• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deri ku do shkojnë normat e interesit?

08:23 : 12/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Thuajse çdo ditë, një nga bankat qendrore të botës rrit normat e saj të interesit. Ajo që për më shumë se 10 vjet ishte një zhvillim i rrallë, sot është kthyer në një lajm të zakonshëm.

Bankat Qendrore të ekonomive të zhvilluara po i afrohen nivelit të normave para Krizës Financiare Globale të vitit 2008. Banka e Shqipërisë ka kryer tre rritje të normës bazë në javët e fundit, duket e çuar nga 0.5% në 2.75%, niveli më i lartë i 8 viteve të fundit.

Edhe më agresiv ka qenë komunikimi i bankave gjatë kësaj periudhe. Thuajse njëzëri, të gjitha bankat qendrore të planetit janë shprehur, në mënyrë të vazhdueshme, se nuk do të hezitojnë të rrisin dhe më tej normat, edhe nëse kjo rrezikon të shkaktojë recesion ekonomik global.

Arsyeja e këtyre politikave agresive monetare është e mirënjohur: një valë inflacioniste që bota nuk e shihte që nga vitet ‘70, thuajse një gjysmëshekulli më parë. Paralelet mes të dyja periudhave, në fakt, janë të shumta.

Pikënisja e krizave në të dyja rastet ishin goditje nga ana e ofertës, jo e kërkesës. Në vitet ‘70 ishin vendet e OPEC dhe shkurtimi i prodhimit të naftës prej tyre, që çoi në rritje të çmimit të hidrokarbureve e më pas, përgjatë gjithë segmentit të çmimeve.

Lexo edhe:

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

Këtë vit, fillimisht ishin vështirësitë e transportit të shkaktuara nga kufizimet e COVID, që shërbyen si pikënisje e problemeve. Vetëm më pas ishte mungesa e lëndëve bazë, nga hidrokarburet e deri te drithërat, të shkaktuara nga lufta Rusi-Ukrainë, që e zgjeruan krizën në nivelet e sotme.

Në një botë ideale, politika monetare nuk është e pajisur për t’u përballur me kriza të këtij lloji. Injektimi apo tërheqja e likuiditetit në një ekonomi, arma kryesore e politikës monetare, përdoret për të menaxhuar luhatjet e kërkesës, siç janë periudha paniku apo të pritshmërive tejet optimiste, që çojnë më pas në flluska.

Nga ana tjetër, likuiditeti në vetvete nuk ka asnjë efekt të menjëhershëm në luhatjet e ofertës. Mungesa e produkteve në treg, për shkak të bllokadave të ndryshme, nuk mund të zgjidhet me më shumë para. Përkundrazi, kjo do të shkaktonte thjesht rritje të mëtejshme të çmimeve.

E megjithatë është e kuptueshme pse bankat qendrore në ditët e sotme vepruan shumë më shpejt dhe në mënyrë shumë më agresive se në vitet ‘70. Të ndiera nën presione politike, për të mos ngadalësuar ekonominë në vitet ‘70, bankat qendrore qëndruan pasive për një kohë të gjatë, duke lejuar që normat e inflacionit të rriteshin për disa vjet me radhë.

Kjo krijoi një spirale, ku normat e larta të inflacionit në të tashmen ndikuan në pritshmëritë për çmimet e së ardhmes. Bankat, punëdhënësit, punëmarrësit, kompanitë private llogarisnin çmimet apo pagat e së ardhmes, duke pritur inflacion gjithnjë e më të lartë.

Kjo spirale, mes çmimeve të sotme dhe pritshmërive për të ardhmen, ishte burimi kryesor që lejoi inflacionin të dilte jashtë kontrollit gjatë viteve ‘70. Për të risjellë inflacionin në kontroll u desh më pas një periudhë e tejzgjatur, gati 5-vjeçare, me politika monetare shtrënguese dhe rritje ekonomike anemike. Ndërhyrja agresive u pa e nevojshme për të ulur përfundimisht pritshmëritë e tregut për çmime të larta.

Zhvillimi i dytë kryesor i asaj periudhe ishte kuadri rregullator i bankave qendrore moderne, i bazuar mbi një nivel të lartë autonomie dhe një objektiv të qartë dhe publik për inflacionin.

Bankat qendrore duhet t’u qëndronin larg presioneve politike për të injektuar likuiditet në ekonomi, vetëm e vetëm që të shkaktonin rritje afatshkurtra ekonomike. Qëllimi i tyre duhet të ishte një dhe i qartë, normë inflacioni e ulët dhe nën kontroll. Mbi këtë qëllim, dhe këtë qëllim vetëm, bankave qendrore iu lejua një autonomi politike, e cila ishte e paprecedentë, edhe brenda sistemeve politike demokratike.

Të paktën për momentin, duket se një spirale çmime-pritshmëri është shmangur. Treguesit për pritshmëritë afatgjata të inflacionit në ekonomitë e zhvilluara, të vlerësuara nga çmimet e obligacioneve afatgjata, mbeten nën kontroll.

Pavarësia e bankave qendrore, objektivat e qartë për norma inflacioni në nivelet 2-3%, dhe politikat agresive të këtyre javëve, duket se i kanë qetësuar tregjet, se bankat qendrore nuk do të lejojnë një ripërsëritje të viteve ‘70.

Pikërisht, për këtë arsye, sot dilema kryesore përpara bankierëve qendrorë është nëse normat duhet të vazhdojnë të rriten dhe deri në çfarë niveli. Gjasat që çmimet të vazhdojnë të rriten, edhe për një periudhë afatmesme, janë të larta.

Problemet e transportit të mallrave në botë duket se janë zgjidhur, por efektet e konfliktit Rusi-Ukrainë vetëm sa po fillojnë të ndihen. Sidomos në Europë, mungesa e gazit rus është një faktor që nuk mund të shmanget lehtësisht, pavarësisht përpjekjeve të shumta të qeverive europiane.

Tani që bankat qendrore duket se kanë rivendosur autoritetin e tyre në treg, të bindura që të mos lejojnë periudha të zgjatura inflacioniste, a do vazhdojnë t’i rrisin normat e interesit, edhe nëse kjo shkakton recesion?

Përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve do të vazhdojë të shqetësojë rregullatorët, por mbi të gjitha, do të përcaktojë fatin e ekonomisë botërore, por edhe asaj shqiptare, në javët dhe muajt që vijnë./ EDITORIAL MONITOR

Etiketa: Edi Ramaekonomikrizanorma interesiqeveria RamaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026
AKTUALITET

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

22:31 : 24/06/2026
AKTUALITET

Diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve në Elbasan

22:21 : 24/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi: Mbi 500 projekte të Ramës dhe oligarkëve të tij janë mbajtur larg publikut

21:16 : 24/06/2026
AKTUALITET

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026
Para

Itali/ Nuk pranonte lidhjen e vajzës me një shqiptar, përfundojnë në burg dy shtetas

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet