• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekspertët bëjnë thirrje për kufizimin e ligjit shqiptar për përgjimet

15:23 : 04/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Shqipëria duhet të forcojë rregullat që rregullojnë se kur dhe si kryhet përgjimi në hetimet penale për të shmangur abuzimin, thonë ekspertët, edhe pse qeveria kërkon më shumë fuqi diskrecionale për policinë.

Sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme, në vitin 2018, gjykatat autorizuan 3,063 operacione përgjimi me 4,168 persona të dyshuar për shkelje penale.

Në vitin 2019, agjencitë e sigurisë ndërmorën 2,714 operacione përgjimi të miratuara nga gjykata ndaj 5,062 personave. Vitin e kaluar janë autorizuar 3,816 raste përgjimi nga gjykatat ndaj 3,535 personave. Në shumë pak raste u refuzuan përgjimet.

Një studim i publikuar nga Friedrich Ebert Stiftung në fund të vitit 2018 zbuloi se në shtatë vitet para këtyre shifrave, 2010-2017, hendeku midis numrit të personave nën përgjim dhe numrit të rasteve të përfshira u rrit, duke ngritur pikëpyetje mbi domosdoshmërinë e masave të tilla.

Ai përmendi shqetësimin për “numrin relativisht të lartë të njerëzve me qasje në përgjim, duke sugjeruar se kjo ka qenë një pikë e dobët, sepse rrjedhjet e kanë bërë përgjimin më pak efikas” dhe bëri thirrje për raporte vjetore mbi aktivitetet e përgjimit në mënyrë që të promovohet transparenca.

Lexo edhe:

U arrestua në Dubai, përgjimet që fundosën Bujar Sefën: Ishalla na mbron Allahu!

“Përgjimet e nxjerrin në skenë”, Tomorri: Rama po rrethohet nga një fuqi që nuk e kontrollon dot

“Ka një skarcitet të konsiderueshëm në përgjim, në kuptimin e rezultateve të dobishme në hetimet e shkeljeve të ndryshme”, tha avokati Jordan Daci.

“Autorizimet nuk janë justifikuar ose të paktën i kanë kushtuar pak rëndësi justifikimit të kërkesave të tilla”, tha ai për BIRN dhe bëri thirrje për kontrolle më të rrepta nga gjykatat kur bëhet fjalë për miratimin dhe kryerjen e përgjimit.

Ligji të jetë në përputhje me GJEDNJ

Ligji për përgjimet është ndryshuar katër herë, në vitet 2008, 2009, 2012 dhe 2017, çdo herë me qëllim zgjerimin e fushës së përgjimit dhe përmirësimin e aftësive teknike. Ndryshimet e fundit, në vitin 2017, u zbatuan si pjesë e një rishikimi për të ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama tentoi sërish ndryshimin e ligjit në vitin 2020 për të rritur kompetencat e Policisë së Shtetit, por u kundërshtua nga presidenti dhe më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Ekspertët thonë se shqetësimi i tyre ishte i bazuar, jo vetëm pasi drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe dy zyrtarë të tjerë u pezulluan në 2016 pasi opozita e akuzoi Çakon për kryerjen e përgjimeve të paligjshme me pajisjen e njohur si IMSI.

Prokurorët thanë se pajisja ishte sjellë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe se kishte baza për të dyshuar se ajo ishte përdorur në mënyrë të paligjshme. Çako dhe më pas ministri i brendshëm Saimir Tahiri, pretenduan se ajo i përkiste policisë italiane dhe se ndodhej në Shqipëri vetëm për qëllime trajnimi. Prokurorët e pushuan çështjen në vitin 2018.

Studimi i 2018 Friedrich Ebert Stiftung bëri thirrje që ligji për përgjimet të përputhet me “të paktën garancitë minimale të përcaktuara nga GJEDNJ (Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut)”.

Edhe atëherë, ai tha: “Duke pasur parasysh se legjislacioni i përmirësuar i vetëm nuk është i mjaftueshëm për të garantuar zbatimin e duhur të tij, llogaridhënia duhet të forcohet duke përmirësuar mekanizmat ekzistues të kontrollit”. Daci, avokati, tha se numri i institucioneve dhe personave të përfshirë, si dhe afati kohor i çdo përgjimi duhet të jetë i kufizuar.

“Këto ndryshime janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga abuzimi me përgjimet, i cili është një fenomen shqetësues në të gjithë botën, duke përfshirë edhe Shqipërinë”, tha Daci për BIRN.

Shumë pushtet në duart e kreut të SPAK

Lirime Cukaj, profesoreshë e së drejtës penale në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës, tha se Ligji i Shqipërisë për Komunikimet Elektronike, parashikon përgjime parandaluese për vepra të rënda penale që cenojnë sigurinë publike ose kombëtare me qëllim ndalimin e tyre përpara se të ndodhin.

Cukaj tha se ligji duhet të përmirësohet për sa i përket përcaktimit të veprave të rënda penale dhe faktit se vendimi për miratimin e një përgjimi i takon vetëm kryetarit të SPAK. “Problemi është se këto krime të rënda nuk janë identifikuar në ligj”, tha Cukaj për BIRN.

“Nëse do të kishim një përkufizim të tillë, në përputhje me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, do të kishim më shumë garanci për individin ndaj të cilit kërkohet përgjimi parandalues. “Elementi i dytë është se i lihet vetëm një subjekti, pra kryetarit të SPAK, të vendosë për përgjimin. Kjo nuk mund t’i lihet një individi.” /Reporter.al/ 


Etiketa: Ekspertetkibernetikpergjimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestua në Dubai, përgjimet që fundosën Bujar Sefën: Ishalla na mbron Allahu!

10:28 : 26/01/2026
AKTUALITET

“Përgjimet e nxjerrin në skenë”, Tomorri: Rama po rrethohet nga një fuqi që nuk e kontrollon dot

18:38 : 18/12/2025
AKTUALITET

“E di që s’je mirë financiarisht”/ Zbardhen përgjimet, si Përparim Rraja bashkëpunoi për trafikimin e 475 kg kokainë

14:12 : 14/12/2025
AKTUALITET

Përgjimet Balluku-Berberi, Këlliçi: Nga sot nuk do e quajmë më Tuneli i “Llogarasë”, por i “k*rvës” ose i “Palloshit”

15:52 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

12:53 : 01/08/2025
Para

Detajet/ Eshtrat në Kurbin dyshohet se i përkasin një 16-vjeçari

TË GJITHA

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom