• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi 15 mln euro me Call Center-at, emrat e shqiptarëve të përfshirë

11:59 : 20/12/2022
në AKTUALITET

“Ora News” hedh dritë mbi një dosje voluminoze të mashtrimit me Call-Centera në Tiranë dhe Itali, ku në këtë skemë kriminale janë të përfshirë italianë dhe shqiptarë.

Materiali flet për dhjetëra kompani të hapura në mënyrë të menjëhershme dhe sërish këto biznese, mbylleshin thuajse në të njëjtën kohë, sapo personat tërhiqnin eurot cash.

Çështja hetimore e ndjekur për një periudhë kohe nga prokurori Bledar Valikaj dhe ekspertët e njësisë “C” në Policinë e Shtetit, ka zbuluar disa qëndra Call-Centerash, të cilat ndryshe si zakonisht, ushtronin aktivitet në apartamente banimi.

Ndërkaq janë zbardhur emrat e plotë shqiptarëve dhe italianëve, të përfshirë në këto skama mashtrimi në bursa elektronike, që kanë sjellë një dëm prej 15 milion euro dhe një shumë prej 6 milion euro në mospagimin e taksave.

Mashtrimi 15 mln euro me Call Center-at, në Itali u sekuestruan 3 mln euro të tre subjekteve shqiptare dhe italiane

Lexo edhe:

Padia e Irena Gjokës/ Gjokutaj: Berishës s’mund ti bësh presion

Greqi – Nuk e parakaloi dot, shqiptari zbret nga makina dhe e dhunon rëndë/ VIDEO

Fjorela Luga dhe vëllai i saj Armand Luga, janë njerëzit e përfshirë përmes kompanisë “Smart Call Italia”, pronar i së cilës rezulton të jetë italiani i shpallur në kërkim, Gioseppe Tortorici.

Kompania është hapur në dhjetor të vitit 2017. Ndërsa prej këtij viti firma, nuk ka asnjë bilanc të depozituar në qëndrën kombëtare të biznesit.

Një tjetër emër që është arrestuar është ai Lorenc Skënderasit dhe Mendim Domit.

Emri i këtij personazhi nuk ka dalë vetëm në dosjen hetimore të prokurorisë së Tiranës, por edhe në një çështje penale që është duke u ndjekur nga prokurori i posaçëm i SPAK, Ened Nakuçi.

Ndaj për shkak të dy hetimeve paralele, SPAK ka tërhequr aktet hetimore nga prokuroria e Tiranës, për pjesën e Mendim Domit dhe shtetasit tjetër të arrestuar Jusel Mici.

Në dosjen hetimore thuhet se Domi është pronar i kompanisë “Mone Advertising” e rregjitruar në datën 3 shkurt 2022.

Ndërkohë ai zotëron dhe një zinxhir tjetër kompanish, si “Mendim Domi” në fushën e telefonisë, “Mendim Domi” në fushën e ndërtimit, “N.M-09” në fushën e tregtisë së mallrave ushqimore, të cilën Mendim Domi e ka blerë në 26 qershor 2021 për vetëm 1 milion lekë të vjetra nga shtetasi Kastriot Xhani.

Çuditërisht, një vit më pas kjo kompani ka mbyllur në muajin Maj 2022 aktivitetin tregtar, duke dalë me status të pezulluar.

Njëherësh në emër të Mendim Domit ndodhet dhe kompania “Super Foods” e themeluar në janar 2020, ku Domi, rezulton të ketë 40 për qind të aksioneve, Jusel Mici 20 për qind dhe Gerald Lamaj është zotërues i 40 për qind të aksioneve.

Domi dhe Mici, tashmë janë duke u hetuar nga SPAK për mashtrimet e shumë qytetarëve europianë me skemën e “Call-Centerave”.

Ndërsa në Tiranë, Mici rezulton pronar i disa kompanive si “Edil Services”, “Etiqua Sh.p.k”, “Jusel Mici”, dhe “Telex”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë skemë mashtrimi është imlikuar dhe kushëriri i Jusel Micit, shtetasi Ismail Mici.

Përmes kompanive të tij të telemarketingut, si “Mail Centër”, “Ismail Mici” dhe “Studio B.a.i.s”, ata kishin ngritur një skemë të mirëfiltë të vjedhjes së parave përmes mashtrimit.

Por në skemën e “rrjepjes” së xhepave të qytetarëve europianë, janë dhe 9 italianë, që tashmë janë shpallur në kërkim.

Më konkretisht Maurizio Giacalone me kërkesë të prokurorisë Tiranë është shpallur në kërkim nga gjykata për akuzën e mashtrimit, evazionit fiskal dhe akuza të tjera.

Giacalone, ka kontrolin e 4 kompanive në Shqipëri përmes të cilave dyshohet se ka qarkulluar miliona euro. Tre nga kompanitë e tij si “Ake Italia” që kuperon në fushën e telekomunikacionit, “Albanian Import” dhe “M.I.A FINANCIAL MANAGEMENT AND ADMINISTRATION”, rezultojnë me flamur të kuq.

Ndërsa sipas prokurorisë, kompania “Vibemedia” që dikur ishte themluar nga Mendim Domi dhe Jusel Mici, është shitur në 29 gusht 2018 për 100 mijë lekë tëg vjetra tek shtetasi Italian, Maurizio Giacalone.

Një tjetër emër është Luca Falsone dhe Mattia Falsone, të dy vëllezërit nga Palermo e Italisë, që kishin mbëritur në Shqipëri për të hapur zinxhirin e kompanive me qëllim krijimin e skemave të mashtrimi.

Luca Falsone, në nëntor 2018 ka blerë kompaninë “Duo Contact” kundrejt 1 milion lekë të vjetra tek dy shqiptarët, Mario Memaj dhe Alket Mejdani. Ky biznes është shtrirë në Durrës dhe Korçë, ndërsa çuditërisht në janar të vitit 2019, aktiviteti i kompanisë është pezulluar.

Në emër të Falsones, janë të rregjistruara dhe biznese të tjera në Shqipëri të telekomunikacionit si, “IMPORT DATA”, “SOCIAL MEDIA PARTNERS MG”, “STARSAT – INTERNATIONAL” dhe “FS EUROPEAN BROKER”.

Ndërsa në emër të vëllait të Lucas, Mattia Falsone, sipas prokurorisë së Tiranës janë të hapura dy kompanitë “BALKAN MARKETING SERVICE” dhe “STARHUB ALBANIA”.

Skema e mashtrimit që kanë përdorur 15 personat, është tashmë e njohur për strukturat e policies shqiptare. Subjekti apo viktima e mashtrimit regjistrohet, fillimisht në platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, e-mail dhe numër telefoni.

Operatorët e kontaktojnë “viktimën” e tyre, menjëherë në telefon dhe krijojnë një bazë besimi me klientin e pretenduar.

Fillimisht klienti tundohet të investojë në sasi të vogla, me premtimin se brokeri-ndërmjetësi, i pretenduar i faqes se investimeve do të realizojë një fitim të madh me investigimin e aksioneve dhe valutave të kriptuara.

Ky premtim i bazuar në një platformë fiktive, e cila ka për qëllim mashtrimin e viktimave nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për përfitime të padrejta ekonomike, është i rremë.

Klienti nuk mund të tërheqë paratë që ka investuar, por joshet të shtojë shumën deri në momentin kur mashtruesi humbet gjurmët dhe zhduket, duke tërhequr më pas pararë përmes një mekanizmi të sofistikuar online./Oranews

Etiketa: arrestimebiznesecall centeremrathetimeitalianmashtrimmashtrimeprokurorisekuestrimshqiptarspakvjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Padia e Irena Gjokës/ Gjokutaj: Berishës s’mund ti bësh presion

19:24 : 10/06/2025
AKTUALITET

Greqi – Nuk e parakaloi dot, shqiptari zbret nga makina dhe e dhunon rëndë/ VIDEO

18:46 : 10/06/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon dënimin me vetëm 10.8 vite burgim për “Baronin e drogës”, Gëzim Çela

15:11 : 10/06/2025
AKTUALITET

Makinën e bashkisë në dispozicion të burrit, “Piranjat” çojnë në SPAK Anuela Ristanin

14:41 : 10/06/2025
AKTUALITET

Çfarë ndodhi pas vrasjes në Durrës? Dëshmia e Erion Alibej: Dumani u bë keq

14:04 : 10/06/2025
AKTUALITET

“Nuk kanë lënë bankë pa çuar letër-porosi për mua”/ Meta: SPAK po më mban padrejtësisht në qeli

12:14 : 10/06/2025
Para

Qarkullonte nëpër Durrës me disa doza kanabis, arrestohet 21-vjeçari/ EMRI

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com