• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EUROSTAT nxjerr lakuriq gënjeshtrën e Ramës, PD: Sot katërfishohet çmimi i energjisë

12:03 : 01/11/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit të EUROSTAT lidhur me energjinë elektrike. Në këtë artuikull thuhej se shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë në rajon.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo tha se statistikat e EUROSTAT nuk marrin parasysh rritjen me më shumë se 4‒fish të çmimit të energjisë elektrike për familjarët që tejkalojnë fashën 800 këh në muaj.

“Raporti i sapo publikuar i EUROSTAT, mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë, nxjerr lakuriq gënjeshtrën e Edi Ramës: Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, me përjashtim të Malit të Zi. Çka vlen të theksohet fort është fakti se vendet e tjera të rajonit, pavarësisht se janë shumë më të ekspozuara se Shqipëria në tregun e energjisë, dhe pa burime të brendshme prodhuese, kanë çmime më të ulëta të energjisë. E dini pse? Sepse kanë aplikuar paketa ndihmëse për popullatën.

Përjashtim këtu, sigurisht, bën Shqipëria e Hirziut, e cila nuk ndërmerr asnjë masë dhe nuk kujdeset për asnjë paketë të tillë. Por nuk mbaron këtu. Statistikat e EUROSTAT nuk marrin parasysh rritjen me më shumë se 4‒fish të çmimit të energjisë elektrike për familjarët që tejkalojnë fashën 800 këh në muaj”, shprehet Bozdo.

Bozdo theksoi se me këtë shtesë, Shqipëria do të mbetet vendi me energji më të shtrenjtë në rajon

Lexo edhe:

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

“Me këtë shtesë, Shqipëria do të mbetet vendi me energji më të shtrenjtë në rajon. Kjo është absurde duke ditur dy fakte:

se ne nuk kemi asnjë varësi nga gazi rus;

se ne mund të plotësojmë 100% të nevojave tona nga energjia e rinovueshme, që e prodhojmë me burimet tona ujore, që Zoti na i ka dhuruar me bujari!

Ndërsa Rama bërtet poshtë e lart, si i marri i fshatit, për “çmime të çmendura të energjisë, që nuk gjendet”, apo se “jemi në luftë dhe lufta do sakrifica”, fakti është se fatkeqësia nuk është lufta dhe as mungesa e energjisë, por ai vetë dhe qeveria e tij. Shumë vende, të cilat janë në pozitë shumë më të vështirë se Shqipëria, kanë qeveri të cilat mbrojnë me sukses konsumatorët nga çmimet e larta, sepse prioritet për to është mbrojtja e popullatës dhe ekonomisë kombëtare, dhe jo lënia e tyre në rënie të lirë”, vazhdon deputeti demokrat.

Anëtari i Kryesisë së PD-së shprehet se ditën e sotme (1 nentor), qeveria do ta rrit çmimin e energjisë elektrike me katërfish teksa bën thirrje për protesten e 12 nëntorin.

“Çmimin e energjisë e kemi të lartë, dhe do ta kemi katërfish më të lartë, duke filluar që sot, jo sepse s`kemi mundësi, por sepse qeverisë nuk ia ndjen për konsumatorin, qytetarin, taksapaguesin. Do të vazhdojme refenin “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë dhe do të jetë”, sa kohë ndërmarrjet publike te sektorit, KESH, OSHEE dhe OST, janë kthyer në fole të mega kurrupsionit, në çerdhe të militantëve politikë, në konvaleshenca të patronazhistëve dhe hajdutëve të votave, që marrin rrogën, jo për të bërë punën, por për të vjedhur për xhepin e vet dhe të partisë, dhe me këta xhepa për të vrarë zgjedhjet e radhës.

Gëzuar 1 nëntorin, ditën kur qeveria ta rrit çmimin e energjisë elektrike me katërfish. Mos harro 12 nëntorin, kur protesta e madhe kombëtare na thërret për t’i thënë NDAL marrëzisë dhe rrezikut që i sjell Shqipërisë, personazhi që nuk ndreqet dhe që për pushtetin, çdo ditë, rrënon shtetin”, përfundon ai.

Etiketa: çmimetEdi Ramaenergjia elektrikeEno BozdoEurostatPDqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

19:59 : 23/10/2025
RAJONI

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo, emërohet nënkryetare bashkie

17:56 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pasi shtinte fall për Ramën gjatë 11 majit, aktorja Delinda Disha kandidon e pavarur në Tepelenë

13:54 : 23/10/2025
Para

Në Vlorë arrestohet 65-vjeçari për llamarina pa leje, në Tiranë Rama fal Salillarin

TË GJITHA

Horoskopi, 24 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 23/10/2025

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025

“Familja e di se Vis Martinaj është futur në grackë”, Dervishi: E thirrën te vila e Avdylajve

22:40 : 23/10/2025

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qytetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn

22:32 : 23/10/2025

Sabotim i SPAK-ut? Korreshi: Pajisja e AKEP ka përgjuar Task Forcë-n e ngritur për zgjedhjet

22:31 : 23/10/2025

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com