• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliajt i kanë plasur ujërat, do mandat për t’i shpëtuar SPAK

14:23 : 06/01/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Nuk ka të bëjë më qasje gjinekologjike, por përkon me një krahasim leksikor, lidhur me plaçkitjen kriminale elektorale e cila ka nisur agresivisht, ku kryeson Tirana e në rradhë rrethet e tjera. Të dhënat zyrtare nga INSTAT, shënojnë rritje masive punësimesh, fryrje administrate, në nivel qendror dhe lokal, me një panevojshmëri ekstreme. Po të shohësh ndërmarrjet e administruara nga bashkia, si ato të gjelbërim-pastrimit, ujësjellësi, kërcasin keqas shifrat. Mosbefasues është fakti, se kandidati Veliaj ka nisur blerjen me taksat tona të pushtetit të tij. Në këtë skemë paguajnë dhunshëm opozitarët për të fituar kundërshtari. Ky devijim parash publike është vepër penale prokurorë të dashur. Këta punonjës zgjedhorë, paguhen nga të ardhura publike, në shërbim të partisë komuniste. Socialistët nuk kanë kokërr lidhje me këtë histori. Janë adminsitratorë pallatesh me mijëra, patronazhistë të thekur, të tjerë punësur, në ujësjellës, OSHE, KESH, POSTA, të cilët vetëm marrin pagat, po vështirë të dinë se ku punojnë. Ofertat janë të shumta madje edhe informale në shumë raste. Patronazhistet nën bekimin e kryeministrit e kryebashkiakut, kanë nisur prej muajsh sulmin e blerjes me qoka financiare të kundërshtarëve, potencialisht vota kundër tyre. Opozita, duhet të mbikqyrë patronazhistët në veprimet e tyre në terren dhe t’i kallzojë në Prokurori, në atë prokurori që kemi dhe siç e kemi. Pavarësisht pavarësisë së cunguar shëmtuar e të mbrapshtë të saj, kjo e shoqëruar me denoncime publike, për ta vënë në hetimin në presion pozitiv. Nëse nuk bëjnë gjë institucionet, atëherë të përdoren edhe mjete jo fort demokratike për t’i ndaluar me çdo kusht. Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD dhe opozitës, ka nsiur në orët e para të marrjes së votëbesimit denoncimet konkrete në terren. Ato që duheshin bërë nga mediat, por fatkeqësisht 95 përqind e tyre, kanë bordero Ramën dhe Veliajn. Ky denoncim është domosdoshmëri. Por gjithashtu aktiv në qëndrime të ngjashme kallzuese, denoncuese, kanë qenë bashkëkandidatët Gert Bogdani, Ilir Alimehmeti, Adriana Kalaja, Julian Deda, Enkelejda Fejzo, e Fatmir Koçi. Opozita duhet të jete agresive në bllok. Fraksionet apo servilat e urtuar janë mercenarë nëse heshtin. Nuk është herët. Në raport me pushtetin mbështetës për Ramën dhe Veliajn, një pushtet kriminal, mafioz, financiarisht i frikshëm, duhet një përballje e egër. Veliaj është kandidati vrasës për Tiranën. Eshtë modeli se si nuk duhet të jetë kryebashkiaku. Eshtë njeriu që duhet izoluar e larguar me çdo mjet nga zyra e bashkiakut. Eshtë pushtetari që ka përkeqësuar jetësën në kryeqytet në nivele ku shifrat që rriten, kryesoshen nga ato të vdekjes. Kjo, falë kanibal-menaxhimit të qytetit e parasë së qytetarëve.

Mandat qelie

Përse banda, mafiozë, kriminelë, pastrues parash, janë hedhur në luftë për të mbajtur në të njëjtën zyrë në Tiranë, garantuesin e parasë së vjedhur bashkërisht? Përse Erion Veliaj, ka angazhuar makinën e çdo qelize pushteti dhe botës së zezë, të kontrolluar prej tij dhe shefit të tij, për të marrë me çdo kusht edhe një mandat?

Lexo edhe:

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

A po kërkon Erion Veliaj të shpëtojë nga arrestimi, ndjekja penale, dënimi me heqje lirie, për veprime e mosveprime në detyrën e konsumuar deri më tani në tetë vite?

A po përdor ndikimin ekstrem të Aleks Soros e shpurës së promovuar prej tij në pushtetin e drejtësisë demek të re, për të mbijetuar dhe mos u përballur?

A ishte vizita e pisët e ish-kreut të delegacionit të BE Luigi Soreca, në Gjykatën Kushtetuese, pak orë para marrjes së vendimit për Teatrin Kobëtar, një mbrojtje flagrante e paligjshme për kumbarën Veliaj?

A po përpiqet të shitet sulmi ndaj ish-ministrit Arben Ahmetajt se kush del nga gardhi mbrojtjes së tij bëhet shenjestër e SPAK, ndonëse kjo prokurori, duhej me kohë të kishte hetuar shumë emra qeverie, të cilët flenë qetësisht?

A po vijon ndërtimi i Teatrit Kombëtar në një thes shkeljesh ligjore, ku atributet e komandimit, sërish i merr bashkia, ndonëse Veliaj dhe shumë emra të ministrisë përkatëse e qeverisë duhej të ishin të pandehur?

A është një ndikim i paligjshëm ambasadorësh të BE dhe tej Atlantikut, tek harlisen krahaqafë me Velijan, kur kanë dijeni se ka dosje në Prokurorinë Antikorrupsion, ku bashkiaku është pjesë e hetimit?

A është inceneratori i Tiranës një mollë sherri, një gropë e stërmadhe financiare qindramilionë euroshe, tek ende paguhen mbi 80 mijë euro në ditë, ku Veliaj duhet të ishte i pandehur, pasi një sërë shkresash konfirmuese të shkeljeve ligjore firmosur prej tij? Shkresa të dala në medie dhe ende asnjë prokuror nga SPAK, nuk ka mbërritur në zyrën e tij, për këtë çështje. Fatkeqësisht ASNJE. Dhe vështirë të mbërrijë, siç duken gjasat. Por duhet pritur. Kjo është prova për të nisur kthimin e besueshmërisë së Prokurorisë.

Edhe për dosjen e ndërtimeve ku Ndrangheta kërkonte këto pallatet shumëkatëshe ne qendër të Tiranës, dhe drejtori afër kryebashkiakut, sipas përgjimeve të antimafias kishte ujdisur ziafetet, prej dy vitesh ka heshtje e mosveprime. Edhe për atë kryepolicin në Tiranë, ende diku kryepolic, ngrënës i “mishit të derrit”, shpërblesave të majme, i kishte lënë të punonin të qetë një hiç kemi si rezultat?

Masakra e re elektorale për Tiranën e nisur nga Veliaj dhe Rama, të cilët po ndeshen edhe në vatrën e Soros, kush të jetë shefi nesër, e kush të ikë sot, duhet të jetë hetim emergjent, nëse do na duhet të kemi nesër kryeqytet jo të privatizuar nga Mafia.

Ka mijëra arsye përse një i pandehur si Erion veliaj, nuk duhet të jetë në atë zyrë.

SPAK-ut i mjafton vetëm një. Sigurisht Prokuroria mund edhe të na bindë se opinioni publik apo pak medie denoncuese nuk kanë të drejtë. Por duke bërë transparencë të detajuar për këto dosje e shumë të tjera në arkiva, pas hetimit të thelluar. Nëse nuk e bën, SPAK, do të kompromentohet, duke u kthyer fatkeqësisht, si zyrë juridike e bashkisë së Veliajt.

Mos dashtë Zoti të ndodhë..

Etiketa: bashkia tiraneBasir ÇollakuEdi RamaErion Veliajfryerje administreteINSTATmafiepatronazhistepunonjes administratespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026
AKTUALITET

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

10:14 : 16/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
Para

Përplasi me makinë të moshuarin, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

TË GJITHA

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026

Pse SHBA do ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare

11:11 : 16/07/2026

Balla i del kundra Ramës: Të ndalen ndërtimet gjatë sezonit turistik, po u prishim pushimet turistëve

10:55 : 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (Emri)

10:53 : 16/07/2026

Finalja që vlen dy trofe, Yamal dhe Messi luftojnë edhe për “Topin e Artë”

10:38 : 16/07/2026

Vjedhja miliona $/ Gjykata e Lartë dëmton dosjen “Bankers”, “kyç” telefonin-thesar të Leonidha Çobos

10:30 : 16/07/2026

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

10:14 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş