• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

REL: Propaganda online e Rusisë, e papenguar në Kosovë

22:11 : 28/02/2022
në BOTA

Për të ndalur propagandën ruse dhe lajmet e rreme në Kosovë, duhet të ndalohen dhe të bllokohen ueb-faqet ruse dhe faqet të tyre në rrjetet sociale, thonë njohës të rrjeteve sociale në Kosovë. Një gjë të tillë duhet ta bëjë Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), me kërkesë të Qeverisë së Kosovës. Mirëpo, tani për tani, ende nuk ka një kërkesë të tillë. Përmes një përgjigje me shkrim, ARKEP bën të ditur se “sipas legjislacionit në fuqi, ARKEP nuk është përgjegjës për përmbajtjen, dhe rrjedhimisht nuk mund të marrë vendime për mbylljen e ueb-faqeve bazuar në përmbajtje”.

Ju informojmë se ARKEP, teknikisht ka mundësi që përmes operatorëve të internetit (ISP) të bllokojë ueb-faqet e internetit të Rusisë për të mos u hapur brenda territorit të Kosovës. Deri më tani, ARKEP nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare për mbylljen e ndonjë ueb-faqeje ruse”, thuhet në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës, deri në publikimin e këtij teksti, nuk është përgjigjur nëse është duke e shqyrtuar mundësinë e bllokimit të qasjes në portalet ruse. Komisioni i Pavarur për Media në Kosovë (KPM), i cili rregullon mediumet audio-vizuele, ka urdhëruar më 26 shkurt largimin e kanaleve ruse nga operatorët e shpërndarjes, që janë transmetuar kryesisht nga operatori MTS në veri të Kosovës. Kjo, me qëllim të, siç është thënë, parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Kosovë.

MTS është nën pronësi të Telekomit Serb dhe është themeluar në vitin 2015, në bazë të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë, të arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ndër kanalet ruse që janë transmetuar në Kosovë ishin: Russia Today, Russia 24 dhe Planeta RTR. Russia Today (RT) është një rrjet televiziv ndërkombëtar i kontrolluar dhe financuar nga shteti rus. Ky medium ofron përmbajtje në anglisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, arabisht dhe rusisht. Russia 24 është televizion informativ, po ashtu në pronësi të shtetit rus, kurse Planeta RTR është transmetuesi ndërkombëtar rus.

Megjithatë, në Kosovë, ueb-faqet e mediave në pronësi të shtetit rus, siç janë Russia Today, Sputnik e të tjera, janë të qasshme. Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media në Kosovë (KPM), Faruk Rexhaj, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shumica e operatorëve shpërndarës, apo operatorëve kabllovikë, i kanë larguar kanalet ruse. REL ka konfirmuar edhe përmes disa personave privatë, të cilët jetojnë në komunat me shumicë serbe në Kosovë, se kanalet ruse janë larguar nga MTS-i.

Lexo edhe:

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

Valon Kerolli, njohës i rrjeteve sociale në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se fokusi i shtetit të Kosovës do të duhej të ishte në ndalimin dhe bllokimin e faqeve të ndryshme të mediumeve ruse në rrjetet sociale, por edhe ueb-faqeve të tyre. Ai thotë se njëra prej formave është duke i shkruar Facebook-ut, ashtu si është duke e shfrytëzuar edhe Ukraina që po komunikon me Facebook-un dhe po i kërkon që në shtet të bllokohen faqe të ndryshme.

“Mënyra tjetër është përmes shfrytëzimin të shpërndarësve të internetit. Mund ta bëjnë operatorët ose Qeveria një kërkesë që kushdo që dëshiron t’i qaset Russia Today në Facebook, të mos i hapet ajo faqe ose ueb-faqja e tyre dhe faqet e tjera”, thotë Kerolli.

Në anën tjetër, Imer Mushkolaj nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), thotë se gazetarët dhe mediat online në Kosovë duhet t’i verifikojnë dhe t’i filtrojë informacione para se t’i publikojnë informacionet nga burime që mund të jenë ruse.

“Gjatë këtyre ditëve, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ua ka tërhequr vërejtjen përgjegjësve të mediave që të jenë sa më të kujdesshëm gjatë raportimit për luftën në Ukrainë”, thotë Mushkolaj.

Ai u bëri thirrje mediave online që të publikojnë vetëm informacione të sakta dhe të verifikuara. Të dielën, më 27 shkurt, Bashkimi Evropian ka vendosur t’i ndalojë mediat ruse në bllokun evropian, siç janë Russia Today dhe Sputnik. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se RT dhe Sputnik janë pjesë e “makinerisë mediatike të Kremlinit” dhe BE “po zhvillon mjete për të ndaluar dezinformimin e tyre toksik dhe të dëmshëm në Evropë”. Këto media ruse, “nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit dhe për të mbjellë ndarje në bashkimin tonë”, tha von der Leyen.

Marrë nga REL

Etiketa: kosoveRusiUkraine

Lajme të lidhura

RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026
RAJONI

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026
RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
RAJONI

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026
BOTA

Demaskoi vite më parë lidhjen romantike të Putin, gjendet i vdekur gazetari rus

10:08 : 23/06/2026
Para

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në dy qytetet e mëdha, publikohen pamjet e bombardimeve ruse në Ukrainë

TË GJITHA

Bie bujqësia dhe industria, kush po kontribuon në rritjen ekonomike?

13:25 : 26/06/2026

Fundjavë përvëluese, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë

13:23 : 26/06/2026

Policia greke shkatërron grupin e drogës në Mykonos, drejtohej nga një shqiptar

13:11 : 26/06/2026

Kongresi i tretë i “Lëvizjes Bashkë”/ Arlind Qori rizgjidhet kryetar

13:09 : 26/06/2026

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

12:54 : 26/06/2026

Dalin notat e provimit të Matematikës, linku ku mund të shihni rezultatet

12:36 : 26/06/2026

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al”, Alma Tafani

12:24 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet