Dajana Shabani tregon karakteristikat që duhet të ketë një mashkull për ta bërë për vete

Foto: Instagram

Moderatorja Dajana Shabani ka treguar se buzëqeshja është gjëja e parë që shikon te një mashkull, ndërsa karakteri i tij duhet të jetë se s’bën protektiv (mbrojtës) ndaj saj.

Partneri im ideal? Gjëja e parë që shikoj te një mashkull është buzëqeshja, madje e kam fiksim fare këtë pjesë. Duhet ta ketë buzëqeshjen shumë të bukur. Së dyti, nga ana fizike, pjesa e qafës së tij të jetë e trashë dhe e bukur e t’i lidhet me shpatullat. Ka që e kanë edhe natyrale këtë gjë, sidomos veriorët të jem e sinqertë. Përveç kësaj, si karakter e dua protektiv që të jetë aty për mua në të mirë dhe në të keq. Dua të më mbrojë! Kaq kisha.”- tha Dajana.

LEXO EDHE  Mikela qëlloi Erionin me shuplakë, publikohen pamjet e patransmetuara (Video)