• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesioni i skanimit, dyshimet e një korrupsioni ulëritës

15:08 : 04/11/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE

Nga Klodian Tomorri

1-Qytëtarët shqiptarë paguajnë 14.2 milionë euro në vit për koncesionin e skanimit për të siguruar kufijtë. Se sa të sigurte janë kufijtë e Shqipërisë e tregojnë arkat e bananeve të BanaKingut, që skaneri i nxjerr gjithmonë të pastra.

2-S2 Albania, kompania që ka koncesionin e skanimit zotërohet 51 për qind nga Rapiscan Systems dhe 49 për qind nga shqiptarja ICMS. Vitin e kaluar S2 Albania raportoi 1.2 milionë euro fitim neto pas taksave. Por fitimi real është shumë më i madh se kaq.

3-Çdo vit S2 Albania transferon 3 milionë euro tek kompania ICMS. S2 ja transferon paratë ICMS-se si nën kontraktim për kryerjen e shërbimeve dhe mirëmbajtjen e pikave të skanimit.

Lexo edhe:

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

4-ICMS ka vetëm 4 punëtorë. Pronarin Olti Pecini, 2 ekonomistë dhe një inxhinier elektrik. Pra me vetëm 4 punëtorë, 3 prej të cilëve s’kanë asnjë lidhje me shërbimin e skanimit, ICMS faturon 3 milionë euro në vit nga S2 Albania për mirëmbajtjen e pikave të skanimit.

5-ICMS nuk ka asnjë qindarkë tjetër të ardhura veç atyre që merr nga S2 Albania. ICMS është krijuar dhe shërben thjesht dhe vetëm për të nxjerrë 3 milionë euro në vit jashtë koncesionit të skanimit. Pompë shkarkuese.

6-Në vitin 2013 ICMS bleu 49 për qind të aksioneve të koncesionit të skanimit, një biznesi me vlerë të paktën 200 milionë dollarë, për vetëm 4 mijë e 500 lekë të vjetra shqiptare. Kontrata e shitjes iu mbajt e fshehtë aksionerëve të Rapiscan (OSI System) në SHBA.

7- Skandali i shitjes u mor vesh dhe shpërtheu në SHBA 4 vjet më vonë, në vitin 2017. OSI është e kuotuar në bursë. Investitorët që kishin tregtuar aksione të kësaj kompanie paditën kompaninë dhe drejtuesit e saj për mashtrim dhe korrupsion të rëndë. Në akuzë thuhej se kontrata e shitjes së 49 për qind të aksioneve të ICMS ishte korrupsion dhe kanalizim rryshfeti.

8-Në SHBA, kompania u përpoq të mbrohej se ICMS kishte kryer investime në koncesion, ndaj shitja nuk ishte për 4 500 lekë të vjetra. Por këto pretendime u rrëzuan edhe në gjykatë, kur ekspertët atje provuan se ICMS nuk kishte asnjë evidencë në bilancet e saj se kishte bërë investime për koncesionin e skanimit.

9-Krimi u certifikua me vendim gjykatë në SHBA. Gjykata tha se drejtuesit e kompanisë OSI, në rastin më të mirë kishin bërë deklarime të gabuara, në rastin më të keq kishin mashtruar qëllimisht.

10-Pas shumë gjyqesh, kompania ra dakord të paguante 12.5 milionë dollarë si dëmshpërblim për investitorët, që të mos vazhdonte me procesi gjyqësore.

Morali? Koncesioni i skanimit është certifikuar si aferë koruptive në SHBA. Vetëm prokurorisë shqiptare nuk i ra asnjëherë ndër mend ta hetojë edhe pse dyshimet këtu janë ulëritëse. Politikisht çështje nuk ngacmohet asnjëherë se janë të gjithë në tavë. Dhe hetimet këtu janë shumë të thjeshta.

1-Çfarë investimesh ka bërë ICMS në koncesionin e skanimit që bleu gjysmën e tij për 450 lekë?

2-Çfarë shërbimesh bën ajo për mirëmbajtjen e pikave të skanimit?

3-Ku shkojnë 3 milionë euro që ICMS arkëton si nënkontraktore nga S2 Albania?

Ndiqeni njëherë paranë se është shumë kollaj.

Etiketa: Bana KingICMSKlodian TomorrikoncesioneKoncesione skanimikorrupsionS2 Albania

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026
SPORT

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026
AKTUALITET

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026
AKTUALITET

Der Spiegel: Rama dhe Kanye West të padëshiruar, njëri për korrupsion, tjetri për antisemitizëm

14:34 : 09/07/2026
AKTUALITET

“Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor”/ Bardhi në PE: Rama bashkëpunëtor me krimin e organizuar

11:52 : 09/07/2026
Para

Dhunimi i së moshuarës në Pejë, organizata ORCA: Programi i dobët i infermierisë

TË GJITHA

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş