• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Homazhe për vdekjen e të riut, çfarë ndodhi në protestën për Lear Kurtin: Drejtësi!

21:55 : 21/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SOCIALE

Një orë e gjysmë ka zgjatur protesta për vdekjen e të riut Lear Kurti.

Qytetarët kanë kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes për të riun që humbi jetën në komisariatin nr.3 në Tiranë, madje protestuesit duke fajësuar autoritetet për papërgjegjshmëri dhe mungesë transparence.

Protesta nisi rreth orës 19:30 përballë Ministrisë së Brendshme, ku qytetarët me pankarta në duar brohorasin: “Polici e krimit…Policia e krimit”, gjithashtu ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi i cili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndë pasi një 32-vjeçar vdes në duart e uniformave blu.

Pas më shumë se 45 minutash, qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë ku mbajtën një minutë heshtje dhe ndezën qirinj në nder të Lear Kurtit. Ndër të tjera në përfundim të protestës, ata paralajmëruar se do të ketë edhe një tjetër protestë dhe se ora dhe dita do të njoftohet në rrjete sociale. Protesta u mbyll paqësisht pasi nuk u shënua asnjë incident.

Lexo edhe:

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

PD: Çmimet janë jashtë kontrollit, pagat më të ultat! Qeveria teknike është zgjidhja

Një prej protestuesve tha se po përdoret e njëjta skemë si në rastin e Klodian Rashës, ku po tentohet të përbaltin fugurën e viktimës.

I riu: “Policia janë bërë si djemtë e këqinj, nuk janë mbledhur shumë por nuk kemi cfarë të bëjmë. Është e njëjta skemë si me Klodian Rashën, si duan ta fshehin dhe të përbaltin viktimën dhe ta nxjerrin policine duarlarë. Duhet të bëhët dicka sa më shpejt të jetë e mundur”

Ndërsa mbante një fjalim para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Lear Kurtit dhe mënyrën sesi ai u shoqërua, aktivistja Nertila Haxhiaj është ndjerë keq.

Ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë. Të pranishmit i kanë dhënë ndihmën e parë ndërsa ka qëndruar për pak minuta e shtrirë.

  • Ku ishte Edi Rama gjatë orarit kur u zhvillua protesta?

Në një kohë kur në mes të Tiranës qytetarë të shumtë kanë dalë për të protestuar për vdekjen e Lear Kurtit, kryeministri Edi Rama i pa shqetësuar qesh dhe bën shaka me simpatizantë të Partisë Socialiste gjatë një takimi mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Nga Elbasani, kreu i qeverisë po ndante disa certifikata të mirënjohjes për qytetarët që kanë investuar dhe kanë dhënë kontributin në këtë zonë. Midis shumë qytetarëve të vlerësuar, titullin e “Mirënjohjes” e mori gazetari Elton Kikia që la profesionin e tij dhe kryeqytetin duke zgjedhur të punojë në fshat.

Teksa i dha certifikatën e Mirënjohjes Kikias, Rama tha me batutë: “Respekte! La gomerët e qytetit dhe erdhi për t’i parë hajrin gomaricave këtu në fshat” (qesh).

Ky është kontrasti mes qeverisë Rama që qesh dhe qytetarëve që ngrihen në protestë për të kërkuar drejtësi. Pas Klodian Rashës, 8-vjeçares Joandës, tashmë është radha e Lear Kurtit që të mbetet viktimë në duart e policisë së shtetit.

 

  • Si ndodhi ngjarja e 19 tetorit ku humbi jetën Lear Kurti?

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Atij iu kërkua të ndalonte në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë, por vrapoi dhe u largua. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekjes, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore.

Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre.

Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

Etiketa: BerishaDrejtesiLear KurtiPartia Demokratikepolicia e shtetitprotestaqeveriaqytetarëtRamashoqeria civile

Lajme të lidhura

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkise Vlore, Ermal Dredha gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 34 vjetorit te Partise Socialiste. Gjate ceremonise, pjesemarresit kane folur per fitoren gjate zgjedhjeve te 11 majit dhe integrimin ne BE./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Vlora Mayor, Ermal Dredha during a ceremony organized on the occasion of the 34th anniversary of the Socialist Party. During the ceremony, participants spoke about the victory during the May 11 elections and EU integration.
AKTUALITET

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

15:37 : 04/07/2025
AKTUALITET

PD: Çmimet janë jashtë kontrollit, pagat më të ultat! Qeveria teknike është zgjidhja

15:18 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

12:21 : 04/07/2025
AKTUALITET

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

08:19 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025
Para

Zbulohet se kur mund të kemi një vaksinë kundër kancerit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com