• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Anuloi tenderin 400 mln lekë”, Bozdo: Veliaj u kap me presh në dorë

17:23 : 09/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka deklaruar këtë të Hënë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka anuluar tenderin e rrugës “John Belushi”, sepse u kap me presh në dorë.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo tha sot se ky është një triumf i qytetarëve të cilëve u janë shpëtuar 400 milionë lekë.

“Erion Veliaj sapo doli e lajmëroi se, kësaj here, po tërhiqej nga vjedhja e 400 milionë lekëve, pasi e kapi në flagrancë Belind Këlliçi. Ai tha se kishte anuluar tenderin korruptiv për shtrimin e rrugës ‘John Belushi’, pasi u kap, ashtu si Rozeta e shtëpive të pushtetarëve, duke vjedhur 400 milionë lekë. Ndryshe nga Rozeta që pastronte shtëpitë e hajdutëve, Erioni pastron çdo ditë xhepat e qytetarëve dhe arkën e shtetit për kontot e tij dhe shpërblimet e patronazhistëve. Erion Veliaj e anuloi tenderin, jo se reflektoi si zyrtar i shtetit, por se u kap me presh në dorë. Ne duam ta trajtojmë këtë tërheqje të kryebashkiakut, jo si fitoren e parë të Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj Belind Këlliçi në garën për Tiranën, por si triumf të qytetarëve të cilëve u janë shpëtuar 400 milionë lekë”, shprehet Bozdo.

Bozdo theksoi se PD zotohet se rruga John Belushi do të jetë e para që do të sistemohet pas fitores më 14 maj, duke e ribërë sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.

“Partia Demokratike zotohet se rruga John Belushi do të jetë e para që do të sistemohet pas fitores më 14 maj, jo duke e shtruar sa për sy e faqe me asfalt elektoral, por duke e ribërë sipas të gjitha standardeve bashkëkohore. Anulimi që Veliaj i bëri tenderit, pasi u nxori në pritë patronazhistët përfaqësuesve të PD, është tregues i frikës së pushtetit nga opozita dhe vota popullore e 14 majit.

Lexo edhe:

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

Ballanca në detyrë 3 vite përtej mandatit, Kuvendi shpall të hënën vakancën për Avokatin e Popullit

Tani, rruga John Belushi, sipas fjalëve të Veliajt, është thjesht ‘periferike’, ndërsa kur doli në mesnatë si lugat për të shpallur fillimin e punimeve, dhe kur vlente 400 milion për xhepin e tij, ishte një mrekulli. Kështu ndodh me një njeri që nuk flet atë që mendon, dhe nuk bën të që është mirë për njerëzit, por pasi mendon xhepin e tij flet atë që i intereson duke i harruar njerëzit”, vijon deputeti.

Bozdo shton se “Ai gënjen si derr kur thotë se përfaqësuesit e PD e ndihmojnë kur bëjnë denoncime sepse, medemek, nuk paska mundësi t’i shohë të gjitha punët e bashkisë. Harron se po atë punë për të cilën po flet, e ka shpallur vetë para një jave në televizion. Kur rrena të bëhet natyrë e dytë dhe turpi nuk ta skuq më faqen, je gati të bësh e thuash çdo gjë. Beteja jonë me “Zdromsin e pare” të Tiranës nuk merr fund këtu. 400 milion lekët e rrugës John Belushi, që ne ia zumë në fyt, janë vetëm një pikë uji në detin e korrupsionit mbi të cilin noton prej 8 vitesh ky personazh. Mburrjet e tij me punët e bëra edhe pse ato i pengoka opozita, nuk janë ndryshe nga rezistenca që bëri në fillim për rrugën John Belushi. Partia Demokratike nuk është kundër punëve të bëra, por kundër punëve të vjedhura”.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, shprehet se opozita do i dalë për zot Shqipërisë, sepse kryebashkiakët dhe partitë janë me qindra, por Shqipëri kemi vetëm një.

“Ai le të flasë për shkollat që ka bërë, por ne duam që publiku të imagjinojë shkollat dhe rrugët që do ishin bërë nëse një shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohej me 3-4 milion euro, krahasuar me 650 mijë në BE. Nëse një kilometër asfalt nuk do kushtonte sa pesëfishi në një vend të Europës.

Ky është shqetësimi ynë, forcës politike qeveria e së cilës ka ndërtuar 11 mijë kilometra rrugë kombëtare dhe rurale, me aq fonde sa këta të partisë së Veliajt kanë shpenzuar për 120 kilometra.

Ata që i dalin zot Veliajt dhe Ramës kur këta vjedhin, e bëjnë për faqen e tyre të zezë. Ne i dalim zot Shqipërisë, sepse kryebashkiakët dhe partitë janë me qindra, por Shqipëri kemi vetëm një.”, përfundon ai.

Etiketa: Edi RamaEno BozdoErion VeliajPDqeverirrugëtendervjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ballanca në detyrë 3 vite përtej mandatit, Kuvendi shpall të hënën vakancën për Avokatin e Popullit

18:29 : 10/10/2025
AKTUALITET

Shkresa/ Mandatet e Kushtueses, PD-Peleshit: Autorizoni përfaqësuesin tonë. Seanca të jetë publike

16:06 : 10/10/2025
AKTUALITET

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025
Para

Edhe farmacistët po ikin! Nga 132 anëtarësime në 2022, gjysmat emigruan

TË GJITHA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com