• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vuçiç: Serbia “mezi e shpëtoi” paqen në Kosovë

08:47 : 05/01/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha të mërkurën në Beograd se Serbia “mezi e shpëtoi” paqen në Kosovë, duke ju referuar zhvillimeve të muajit dhjetor në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Për gati tri javë me radhë grupe serbësh bllokuan rrugët në veriun e Kosovës.

“Ne nuk kemi provokuar askënd, as për një sekondë, përveç nëse disa njerëz e konsiderojnë provokim që ne i shohim njerëzit tanë në Kosovë si qytetarë të vendit tonë”, tha ai.

Presidenti serb theksoi se Serbia “dëshiron gjithmonë paqe me shqiptarët” dhe kërkoi “respektimin e të gjitha marrëveshjeve” të nënshkruara mes dy vendeve

Në muajin dhjetor arrestimi i ish policit serb Dejan Panti, çoi në protesta të serbëve në veri, të cilët bllokuan rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Lexo edhe:

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

Përgjatë kohës së bllokadave tensionet ishin të larta dhe pati shtëna me armë zjarri dhe shpërthime pranë patrullave të forcave paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequra nga NATO-ja, Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit dhe gazetarëve

Muaji janar pritet të jetë periudhë e përpjekjeve të reja diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shmangien e ripërtëritjes së tensioneve ndërmjet tyre.

Presidenti serb tha se Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të vizitojë Beogradin më 11 ose 12 janar

Zoti Chollet anuloi muajin e kaluar një vizitë në Ballkan dhe në Bruksel për shkak se doli pozitiv në testin për COVID-19.

Presidenti serb tha se më pas në rajon do të qëndrojnë edhe negociatorët evropianë në përpjekje për të përshpejtuar procesin e bisedimeve ndërmjet palëve në dritën e një propozimi që u bë i njohur si nisma franko-gjermane e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara e cila nuk parasheh njohjen e ndërsjellë por përfshinë propozimin që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

“Ata veçse po sillen sikurse ky të ishte një propozim që nuk mund të refuzohet”, tha presidenti serb.

Në Prishtinë propozimi është cilësuar si “bazë e mirë për diskutime”./VOA

Etiketa: dialogkosovepaqePresidenti serb Aleksandër VuçiçSerbiVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026
RAJONI

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026
RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
RAJONI

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

18:10 : 21/06/2026
Para

Temperatura deri në 15°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet