• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pilulat elektorale” vijojnë, Rama njofton “bonus për pensionistët” para zgjedhjeve

20:58 : 13/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama njoftoi shpërndarjen e një “bonusi për pensionistët” vetëm një muaj para zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023.

Në një postim në faqen e tij në “FB” këtë të Premte, Rama shprehet se shuma monetare do të shpërndahet në mënyrë “që barra e inflacioni i luftës” për këtë kategori, “të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”.

“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkruhet në postimin e kreut të qeverisë në rrjetin social.

Siç e vë në dukje vetë Rama, ky “bonus” i ri vjen pas të ashtuquajturës “pako e madhe” – një shpërblim monetar që qeveria miratoi në Dhjetori për disa kategori qytetaresh, me një fond total 8 miliardë lekë.

Mes tyre ishin edhe pensionistët, shumë prej të cilëve, në deklaratat e dhëna për media, e cilësonin shumën që jepej nga qeveria të pamjaftueshme.

Lexo edhe:

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

“Ҫfarë janë 5.000 lekë, asgjë s’janë. Nuk mjaftojnë. Një fatkeqësi…  Me 5000 lekë… Edi Rama dhe shamitë që blen i ka më të shtrenjta. Ti vijë turp se s’kemi me ҫfarë të jetojmë… Të shkosh të blesh ilaҫet në farmaci shkojnë në 5000-6000 lekë”, ishin disa nga prononcimet e pensionistëve.

Në të njëjtën linjë ishte dhe opozita. Kreu i PD-së Sali Berisha e quajti “pakon e madhe” një “pilulë elektorale”.

“Është thjesht një pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal, krahasuar me çmimet stratosferike me të cilat përballen pensionistët dhe ata që janë me rroga të ulëta”, do të shprehej Berisha gjatë një deklarate nga foltorja e Kuvendit.

Në disa vendime të tjera në Dhjetor, qeveria alokoi fonde prej 89 milionë euro për bashkitë, për “procesin e rindërtimi” nga tërmeti i vitit 2019-ës dhe investime publike, me ‘pjesën e luanit’ që i takoi Tiranës.

Shpërndarja e granteve individuale për zbutjen e pasojave të tërmetit ishte prezente edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2021-it duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si Partia Socialiste e përdor qeverisjen për të ndikuar tek vendimi i votuesve.

Në një analizë lidhur me çështjen, “BIRN” do të raportonte se aktivistët e shoqërisë civile e shohin shqetësuese këtë praktikë në prag të zgjedhjeve dhe i konsiderojnë fondet për bashkitë si një planifikim elektoral, jo të ndikuara nga interesat e publikut.

Opozita nga ana tjetër, shprehet se Rama ka nisur me “blerjen e votave” përmes këtyre praktikave.

Shqetësime këto që mesa duket kanë rënë në “veshin e shurdhët” të kryeministri Edi Rama, i cili po i shton të ashtuquajturat “pilula elektorale” para zgjedhje lokale.

Etiketa: Edi Ramapilula elektoraleqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
AKTUALITET

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
BOTA

Senati Amerikan dështon për të shtatën herë, nuk arrihet marrëveshja për financimin e qeverisë

09:17 : 10/10/2025
Para

Kapet një tjetër ngarkesë heroinë në Kroaci, vinte nga Shqipëria

TË GJITHA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com