• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Protesta epike”, Berisha: Temperaturat të larta, por më e lartë urrejtja popullore

11:45 : 06/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në tryezën e tretë të Shoqërisë Civile me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku u promovua edhe libri “Shqipëria në rrezik – çfarë mund të bëjmë”, lideri i opozitës përcolli mesazhe për protestën e nesërme para Kryeministrisë.

Berisha tha se protesta do të jetë epike për nga pjesëmarrja dhe qëllimet e saj, ndërsa shtoi se Edi Rama nuk meriton të qeverisë as edhe një ditë më shumë.

“Ky libër është nga njëra anë një homazh për kauzat dhe aktivistët e Shoqërisë Civile të cilët në kushte shumë të vështira i kanë promovuar dhe mbrojtur këto kauza. Por nga ana tjetër është edhe një mesazh thirrje për të gjithë shqiptarët të bashkohen me këto kauza të drejta, kauza të cilat kanë një emërues të përbashkët: mbrojtjen e lirive të shqiptarëve. Dhe është një nderim dhe homazh gjithashtu për të gjithë ata që nesër do mbushin Bulevardin në një protestë epike do të thosha, në një protestë të një rëndësie jetike për Shqipërinë mbasi siç del çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, me financat, me qenien, me dinjitetin e qytetarëve shqiptarë”, tha kreu i PD.

“Temperaturat janë të larta, por më e lartë është edhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave, të lirive. Gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve shqiptarë, me qenien e tyre. Libri është dëshmi gjithashtu e një serioziteti të madh me të cilin merret mbrojtja e kauzave dhe së bashku me himnin e Renis Gjokës dhe Big Basta që është barrakuda e protestës tonë, ne do të ecim të pandalshëm në këtë rrugë, sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet as edhe një ditë të vetme”, u shpreh Berisha.

Për kreun e PD, qëllimi madhor i protestës së 7 korrikut është dorëheqja e Edi Ramës.

Lexo edhe:

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

“Ju garantoj që zërat tuaj, kauzat tuaja janë kauza të drejta të cilat do të marrin përgjigjen më të merituar, me largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij. Natyrisht largimi i kësaj qeverie është hapi i parë jetik dhe i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin, liritë, dhe për të zhbërë padrejtësitë evidente, të qarta, ndaj qytetarëve. Ju siguroj se për ne, prapa çdo kauze qëndron një liri e dhunuar, pavarësisht grupit, apo përmasat e grupit që është prekur prej saj, konsiderojmë jetike banesën, shtëpinë dhe një dhunim antikushtetues, antiligjor në përputhje me këtë qëndrim ne do të mbajmë të gjitha qëndrimet tona. Por unë mendoj se protesta është rruga, është mënyra për t’i hapur rrugë zhbërjes së padrejtësive që kanë ndodhur. Dhe ju e çdo banor të zonave, viktima të arbitraritetit dhe korrupsionit, viktima të dhimbshme, duhet të bashkohen me ne nësër në protestë. Iliri e shtroi me të drejtë, gjithë kjo betejë është një betejë për të ardhmen. Është një betejë në të cilën mësimet e të shkuarës duhet të na nxisin, të na frymëzojnë, të na udhëzojnë që të mos përsëriten gabime të të shkuarës dhe të përpiqemi të ndërtojmë një të ardhme tjetër për shqiptarët në këtë vend. Ne zgjidhjen e këtyre kauzave e gjejmë me largimin e qeverisë nga pushteti. Dorëheqja dhe largimi i qeverisë së Edi Ramës, është objektivi kryesor, është qëllimi më madhor i protestës së 7 korrikut dhe protestave që do të vijnë më pas të popullit opozitar”, shtoi ai.

Etiketa: 7 korrikuEdi Ramaprotestaprotesta e 7 korrikutprotesteSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026
Para

Letonia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

TË GJITHA

Nis zbatimi i amnistisë penale, 71 të dënuar lënë qelitë në Drenovë dhe Pojskë

09:39 : 15/07/2026

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026

Apartamente dhe garazh, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë

09:13 : 15/07/2026

Rrëfehet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar

08:56 : 15/07/2026

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria gjatë 35 viteve

08:24 : 15/07/2026

Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş