• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A po nis policia falsifikimin e ngjarjes tragjike ku humbi jetën i riu?!

15:35 : 20/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Vdekja e 32-vjeçarit Laer Kurti në duart e efektivëve të patrullës së policisë, teksa e shoqëronin në ambientet e komisariatit Nr.3 në kryeqytet, është e veshur me mister dhe shumë dritëhije.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar reagime të forta nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, që akuzojnë Uniformat Blu për dhunë dhe papërgjegjshmëri në mënyrën si kanë trajtuar rastin.

Këto reagime kryesisht janë të shtyra nga paqartësia që shpalosin njoftimet e institucioneve shtetërore për vdekjen e të riut dhe njëherësh duken tepër kontradiktorë.

Fillimisht ngjarjen e lajmëroi AMP dhe jo Policia e Tiranës siç ndodh zakonisht me arrestimet që Blutë e kryeqytetit realizojnë.

Agjencia, që drejtohet nga ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i akuzuar për manipulim të provave në një rast të ngjashëm me atë të mbrëmshmin, siç është vrasja e Klodian Rashës nga ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, edhe këtë herë duket e përfshirë në një tentativë për të trilluar dhe përdhosur viktimën.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

Fillimisht AMP njoftoi se patrulla është përballur me 32-vjeçarin në rrugën “Riza Cuka” dhe ai ka refuzuar t’i përgjigjet urdhrit të ndalimit, për t’u kapur pas një ndjekjeje në zonën e “Don Boskos”.

“Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentet e identifikimit, shtetasi L. K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë. Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Por teza se Laer Kurti ndërroi jetë në spitalin e Traumës u rrëzua shpejt nga bluzat e bardha, të cilët për mediat deklaruan se nuk kanë ekzaminuar apo ndërhyrë te 32-vjeçari, pasi ai ka mbërritur aty pa shenja jete.

Sipas mjekëve, i riu është dërguar menjëherë për në morgun e QSUT-së, pasi kur një person mbërrin pa shenja jete dhe konstatohet që ka humbur jetën, mjekët e kanë të ndaluar ta prekin apo të bëjnë ndërhyrje në trupin e tij.

Pas deklaratave kontradiktore midis institucioneve ligjore dhe atyre mjekësore, ishte edhe prononcimi i babait të Laer Kurtit, Artur Isai që i përforcoi dyshimet se policia po tentonte të falsifikonte ngjarjen dhe përgjegjësia për humbjen e jetës së një të riu gjatë arrestimit t’i mbetej viktimës.

Duke u endur në dyert e QSUT dhe morgut të Tiranës për të parë për herë të fundit të birin, ai akuzoi policinë duke thënë se “ata e kanë mbytur” dhe sqaroi se Laeri gëzonte shëndet të plotë.

“Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi. Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka këtu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi. Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan”, u shpreh ai për Top Channel.

Dyshimet për vdekjen u shtuan edhe më tepër pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga Parlamenti akuzoi policinë se e ka dhunuar në makinë 32-vjeçarin dhe ai ka shkuar në dyert e Komisariatit thuajse pa ndjenja.

Madje Berisha shkoi edhe më tej ku hodhi akuza të forta se ngjarja do të manipulohet nga institucionet si në rastin e Klodian Rashës, ku tentuan ta paraqisnin si kriminel dhe të dhunshëm, duke e lidhur me një armë zjarri që u gjet “rastësisht” në një pellg me ujë pranë lagjes ku ai u vra.

“Policia gjithnjë gënjen, siç tha për Klodian Rashën. Prisni kur të na thonë se në një pellg ishte një revole. E kanë ndjekur, pse nuk paraqiti dokumentin, në një distancë të gjatë shumë. E kanë kapur, e kanë futur në makinë, janë sjellë shtazërisht me të dhe burimi thotë se në komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur. Nuk kanë marrë autoambulancë, nuk kanë thirrur autoambulancë, nuk e kanë çuar në spital, por de fakto në morg. Gjithçka tregon se është dora kriminale e vrasësve me uniformë që i morën shpirtin një 32-vjeçare. Kishte 1000 mënyra të tjera për t’u sjellë ndaj atij të riu”, tha Berisha.

Teksa terri informativ nga ana e institucioneve vazhdoi edhe gjatë mesditës, Berisha nuk u ndal por kritikoi sërish policinë për përdorimin e epiteteve dhe sajimin e historive rreth viktimës.

“Policia e drogës, me të njëjtin raport si të rastit Rasha edhe për 32 vjecarin Kurti! Përdorues droge dhe me sëmundje të epilepsisë, në fakt ata që e njohin e dinë shumë mirë që Laeri nuk ishte as përdorues droge dhe as me sëmundje shoqëruese! Monstrat, pasi të vrasin, të vendosin edhe epitete të ZEZA! Kamikazi Ardi Veliu, pasi ekzekutoi mbas shpine Klodian Rashën, i vendosi edhe pistoletë në dorën e viktimës, më pas e etiketuan si përdorues droge dhe i sëmurë me epilepsi, të njëjtën gjë po bënë edhe me 32-vjeçarin që policia vrau mbrëmë. Ky kamikaz, në rastin e parë, ishte drejtor i policisë, sot është shefi Kontrollit të Mbikëqyrjes Policore!”, shkroi kreu i PD në Facebook.

Ndërkohë rreth orës 13:30, dy orë më tepër nga koha kur autoritetet i kishin pohuar babait të të riut se mund të merrte vesh të vërtetën mbi të birin, familja u njoftua për tërheqjen e trupit nga morgu i Tiranës, pasi kishte përfunduar ekspertiza ligjore.

E teksa kanë kaluar dy orë nga përfundimi i ekspertizës, detajet e saj nuk janë bërë ende zyrtare nga autoritetet, por mediat kanë arritur ta zbardhin nëpërmjet burimeve nga mjekësia ligjore.

Sipas tyre shkaku i vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti është se ai ka gëlltitur një qese me kokainë me qëllim që të mos ia kapte policia, e cila ishte vënë në ndjekje të tij.

Pavarësisht kësaj ngjarja mbetet ende e shoqëruar me mister dhe natyrshëm pyetja që lind është: “A po nis policia falsifikimin e ngjarjes tragjike ku humbi jetën i riu!”, kjo pasi askush nuk e di se çfarë ndodhi brenda makinës që e shoqëroi Laer Kurtin, i cili nuk ka mundur as të futet brenda komisariatit për t’u marrë në pyetje.

Etiketa: Agjencia e Mbikëqyrjes PolicoreLaer Kurtipolicia e shtetitSali Berishavdes ne komisariat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

22:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026
AKTUALITET

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026
Para

Kriza energjetike shkakton përçarje mes Francës dhe Gjermanisë

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş