• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Legalizmi i kanabisit, qeveria “rikthen” çështjen për draft-ligjin e kultivimit

13:00 : 06/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Qeveria ka nxjerrë për së dyti për konsultim publik projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Në draftligj përcaktohet se subjekt i tij janë :a) subjektet që pajisen me licencë, sipas parashikimeve të këtij ligji, të cilët, në rastin e kanabisit për qëllime mjekësore zotërojnë njëkohësisht një licencë tjetër të ngjashme në një vend tjetër të zonës së OECD-së si dhe janë zotërues të GMP (Good Manifacturing Practice/Praktika e mirë e prodhimit), të lëshuar nga EMA (European Medical Agency/Agjencia Europiane e Barnave) ose FDA (Food and Drug Administration/ Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat);

b)Subjektet që pajisen me lejen e kultivimit të cilët ushtrojnë aktivitet si persona juridikë, persona fizikë ose si fermerë.

Agjencia

Drafti parashikon ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit. Agjencia drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm struktura dhe organika e saj miratohen me urdhër të Kryeministrit. Pranë Agjencisë ngrihet Komisioni i Licencave  për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura për marrjen e licencës sipas përcaktimeve të këtij ligji. Anëtarët e Komisionit zgjidhen për një periudhë 4 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

Lexo edhe:

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Licencat

Licenca  për ushtrim të aktivitetit të kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukteve të  saj për qëllime mjekësore, këtu e në vijim licenca,  jepet për një periudhë 15 vjeçare, me të drejtë rinovimi. Licenca përcakton një ose disa njësi për të cilat subjekti është licencuar. Nëse subjekti licencohet për më shumë se një njësi, ato duhet të jenë kufitare me njëra tjetrën dhe në çdo rast, jo më shumë se katër njësi, në të njëjtën licencë.  Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në rang kombëtar.

Sipas draftit licenca jepet vetëm në sipërfaqe të mbuluara ose serë apo sipërfaqe të hapura. Sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për qëllime mjekësore nuk mund të jenë më të vogla se 5 hektarë dhe jo më të mëdha se 10 hektarë. Kushtet e dhënies së licencës rivlerësohen nga Agjencia çdo 3 vjet, e cila nëse konstaton mosplotësimin e kushteve dhe kritereve, i propozon autoriteteve përkatëse, shfuqizimin e licencës.

Një ndër kushtet për licencën është kapitali 100 milionë lekë. Drafti parashikon një listë të gjatë dokumentesh ndërkohë që përcakton edhe procedurat e regjistrimit të kultivuesve, vjeljen dhe çfarë ndodh pas saj me bimët që mund të dalin në mënyrë të pakontrolluar apo çfarë mbetet pas shfrytëzimit duke miratuar format e asgjësimit.

Në dispozitat kalimtare nënvizohet se subjekteve të interesuara për kultivimin e bimëve që përmbajnë lëndë narkotike dhe psikotrope për qëllime mjekësore, u lind e drejta për aplikim për leje pas datës 01.01.2023.

“Personat juridikë të cilët bëjnë prodhimin dhe kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore dhe personat juridike që kryejnë eksportimin e kanabisit janë të detyruar që të marrin masa për organizimin e punës së tyre në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe/ose me rekomandimet dhe vendimet e autoriteteve mbikëqyrëse dhe kontrolluese.

Subjekteve të interesuar për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit për qëllim industrial, u lind e drejta për të aplikuar për marrjen e autorizimi pas datës 01.01.2023.

Komunikimi mes subjekteve, si dhe komunikimi i tyre me institucionet dhe autoritetet shtetërore konsiderohet i vlefshëm dhe i ligjshëm vetëm kur bëhet me shkrim. Të gjitha aktet e tjera nënligjore në lidhje me kultivimin, prodhimin, qarkullimin dhe përdorimin e produkteve psikoaktive nga bima e kanabisit në zbatim të këtij ligji, do të miratohen brenda një periudhe prej tre vitesh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.  Në çdo rast shqyrtimi të ankesave nga subjektet e këtij ligji, çdo komunikim tjetër përveç shkresave zyrtare do të konsiderohet i pavlefshëm dhe i paligjshëm” thuhet në draft.

Po kështu një tjetër element është fakti që Këshilli i Ministrave brenda datës 30 Nëntor të çdo viti, miraton me propozim të Agjencisë zonat kadastrale (territoret) ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllim industrial. Projektligji parashikohet të qëndrojë për konsultim deri më datë 20 tetor 2022./Monitor

Etiketa: kanabiskultivimi i kanabisitlegazlizimi i kanabisitqellime mjekesoreqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

Takim me ambasadorin e Rumanisë/ Meta poston foton, çfarë u diskutua?

TË GJITHA

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom