• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E treta e vërteta e Xi Jignping

11:16 : 24/10/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Kongresi i fundit i partisë komuniste kineze ishte brenda pritshmërive. Xi Jingping, lideri kryesor (ang. paramount leader), fitoi një mandat të tretë të paprecedentë, duke u kthyer tashmë në udhëheqësin më të pakontestuar pas Maos. Mendimi i tij për socializmin me karakteristikat kineze për një eopkë të re është ëprfshirë tashmë edhe në kushtetutë, duke u bërë kësisoj i vetmi pas Maos që ka pasur këtë privilegj, duke parakaluar dhe liderin e rëndësishëm reformator Ten Hsiao Pinin.

Me fuqi të pakrahasueshme, duke qenë njëherazi sekretari i përgjithshëm i partisë, kryetari i komitetit qëndror të byrosë politike ku arriti të zgjidhte gjashtë mbështetës të tij si pjesë e udhëheqjes kolektive, shef i ushtrisë por edhe president i vendit, fuqitë e tij janë të pakrahasueshme, po të merret parasysh që Kina është e dyta vetëm pas SHBA për madhësi të ekonomisë së saj, investimet ushtarake, shtrirjen e investimeve civile ndërkombëtare, rrjetin e marrëveshjeve tregtare etj.

Gjithashtu në terma të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, duket se Xi ka lëvizur me shpejtësi nga qëndimi i matur dhe me profil të ulët të Ten Hsiao Pinit. Përgjatë dekadës së fundit, Kina ka shtuar investimet në ushtri dhe teknologji ushtarake, duke shtuar ndër të tjera dhe kapacitetet nukleare, ka militarizuar detin e Kinës së Jugut ku ka ndërtuar platforma artificiale të cilat kërcënojnë integritetin territorial të vendeve të Azisë Juglindore dhe stabilitetin rajonal, ka pasur përplasje kufitare me Indinë, ka kërcënuar Taivanin me pushtim etj. Kjo politikë e jashtme agresive ka gjasa të vazhdojë dhe në mandatin e tretë dhe madje mund të përshkallëzohet duke pasur parasysh konfigurimin e ri të komitetit qëndror dhe byrosë politike që janë besnikë pa kushte të Xi.

Lexo edhe:

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

Siguria ishte fjala ndoshta më e përmendur në fjalimin e Xi që ka bërë shumë analistë ndërkombëtarë të kuptojnë nuancat e pashprehura për të përcaktuar dhe kursin e ri të politikës së jashtme. Ndërsa disa kanë thënë që kjo padyshim do ta radikalizojë kursin e konfrontimeve në politikën e Xi, të tjerë janë shprehur që ka më tepër karakter difensiv dhe ndoshta kjo do të lejojë një politikë të jashtme më konstruktive në raport me Tajvanin, me fqinjët por edhe me SHBA dhe Bashkimin Evropian.

Njëkohësisht është interesante si do të zhvillohet më tej marrëdhënia me Rusinë e Putinit. Ky i fundit, bashke me Kim Jongun e Koresë së Veriut ishin dhe të parët liderë ndërkombëtarë që urua Xi në rizgjedhjen e tij të tretë. Të dyja vende që janë gjithnjë dhe më të varura për eksportet e tyre në drejtim të Kinës dhe për shumë nga importet tashmë që janë duke u ballafaquar me valën e sanksioneve. Marrëveshja strategjike mes Putinit dhe Xi e nënshkruar vetëm tre javë përpara fillimit të pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse, tregojnë që minimalisht Kremlini kishte informuar me detaje palën kineze për pushtimin e planifikuar, ndonëse ky ishte i bazuar në informacione të pasakta nga shërbimet sekrete që do të kishte qenë i lehtë dhe pa hasur shumë rezistencë.

Gjithsesi, për ta përmbledhur, mund të themi që politika e sigurisë së Kinës parashikohet të ketë kontinuitet, ndërkohë që ekonomia nuk mori vëmendjen e duhur në këtë kongres dhe situata aspak optimiste ekonomike mund të ndryshojë dhe impaktojë edhe sjelljen në politikën e jashtme të këtij vendi me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike në gjeopolitikën botërore.

Etiketa: azia juglindoreBashkimi Europianilir kalemajluftepartia komuniste kinezePutinRusiSHBAsiguriaTajvaniTen Hsiao PiniUkraineXi Jingping

Lajme të lidhura

BOTA

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025
RAJONI

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025
BOTA

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025
BOTA

Zbulohet biseda telefonike mes Putin dhe Netanyahut

21:27 : 15/11/2025
AKTUALITET

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

18:46 : 15/11/2025
BOTA

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
Para

Vdekja e Learit/ “Mos iu jargavit Ramës”, Vasili-Çuçit: Përdhosët viktimën, largohu!

TË GJITHA

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025

Gazi amerikan kalon nga Greqia drejt Ukrainës, furnizimi nis nga janari

17:29 : 16/11/2025

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com