• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qytetarët e Elbasanit dalin në protestë, fikin makinat! Boçi: Rama vjedh shqiptarët

11:44 : 11/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Vështirësia ekonomike dhe rritja e paprecedent e çmimeve kanë detyruar qytetarët në Elbasan të reagojnë duke i kërkuar “llogari” qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama për keqmenaxhimin e krizës.

“Boll heshtëm” ka qenë motoja e protestës që po mbahet sot në qytetin e Elbasanit, duke marrë shkasë nga çmimet e larta të karburanteve ku sot një litër naftë kushton 245 lekë. Qytetarët kanë thënë se kanë dalë në shesh për të protestuar, duke shtuar se familjet shqiptare po varfërohen çdo ditë dhe më shumë.

“Unë protestoj për të drejtën time për të qenë njëri. Si komb kemi humbur personalitetin tonë, duke pranuar gënjeshtra, mashtrime që na bën kjo qeveri. Kam besim të madh se shumë demokratë që nuk vijnë këtu por te kutia do e tregojnë vetën. Të gjithë janë në një hall. Bordi është monopol”- tha një qytetar.

“Protesta është shumë e drejtë, ne përpara jemi si qytetar se sa si përfaqësues i forcave politike, është një kauzë përtej ngjyrimeve politike. Një pjese e mirë e njerëzve janë në punë. Nuk dihet të mohojmë edhe presionin nga autoritetet që nuk duan t’i shohin në shesh. Ky është vetëm fillimi, do të vijojmë. Po paguajmë çmimet më të larta në Europë, ndërkohe jemi më të varfrit”– tha një tjetër.

Qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Partisë Demokratike për të protestuar në sheshin “Gensher”, kurse dhjetëra shoferë kanë fikur makinat e tyre në rreth rrotullimin e 1 majit.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

Gjithashtu kësaj proteste i janë bashkuar edhe pensionistët të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre duke pohuar se qeveria i ka lënë në “mëshirë të fatit”. Të moshuarit pohojnë se ndihma e qeverisë është qesharake krahasuar me rritjen e paprecedent të çmimeve dhe inflacionin në vend.

“Nëse qeveria s’na ofron mirëqenie, të largohet”, është shprehur një pensionist.

Bulevardi është bllokuar nga protesta, kurse qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm për çmimin e karburanteve, por edhe për krizën e rëndë ku janë zhytur.

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka folur për mediat nga protesta e organizuar në Elbasan ditën e sotme, ndërsa deklaroi se arsyeja e këtij tubimi nuk është vetëm rritja e çmimit të naftës por edhe rritja e pasigurisë në vend dhe shpopullimit. Boçi tha se rritja e çmimit të naftës nuk është vetëm abuzim, por është vjedhje e hapur, ndërsa shtoi se qeverisë i duhen paratë pasi ka përpara një fushatë zgjedhore dhe i nevojiten miliona euro për të blerë vota dhe për të organizuar fushatën.

“Arsyet janë të ditura, nuk është vetëm rritja e naftës, është rritur pasiguria e shpopullimi. Të parët sot janë qytetarët e Elbasanit, janë të revoltuar ndaj padrejtësisë. Nuk është vetëm abuzim, por është vjedhje e hapur rritja e çmimit të naftës. Shihet qartë që qeveria ka nevojë për para abuzive, ua rrëmben qytetarëve përmes këtyre formave siç është rritja e karburanteve që depoziton miliona euro në arkën e shtetit nëpërmjet TVSH-së. Nuk ka ndihma për pensionistët e studentët dhe ka çmimet më të larta të karburanteve. Jo vetëm në raport me pagën, por çmimi është më i larti në rajon. Kur shikon që çmimet në bursë bien ,dhe në vend ngrihen rritet revolta. Ka një fushatë zgjedhore përpara dhe i duhen miliona euro për të blerë vota dhe për të organizuar fushatat. I bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen pasi nuk ka më kohë për të humbur, kjo revoltë është e domosdoshme. Jemi të gatshëm si PD të jemi pranë qytetarëve, t’i mbrojmë ndaj abuzimeve jo vetëm ekonomike por edhe policore. Sot ishim dëshmitarë të bllokimit të aksit kryesor nga policia që të duket sikur protesta të mos kishte funksionuar”, u shpreh Luçiano Boçi.

Gjithashtu edhe kreu i degës së PD-së Elbasan, Bledi Himçi foli për protestën së zhvilluar në këtë qytet për rritjen e çmimeve tha se qytetarët janë të pambështetur. Himçi u shpreh se qytetarët kanë dalë në protestë pasi janë të revoltuar nga rritja e papërballueshme e çmimeve.

“Situata ekonomike ka bërë që të thirret kjo protestë. Situata po degradon nga dita në ditë, dhe në mënyrë masive të rinjtë janë larguar. Elbasani sot ndërllogaritet me largimet më të mëdha. Rritja e çmimeve është e papërballueshme për qytetarët. Situata është në kolaps. Tek njerëzit shihet një depresion që ka shkaktuar largimin dhe ka sjellë një shkallë pakënaqësie të lartë tek qytetarët në Elbasan”, tha Himçi.

Kujtojmë që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme ka intensifikuar aksionin opozitar për t’i kërkuar llogari mbi keqqeverisjen dhe abuzimet me paratë e shqiptarëve, kryeministrit Edi Rama.

Etiketa: bllokohet rrugaCmimi i naftesPartia DemokratikepensionisteprotesteSali Berishashoferet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

21:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

“Lani rrobat me 30°", qytetarja e inatosur me Ballukun: Ti i blen xhaketat 3 mijë €!

TË GJITHA

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Drogë me mushka drejt Greqisë/ Zbardhet dënimi i autorit që vrau efektivin e Shqiponjave në Maliq

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom