• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Demokratët janë të bashkuar”, Bogdani: Përballë Veliajt e shoh veten fitues!

22:11 : 25/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

“Tiranë, shtëpia jonë, Tirana familja jonë, Tiranë krenaria jonë!” Ky është slogani me të cilin Gert Bogdani do të garojë në primaret e organizuara nga Partia Demokratike, fituesi i të cilave do të garojë me kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë.

I ftuar në  ABC News mbrëmjen e së premtes, Bogdani u shpreh se Primaret janë një garë alternativash me anë të së cilave demokratët do të mund të zgjedhin mes individëve dhe programeve.

I pyetur se cilin sheh si kandidatin më të fortë, ish-deputeti demokrat nuk dha një përgjigje, por theksoi se rëndësi ka që fituesi të ketë eksperiencë në qeverisjen lokale “në mënyrë që pas 14 majit, puna të nisë që në ditën zero.”

Por, a i druhet Bogdani mbështetjes që kryedemokrati Sali Berisha mund t’i japë ndonjërit prej kandidatëve? Ai thotë se ajo që ka më shumë rëndësi në këtë garë është kontakti me demokratët e thjeshtë.

“Nuk ka të bëjë, aksesi duhet të jetë te demokratët e thjeshtë. Berisha e ka bërë të qartë që nuk do të ndikojë. Demokratët të votojnë kandidatin që u ofron fitore më 14 maj. Duhet dallim i qartë mes individit dhe programit që sjell individi.”

Lexo edhe:

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

Gert Bogdani u shpreh po ashtu se përballë Erion Velisë, veten e sheh fitues, ndërsa e akuzoi kryebashkiakun aktual të Tiranës se më shumë bën reklamë sesa punë.

“Fitues e shoh përballë Velisë. PR është gjë tjetër, ai del me bisht lopate duke mbjellë pemë ndërkohë që mbjell pallate. I shpërdoron paratë e taksapaguesve. Më shumë bën reklamë sesa bën punë. Sado PR të bëjë Veliaj nuk e ndryshon dot realitetin në të cilin jetojnë banorët e vet.”

Sa i përket programit të tij, ish-deputeti demokrat shpjegoi se synimi i tij është që të ndryshojë mënyrën sesi qeveriset Bashkia e Tiranës ndërsa pikat kryesore ku do të fokusohet puna e tij do të jenë trafiku i rënduar i qytetit, problematikat e parkimit, shkollat, hapësirat për fëmijët, kthimin e vëmendjes te Tirana rurale etj.

Ndërsa, i pyetur për kandidatin që ai që quhet grupimi Alibeaj mund të ketë për Tiranën, Bogdani tha se në kryeqytet të paktën është i bindur që demokratët do të jenë të bashkuar.

“Të paktën në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, demokratët do të jenë të bashkuar. Se nuk bëhet fjalë vetëm për të hequr Veliajn, por për të sjellë një model tjetër,” tha ai.

Kujtojmë se kandidatët për primaret e Tiranës janë shtatë: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda. Tre dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.

Etiketa: 14 majErion VeliajGert BogdaniPartia Demokratikeprimaretzgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

15:23 : 15/07/2026
AKTUALITET

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026
AKTUALITET

Veliaj firmos urdhrin/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Sekretar i Bashkisë Tiranë

16:22 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

13:20 : 12/07/2026
AKTUALITET

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

18:28 : 09/07/2026
AKTUALITET

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

09:28 : 08/07/2026
Para

Karamuço zbulon rolin e dy kolumbianëve në laboratorin e kokainës në Fier

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş