• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lali Eri do të zbardhë faqen me ziftin e fushatës

15:52 : 22/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në shumë rrugë dhe rrugica e kryeqytetit shihen kudo makineri që hapin kanale, shtrojnë ndonjë pllakë dhe mbulojnë me zift dhe asfalt gropëza në rrugë. Është një urdhër i hershëm që funksionon si “sahat zviceran” që në prag të zgjedhjeve lokale të hidhet asfalti i fushatës, për të zënë sytë e qytetarëve në këmbim të votës.

Është tipike si pllakat e rrugës “Myslym Shyri” që në tetë vite qeverisje të kryebashkiakut Veliaj nuk zenë vend, por arnohen herë pas here për të mbjellë më shumë propagandë se punë konkrete. Çdo kapak pusete i ri, apo edhe i vjetër që shkulet dhe rivendoset si i ri, duhet të ketë patjetër kamerat e bashkisë për të mbytur më pas median dhe publikun me propagandën se në kryeqytet po punohet.

Zyrës së propagandës i është dhënë urdhër që të dërgohet në çdo media vizive, të shkruar apo portale aktivitetet që bën kryetari i Bashkisë, në takime kryesisht me anëtarë të PS-së në njësi të ndryshme në Tiranë. Të paktën 30 minuta duhet që televizionet e joshura me leje ndërtimi apo reklama të japin pa asnjë prerje fjalimin e gjatë, malinj dhe përçarës të Veliajt, i cili që tani ka shtrirë ushtrinë e tij në kërkim të votave.

Lexo edhe:

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

Perversiteti politik në mbulimin e zullumeve nuk ka fund. Burime të Boldnews.al shprehen se prej një jave Policisë Bashkiake Tiranë i është kërkuar që ta frenojnë pak dorën në gjoba ndaj automjeteve të parkuara. Kjo “këshillë” ka ardhur pasi shumë qytetarë ankohen për gjoba të padrejta dhe të shpeshta që vendosen nga policët bashkiakë, që në muajt në vazhdim do të shtohen edhe më shumë në numër në avazin e vjetër të punësimeve elektorale për të shtuar votat me çdo kusht.

Sondazhet e brendshme brenda PS-së flasin për një popullaritet gjithnjë e në ulje të Veliajt, për shumë arsye, ku më kryesorja është konsumimi tetë vjeçar në krye të bashkisë, por edhe kthimin e Tiranës në një qytet thuajse të pabanueshëm për shkak të ndërtimeve të shumta të pallateve dhe kullave.

Tirana është kryeqyteti me ajrin më të ndotur në Evropë dhe për këtë Veliaj ka të drejtë të marrë çdo çmim që mund të jepet për zhulin dhe sëmundjet ndaj qytetarëve, kryesisht në rrugët respiratore. Ai kërkon edhe një mandat të tretë, duke pasur si hije mbi kokë çështjen e inceneratorit të Tiranës që nëse do kishte “drejtësi të pavarur” Veliaj duhet të kishte kaluar disa herë pragon e SPAK dhe më pas një prag ngaku kërkon kohë të dalësh dhe rifitosh lirinë.

Edhe këtë mandat kërkon ta mbajë nëpërmjet propagandës së vazhdueshme, sulmet mbi kundërshtarët politik dhe mbi të gjitha me ziftin që hidhet në rrugët e kryeqytetit, për të mbuluar aferat dhe pastrimin e parave të trafiqeve në kullat që lartësohen çdo ditë.

Etiketa: asfaltasfalti i fushatesbashkia tiraneErion Veliajgroparrugë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025
AKTUALITET

Kush do ta drejtojë fushatën për Tiranën? Berisha: Vendimin nuk e marr unë, e ka në dorë…

13:00 : 06/10/2025
AKTUALITET

Veliaj uron djalin për ditëlindje: Ndjesë që s’të përqafoj dot sot/ FOTO

09:36 : 06/10/2025
AKTUALITET

Adriatik Lapaj: “Shqipëria Bëhet” mbështet Florjan Binajn në garën për Bashkinë e Tiranës

08:46 : 06/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme/ Avokati shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie: Tirana, vizioni ynë

14:52 : 05/10/2025
Para

Fshihte në banesë lëndë kimikate të rrezikshme, vihet në hetim i moshuari në Elbasan

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com