turq, sipas të cilit afati i qëndrimit do të jetë jo më pak se 6 muaj. Si edhe e-mailit të nëndrejtorit ekonomik mbi miratimin e buxhetit për një afat 1 vjeçar, datë 13.01.2023”.

Pra, shkruhet mjaft qartë se direktivat kanë ardhur nga lart, nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Duket se urdhri vetëm është zbatuar nga “patronazhistja” Bardhaj, e cila shkruan në dokumente se menjëherë “me marrjen dijeni të datës fikse të mbërritjes, do të lidhet kontrata, duke ndjekur procedurën e përcaktuar në LPP dhe RrPP, sipas kërkesave të AK”.

Të gjitha janë vënë në radhë për të pritur këta turq, “miq” të Ramës. Por, pa shpjeguar asnjë detaj se çfarë pune do të bëjnë këta turq!

Etiketa: Edi RamaErdogani durresitOgerta Manastirliuspitalitender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026
AKTUALITET

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026
AKTUALITET

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

22:31 : 24/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi: Mbi 500 projekte të Ramës dhe oligarkëve të tij janë mbajtur larg publikut

21:16 : 24/06/2026
AKTUALITET

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026
Para

McGonigal/ Balliu: Rama u fsheh tek vrima miut sepse nëse flet zhytet

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomzirvebetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet