• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Duke pritur DEA-n policia vazhdon kontrollet në anijen me kokainë

18:46 : 20/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga e hëna punonjës të policisë, qen antidrogë dhe palombarë po kontrollojnë anijen “Unistream” që vinte nga Kolumbia, mes dyshimeve se është trafikuar një sasi më e madhe se 60 kilogramë kokainë.

Një postbllok i Policisë Rrugore ka mbirë prej pesë ditësh në hyrjen e Terminalit Lindor në Portin e Durrësit, ku historikisht janë shkarkuar mineralet. Dy punonjësit e policisë rrugore ngrejnë tabelën e ndalimit për këdo që nuk nget një automjet me mbishkrimin policia. Rruga për në fund të kalatës është bllokuar dhe kudo ka grupe policësh e mjete me fenelina.

Përforcimi me mjete policie dhe postoblloku janë në kalatë që prej të hënës, kur task-forca e Policisë së Durrësit kundër trafikut të narkotikëve zbuloi një sasi lënde të dyshuar kokainë në ngarkesën me qymyr të anijes së mallrave me emrin “Unistream”.

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet, siç thonë zyrtarë të policisë që duan të mbeten anonimë, një sasi prej gati 60 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Një njoftim zyrtar për këtë kapje nuk ka, pavarësisht kohës që ka kaluar.

Kjo nuk e ka kënaqur policinë dhe as SPAK që drejton hetimet. Prej pesë ditësh punonjës të policisë, qen antidrogë dhe polumbarë po kontrollojnë mbi e nën anije për të zbuluar nëse veç drogës së kapur kishte në të edhe sasi tjetër.

Lexo edhe:

U kap me kokainë, arrestohet 35-vjeçari në Bërzhitë

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë, procedohet kushëriri i tij

“Mund të them që kontrollet vazhdojnë”, i tha BIRN Vladimir Mara, prokuror i SPAK që ka nën hetim dosjen.

BIRN mësoi nga intervista me punonjës të policisë dhe punonjës të një prej agjencieve të huaja ligjzbatuese të përfshira në aksion, se autoritetet që e kishin ndjekur anijen kishin dyshime për një sasi më të madhe droge.

“Po presim të vijnë agjentët e DEA-s Amerikane [Agjencia Amerikane për Luftën Kundër Drogës] sepse rasti ka qenë i sinjalizuar dhe autoritetet shqiptare vetëm kanë ndërhyrë”, tha për BIRN në kushtet e anonimatit një zyrtar i Policisë Kufitare.

“Ata kanë këmbëngulur që mos të mjaftohemi me 60 kg që kapëm ditën e parë, por ta kontrollojmë në detaje ngarkesën dhe anijen”, shtoi ai.

Ndërkohë drejtues të policisë vendore pohuan për BIRN se operacioni do të zgjasë të paktën deri në fillimin e javës që vjen, me përfundimin e kontrollit të plotë të anijes, përfshirë dhe strukturës së saj. Punonjës të policisë thonë se kanë dyshime se droga mund të jetë shkarkuar para se anija të mbërrinte në port edhe pse siç u mësua ajo është ndjekur gjatë gjithë rrugës së saj.

Që prej të hënës ekuipazhi i anijes është izoluar. Por punonjësit e portit thonë se ata nuk mund të arrestohen.

“Ekuipazhi nuk mban përgjegjësi për ngarkesën”, tha një prej punëtorëve më të vjetër në port. Edhe prokurori Mara i tha BIRN se ata nuk ishin të arrestuar, por ishin pyetur vetëm si dëshmitarë.

Po ashtu në zonë prania e policisë është e dukshme. Makina të patrullave vijnë dhe ikin nga kalata thuajse çdo 15 minuta, ndërsa në anije dhe pranë saj ka gjithmonë një grup me punonjës policie civilë.

Një punonjës i portit rreth të 60-tave tha se qymyri, malli i parë që anija sillte kishte përfunduar së shkarkuari vetëm të premten. “Sot përfundoi shkarkimi i plotë i qymyrit”, tregoi burri, ndërsa duket se policia ka kontrolluar çdo copë minerali për të gjetur sasi të tjera të drogës.

Punonjës të portit që kanë qenë dëshmitarë të aksionit të policisë në 5 ditët e fundit, thonë se kanë parë lëvizjet dhe kërkimet intensive. “Kanë sjellë edhe polumbarë. Po kot se ku rri malli në det se e hajnë peshqit”, thotë një punëtor i sektorit të mineraleve, teksa po e seleksionon kromin që po ngarkohet në një anije tjetër drejt Suedisë.

Punonjës të policisë i tha BIRN se përveç kontrollit të imtësishëm me qen për të zbuluar drogën midis ngarkesës me qymyr dhe në trupin e anijes, policia kontrolloi fundin e anijes për modifikime të mundshme apo për mundësinë e hedhjes së drogës në akuariumin e portit.

Droga e kapur në anijen me qymyr, përbën një risi edhe për policinë, e cila kryesisht ka kapur drogë të fshehur mes mallrave në kontejnerët që vijnë nga Amerika Latine. Rastet më të njohura janë episodet n ënjë kompani të importit të bananeve në kontenierët e të cilës u gjet kokainë në pesë episode të veçanta. Sasia në total e drogës ishte 48 kilogramë.

Sasia më e madhe e kokainës u kap në vitin 2018, kur u sekuestruan edhe 613 kg kokainë për trafikimin e të cilës u deklaruan fajtorë administratori i kompanisë “Arbi Garden” që kishte porositur ngarkesën e bananeve ku gjet droga. /BIRN/

Etiketa: anijadrogeDurres

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap me kokainë, arrestohet 35-vjeçari në Bërzhitë

10:50 : 26/06/2026
AKTUALITET

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë, procedohet kushëriri i tij

16:40 : 25/06/2026
AKTUALITET

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

08:21 : 25/06/2026
AKTUALITET

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

18:51 : 24/06/2026
AKTUALITET

Uji i zi në çezmet e durrsakëve, banorët e bulevardit “Epidamn”: Do na zërë kolera!

16:36 : 24/06/2026
AKTUALITET

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026
Para

Gjyqtari Dritan Banushi kundërshton analizën e re financiare

TË GJITHA

Eurodeputetja Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

21:48 : 26/06/2026

“Jam nipi i Tahir Sinanit”, protestuesi: Rama dhe Balla e vranë për herë të dytë

21:41 : 26/06/2026

“Nuk hapim dot dritaret nga era dhe mizat”, familja denoncon kopenë e deleve pranë shtëpisë, bashkia: Nuk krijon erëra

21:34 : 26/06/2026

Qëlloi me armë drejt biznesit, zbardhet ngjarja në Kamëz

21:28 : 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

21:19 : 26/06/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari

21:15 : 26/06/2026

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

21:08 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet