• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Frikë nga reagimi publik? Rama pezullon instalacionin 4 mln euro

11:59 : 20/10/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka pezulluar tenderin e shumë-diskutueshëm për ndërtimin e një instalacioni prej druri me vlerë rreth 4 milionë euro në oborrin e kryeministrisë.

Shkaqet e këtij pezullimi nuk janë bërë ende publike, megjithëse besohet se vendimi ka ardhur për shkak të reagimit të fuqishëm publik mbi këtë shpenzim super-luksoz në një kohë krize të thellë ekonomike.

Sipas të dhënave zyrtare, rezultati i tenderit me objekt “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden”’ dhe me fond limit mbi 430 milionë lekë të reja, duhet të shpallej në datën 19 Tetor 2022.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

Por, në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, në krah të këtij tenderi është vendosur shënimi “Pezulluar”.

Në foto: Fondi Shqiptar i Zhvillimit pezullon tenderin për instalacionin 4 milionë euro

Natyrisht, pezullimi i një procedure tenderuese nuk është anulim i saj. Ndaj, tenderi me vlerë 4 milionë euro mund të rihapet sërish.

Por, të paktën për këtë moment, duket se kryeministri Rama si urdhërues dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit si zbatues i këtij projekti të habitshëm, kanë vendosur të bëjnë një hap pas, fillimisht duke pezulluar procedurën.

Tenderi i shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ndërtimin e instalacionit prej druri shkaktoi reagimin e menjëhershëm publik dhe të opozitës, për shkak se qeveria kishte vendosur të shpenzonte rreth 4 milionë euro për një ide tërësisht pa vend të kryeministrit Rama.

Në përgjigje të këtyre kritikave, Rama deklaroi se sa i përket instalacionit prej druri ai “nuk bëhet fjalë për një vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise punë”.

Në fakt, dokumentat zyrtare, të publikuara në mënyrë periodike dhe të shpërndara në kohë të ndryshme nga institucionet qeveritare, tregojnë se instalacioni dhe projekti i energjisë së rinovueshme janë dy çështje të ndryshme, të cilat i bashkon vetëm vendi ku do të zbatohen-ambjenti rreth selisë së kryeministrisë.

Instalacioni duket se është thjesht një trill luksoz i kryeministrit Rama për të krijuar një oaz të gjelbër në Tiranën e betonizuar.

Ndërsa panelet për energji të rinovueshme janë një tjetër projekt, që do të zbatohet në kuadër të krizës energjitike.

Të shohim me radhë dokumentat.

Në fund të Gushtit 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli tenderin “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden””, me fond limit 431 milionë lekë të reja ose rreth 4 milionë euro.

Për realizimin e këtij tenderi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është ngarkuar nga Qeveria, nëpërmjet një vendimi të posaçëm, të miratuar në 27 Korrik 2022.

Në foto: Tenderi për instalacionin 4 milionë euro

Projekti parashikon ndërtimin e një strukture prej druri 4-katëshe, e cila do të vendoset në oborrin e pasmë të godinës së Kryeministrisë.

Në dokumentat e tenderit lexohen “perla”, të cilat forcojnë bindjen se shpenzimi me vlerë disa-milionë euro është një luks i tepruar në kohë krize.

“Duke parë kushtet e tanishme të godinës, shikojmë që pothuajse të gjithë grilat janë të mbyllura”, thuhet në Raportin Teknik të Projektit.

Ndaj, hartuesit e tij mendojnë se “qëllimi i projektit është krijimi i një objekti qendror, për të cilin do t’ia vlejë që grilat përreth të hapen dhe pamja, aromat dhe oksigjeni që do të çlirohet nga bimësia e dendur do të depërtojë në zyrat e këtij institucioni të rëndësishëm”.

Pas kritikave publike për këtë projekt, kryeministri Rama nxitoi të shuante zërat për shpenzim luksoz me instilacionin.

Ai deklaroi se projekti do të shërbejë për krijimin e energjisë së rinovueshme.

Por, kjo deklaratë e Ramës bie ndesh me dokumentat zyrtare.

Në aktet e tenderit për instilacionin e drurit me vlerë rreth 4 milionë euro, thuhet shprehimisht që panelet fotovoltaike do të vendosen në tarrancën e godinës ekzistuese të Kryeministrisë.

Pra, rrjedhimisht, nuk mund të justifikohet shpenzimi miliona euro për instilacionin e drurit, kur në fakt panelet do të qëndrojnë në tarracën e objektit të ndërtuar që në vitin 1941.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave, korrik 2022, për instalacionin prej druri

Dhe, si për të konfirmuar këtë fakt, qeveria ka hapur një tjetër procedurë për panelet fotovoltaike mbi çatinë e saj.

Në 28 Shtator 2022, miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 633, ku ngarkohet Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të kryer procedurat për vendosjen e paneleve fotovoltaike në tarracën e Kryeministrisë dhe ministritë e linjës.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave, Shtator 2022, për fotovoltaikët mbi godinën e Kryeministrisë

Dallohet qartësisht se ndërtimi i instalacionit prej druri në oborrin e Kryeministrisë dhe vendosja e paneleve fotovoltaike në tarracën e selisë së Edi Ramës janë dy procedura të ndryshme, për të cilat do të zhvillohen tendera të ndryshëm dhe, natyrisht, do të shpenzohen edhe fonde të ndryshme.

Përfundimisht, deklarimet e Ramës se instalacioni prej druri nuk është vepër arti, por burim për energji të rinovueshme, janë thjesht blof i kryeministrit për të shuar zërat kritikë ndaj shpenzimeve luksoze të diktuara prej tij personalisht.

Etiketa: Agjencia e Prokurorimit PublikEdi RamaFondi Shqiptar i Zhvillimitinstalacion drurikryeministrioborri i kryeministriseparku edentender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026
Para
Klodian Tomorri

Tenderat e ndershëm të Rilindjes

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş