• Kontakt
Thursday, March 23, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet roli i efektivit të policisë në masakrën ku u vra Brilant Martinaj

19:37 : 01/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE
Zbulohet roli i efektivit të policisë në masakrën ku u vra Brilant Martinaj

Vrasja e Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata ishte një ndër ngjarjet më të bujshme të verës që lamë pas. Një vrasje e cila tronditi thellë jo vetëm botën e krimit për nga rëndësia e saj, por që në vetvete paralajmëroi edhe fundin e një kapitulli, atë të mbretërimit të Ervis Martinajt.

Ishte mesdita e 17 korrikut 2022 kur në mbikalimin e Fushë-Krujës Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij u ekzekutuan egërsisht. Siç ka mësuar edhe emisioni “Në Shënjestër” kjo ngjarje përbën një skandal më vete për personat që dyshohet se janë implikuar në të.

Pas ekzekutimit të Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës dhe Dikler Vatës, autorët u larguan të pashqetësuar nga vendngjarja, ndërkohë që skandal përbën akti se ata u fshehën nga një efektiv policie.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni “Në shënjestër”, gjithçka lindi pas dyshimeve që grupi hetues pati se pas autorëve të masakrës së Fushë-Krujës, fshihej dora e stërvitur e një punonjësi policie, të vetmit persona të aftë që mund të instruktojnë mjeshtërisht vrasësit, mbi pozicionin që ata duhet të mbajnë në një skenë krimi, por edhe se si të mos diktohen gjatë lëvizjeve të tyre.

Ky duket të jetë edhe rasti se si autorët mundën të kenë një bashkëpunim perfekt me strukturat e inkriminuara të policisë.

Lexo edhe:

E zuri korrenti në dush, publikohet FOTO e drejtoreshës që humbi jetën

Vdekja e spanjollit brenda hotelit në Divjakë, flet kryeplaku: Ishte i punësuar këtu

Referuar gjithmonë dosjes hetimore, në rastin e ekzekutimit të Brilant Martinaj dhe miqve të tij, grupi hetues ka dyshime të forta se bashkëpunëtor në këtë ngjarje, të jetë një oficer policie.

Efektivi thuhet se ka ndihmuar agresorët të çajnë vetë rrethimin e policisë.

Emisioni “Në Shënjestër” disponon identitetin e plotë të punonjësit të policisë, por që për arsye redaksionale dhe me qëllim për të mos dëmtuar hetimin e mëtejshëm të ngjarjes, do të përdorë vetëm inicialet e tij.

Por si erdhi zbulimi i këtij polici dhe cili është roli i tij në këtë ngjarje? 

Sipas dosjes hetimore, zbulimi i këtij renegati brenda radhëve të policisë, u bë i mundur nga grupi hetues, pas krehjes së kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja.

Rezultoi se orën pas krimit të trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, një automjet me ngjyrë gri, u afrua pranë vendit ku autorët dogjën makinën me të cilën kryen ekzekutimin e Martinaj dhe dy shokëve të tij.

Prej aty efektivi kreu largimin e tyre nga vendngjarja, më qëllim për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.

Dosja Hetimore

“Pas ekzekutimit të Brilant Martinaj, Besmir Hoxhës dhe Dikler Vatës, më 17 korrik 2022, ngjarje kjo e ndodhur në Mbikalimin e Fushë-Krujës, grupi hetues, ka marrë dhe administruar një numër të madh të kamerave të sigurisë të montuara në aksin Kamëz-Fushë Krujë-Laç. Nga këqyrja e këtyre kamerave si dhe nga informacionet e marra nga burime konfidenciale na rezulton se shtetasi M. D., është personi që ka ndihmuar të fshihen para dhe pas ngjarjes autorët e vrasjes së trefishtë”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas grupit hetues gjithçka duket të ketë qenë e organizuar. Dhe jo më kot, autorët e vrasjes, kanë zgjedhur të largohen nga vendngjarja me një njohje të tyre në radhët e policisë.

Efektivi M.D. mendohet se mund të ketë përdorur valët e policisë për t’i shpëtuar rrethimit të kolegëve të tij.

Kjo shpjegon më së miri edhe faktin se si autorët mundën të largohen nga vendi i krimit, pa u diktuar nga policia.

“Nga verifikimi i bërë rezulton se shtetasi M.D përdor mjetin me targa AA00 … me ngjyrë gri. Nga ana e policisë gjyqësore nuk është bërë i mundur sigurimi i numrit apo numrave celularë të këtij personi, që përshkruhet si person i dyshuar, si bashkëpunëtor në këtë ngjarje të vrasjes së 3 personave”, thuhet më tej në dosjen hetimore.

Ky punonjës policie siç del nga dosja hetimore nuk ka shërbyer si suport për vrasësit vetëm pas ngjarjes, por edhe para saj, duke i strehuar ata.

Ai thuhet se i ka mbajtur autorët e vrasjes, në banesën e tij, edhe natën para krimit duke mos e mbyllur punën e tij këtu.

Efektivi M.D. i ka ndihmuar autorët e dyshuar me largimin e tyre edhe të nesërmen pasi kryen atentatin e rëndë.

Etiketa: Brilant Martinajhetimevrasje

Lajme të lidhura

E zuri korrenti në dush, publikohet FOTO e drejtoreshës që humbi jetën
AKTUALITET

E zuri korrenti në dush, publikohet FOTO e drejtoreshës që humbi jetën

16:31 : 22/03/2023
Vdekja e spanjollit brenda hotelit në Divjakë, flet kryeplaku: Ishte i punësuar këtu
AKTUALITET

Vdekja e spanjollit brenda hotelit në Divjakë, flet kryeplaku: Ishte i punësuar këtu

12:24 : 22/03/2023
Vdekja misterioze e spanjollit brenda hotelit në Divjakë, zbardhet dëshmia e shokut
AKTUALITET

Vdekja misterioze e spanjollit brenda hotelit në Divjakë, zbardhet dëshmia e shokut

10:46 : 22/03/2023
VIDEO/ Digjet gjatë natës një makinë në Allias
AKTUALITET

Dinamika/ Djegia e makinës në Allias, shpallet në kërkim një 33-vjeçar

13:22 : 21/03/2023
Djegia e makinës në Allias, bie pista e xhelozisë, kush është autori i dyshuar
AKTUALITET

Djegia e makinës në Allias, bie pista e xhelozisë, kush është autori i dyshuar

10:26 : 21/03/2023
Vrasja e hidraulikut shqiptar në Greqi, arrestohet një ndër autorët e dyshuar
AKTUALITET

Vrasja e hidraulikut shqiptar në Greqi, arrestohet një ndër autorët e dyshuar

20:47 : 20/03/2023
Para
Kris arma mes grekëve dhe turqve në Egje

Kris arma mes grekëve dhe turqve në Egje



TË GJITHA

Tomorri: Mërtiri personi kyç në hetimin e inceneratorëve, e lanë të arratisej

Tomorri: Mërtiri personi kyç në hetimin e inceneratorëve, e lanë të arratisej

22:14 : 23/03/2023
Goditi operatorin e emisionit investigativ, arrestohet 50-vjeçari

Goditi operatorin e emisionit investigativ, arrestohet 50-vjeçari

22:05 : 23/03/2023
“Një maloke më pak”/ Manjani: Nuk është thjesht Genta, por moda politike me çitjane

Manjani: Drejtësia “lesh-arapi”

22:01 : 23/03/2023
“Digjet” Franca, sindikatat: Më shumë se 3 milionë njerëz dolën në protesta

“Digjet” Franca, sindikatat: Më shumë se 3 milionë njerëz dolën në protesta

21:54 : 23/03/2023
Tigri, Hermesi, Beni “tallësi by…” dhe ministri i Rindërtimit

Çani: Arben Ahmetaj në Londër, takim sekret me Ramën?

21:52 : 23/03/2023
Nagelsmann drejt shkarkimit nga Bayern Munich, gjendet pasuesi

Nagelsmann drejt shkarkimit nga Bayern Munich, gjendet pasuesi

21:51 : 23/03/2023
Britania e Madhe ndjek hapat e BE-së, bllokon “TikTok” nga pajisjet zyrtare

Britania e Madhe ndjek hapat e BE-së, bllokon “TikTok” nga pajisjet zyrtare

21:41 : 23/03/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com