• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndërkombëtar të trafikut të kokainës, si Eldi Dizdari alias Matoshi, Dritan Gjika, Shpëtim Aliu, Armando Pecani dhe të tjerë u shpallën në kërkim nga Policia e Shtetit.

Mes shumë bisedave të akumuluara përmes aplikacionit “Sky”, SPAK ka zbuluar se fillimisht vëllezërit Shpëtim alias Salvatore Aliu dhe Isa Aliu, u përqëndruan tek biznesi i supermarketeve “Road Hause” me qëllim pastrimin e parave të fituara nga trafiku i drogës.

Ata ngrenë një zinxhir marketesh por puna nuk ka ecur siç ishte parashikur, ndaj në një bisedë të zhvilluar në aplikacionin “Sky”, mësohet se Shpëtim Aliu bisedon me Isa Aliun, duke i thënë këtij të fundit se: “...me marketet më humbe 3 milion euro, futju ndërtimit…”.

Nga kjo bisedë thonë burimet pranë prokurorisë së posaçme SPAK, kuptohet që fillimisht lekët e fituara nga trafiku i kokainës, u planifikuan të shkriheshin dhe ligjëroheshin pikërisht përmes tregtisë së marketeve.

Lexo edhe:

Marbella, nyja e kokainës në Europë/ Gazetari spanjoll: Grupet shqiptare kanë rol drejtues

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës/ 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

Por shumë shpejt vëllezërit, Aliu, kuptuan se kjo punë sillte humbje të mëdha që në përllogaritjet e tyre kishte shkuar në 3 milion euro.

Ndaj Shpëtim Aliu, sipas bisedave në “Sky” orienton vëllain e tij Isa Aliu, që ti futet ndërtimit pasi aty ka më shumë interes dhe fitime.

“…tani jemi në nivele të rënda…”-i shkruan Shpëtim Aliu, vëllait të tij, Isa Aliu. Ky i fundit mësohet se nuk përzihej fare me punët e trafikut të kokainës, por ishte personi “kyç” për pastrimin e parave në Shqipëri të fituara nga trafiku i drogës.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, bashkëpunëtorë të Salvatore Aliut, i dorëzojnë vällait të tij, Isa Aliut para “cash” në Shqipëri, të cilat janë pagesa që duhet t’ i bejnë Salvatores për kokainën e trafikuar.

Të dhënat e përftuara nga komunikimt telefonike, mësojnë se i hetuari Isa Aliu është personi i cili administron dhe pastron paratë e drogës për llogari të Salvatores.

I hetuari Isa Aliu, e njofton vëllaine tij, Salvatoren, për sasitë e parave të dorzuara nga persona të ndryshëm dhe mban të shënuara llogaritë e tyre.

Mësohet se vetëm për periudhën Gusht-Nëntor 2020, i hetuari Isa Aliu dokumentohet se ka marrë minimalisht në Shqipëri përafërsisht mbi 30 milion euro “cash”, para të fituara nga trafiku i kokainës i vllait të tij, të hetuarit Salvatore Aliu.

Në datën 30 Gusht 2020, Isa Aliu informon të hetuarin Salvatore se ka gjëndje 6 milion euro “cash”. Në datën 15 shtator 2020 e informon se ka 9 milion e 800 mijë eure.

Në 13 shtator 2020, Salvatore Aliu, i konfirmon vëllait, Isait, se në vijim do të marrë edhe 20 milionë të tjera. Ndërkohë në datën 16 shtator 2020, Isa Aliu, i dërgon me foto të gjitha shënimet e tij për dorzimet e lekëve nga lidhjet e Salvatore Aliut.

Salvatore dhe Isa Aliu identifikohen të diskutojnë edhe për të lehtësuar disponimin e parave “cash”, ku ndër të tjera mendojnë të blejnë lingota ari, të cilave nuk u ikën vlera për një kohë të gjatë.

Në vijimësi, i hetuari Salvatore Aliu e orienton të hetuarin Isa Aliun për mënyra të ndryshme të fshehjes së parave, duke i groposur në fuçi 50 litrash, apo edhe duke blerë apartamente të posaçme, me qëllim për ti fshehur në brëndësi të ndarjeve të ambienteve që mund të bëhen nëpër apartamente.

Salvatore Aliu, është i shqetësuar për fshehjen e mirë të parave “cash”, duke i treguar të vëllait gë duhet të jenë të kujdesshëm, pasi mund t’u ndodhë ndonjë surprizë edhe nga autoritetet shtetërore.

Ndërkohë nga bisedat e zhvilluara më 7 qershor të vitit 2020 mes Salvatore Aliut dhe nipit të tij Oklid Aliu alias El Ouejdi, i njohur si “Kiçi i Elbasanit” dhe një personi të paidentifikuar, komentohet për kapjen e një ngarkese me kokainë të ndodhur më 6 qershor në Roterdam të Holandës.

Bashkëbiseduesit flasin me njëri-tjetrin duke bërë me dije se në operacion për goditjen e ngarkesave me kokainë ishte përfshirë dhe “DEA” Amerikane dhe se duhej të mos flisnin me askënd lidhur me këtë çështje.

“…E pe kët? Ok la mos fol me njeri për kët punë që jam kap se paska hy edhe “DEA”. Kam lidh të dyja punët, keq situata, Amerika, edhe këtu edhe atje. Mos fol me njerëz, duhet me e mohu, s’është e jona…”- ka shkruar Oklid El Ouejdi.

Ndërsa më pas komentohet edhe një tjetër ngarkesë e kapur në Holandë brenda të njëjtës ditë.

Nga konteksti i bisedës mësohet se i hetuari Salvatore Aliu, u kërkon disa personave, që nga konteksi rezulton të jenë pjesë e grupit kriminal që drejton Slavatore Aliu, një ndër të cilët nipi i tij, i hetuari Oklid ElQuejdi, të paguajnë dëmin financiar e shkaktuar nga kapja e lëndës narkotike.

“…lene mos e pyt, po tani çfarë me bë? Me vra veten. Dy pun me ik brenda ditës. Po ça ti bësh, kur s’do s’do. 5.2 duhet të japim”- thuhet mes të tjerash në bisedën e zhvilluar në aplikacionin “Sky”./ Elton Qyno, syritv

Etiketa: drogeisa aliundertimpastrim parashSalvatore Aliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marbella, nyja e kokainës në Europë/ Gazetari spanjoll: Grupet shqiptare kanë rol drejtues

09:56 : 14/07/2026
AKTUALITET

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës/ 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

12:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

Zbulohen qindra bimë kanabis në Mirditë, tre persona përfundojnë në pranga

10:33 : 12/07/2026
AKTUALITET

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë /EMRAT

13:40 : 11/07/2026
AKTUALITET

Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arerstuar

09:48 : 10/07/2026
BOTA

FBI merr nën hetim Federatën e Futbollit të Argjentinës për pastrim parash

18:00 : 08/07/2026
Para

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

TË GJITHA

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026

Marbella, nyja e kokainës në Europë/ Gazetari spanjoll: Grupet shqiptare kanë rol drejtues

09:56 : 14/07/2026

Gjinekologu: Nëse vajzat shqiptare lindin në të 20-tat, do mbylleshin qendrat e infertilitetit

09:55 : 14/07/2026

Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda

09:49 : 14/07/2026

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

09:46 : 14/07/2026

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişGalabetjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş