Dajana Shabani flet për arrestimin e ‘Zogut të Tiranës’: Duhet të jepja llogari për krevatin e Zogut…

Moderatorja Dajana Shabani ka folur së fundmi në lidhje me arrestimin e Hermes Nikajt, apo siç njihet ndryshe “Zogu iTiranës” si dhe faktin që emri i saj doli në përgjimet e Prokurorisë.

Teksa ka sqaruar versionin e saj në studion e “Why Not”, u shpreh se nuk mban përgjegjësi për jetën private të askujt, por theksoi se nuk e hedh poshtë ‘Zogun’ sepse e ka pasur bashkëpunëtor.

“Kjo është pyetja që doja më shumë të sqaroja, Unë Hermesin e kam njohur në 2018-ën, pra kam bashkëpunuar me të dy vite sic ka bashkëpunuar më përpara Aldo për 4 vite, unë jam përgjuar automatikisht 9 muaj në telefon edhe targat e makinës sepse personat që zogu merrte më shpesh futeshin automatikisht në përgjim.

Përveçse dola shumë clean në përgjimet 9 mujore mua më bën shumë përshtypje injoranca e këtij populli se si mund të marrin për bazë shaka që ne mund të bëjmë në emision, batuta që ne bëjmë se unë dua ti zgjoj njerëzit s’dua t’i vë në gjumë në mëngjes, të kesh bashkëpunim me dike unë këtë seriozisht nuk e kam kuptuar kurrë.

Ajo pjesa e votave pastaj është për të qeshur fare se Zogu kërkonte cdo mëngjes 20 mijë lekë, por seriozisht unë nuk u takova vetëm për votat, ishin të gjithë sytë tek unë se unë duhet të jepja shpjegim e llogari për krevatin e Zogut, është budalliku më i madh ti mjafton të shikosh 5 minuta emisionin e mëngjesit dhe e kupton që Zogu është rritur me këngët e Kallashit dhe unë me Lucio Batistin dhe ka një ndryshim drastik.

Por unë jam rritur në një familje ku nuk mund të jem mosmrënjohesë e ta shkel e të hedh baltë dikë që kam punuar, unë Zogun nuk e hedh poshtë dhe pikë e nuk më intereson fare opinioni i të tjerëve.

Unë Zogut nuk i kam shkuar asnjëherë as për ditëlindje as nuk kemi bërë asnjëherë pushime bashkë pavarësisht se u aludua, kishim prenotuar të njëjtin hotel e Zogu ndenji katër ditë e unë një javë, por Zogut i kam shkuar dy herë për hall e asnjë nga vajzat shoqet, që unë s’ja njoh fare shoqërinë nuk është dukur, kështuqë sipas Zogut e vetmja që i ka shkuar dy herë me qokë kam qenë unë se më ka ardhur pafund keq për cfarë i ndodhi, se mora vesh që për herë të parë prostitutë 32 vjece për herë të parë e kishte kapur Zogu, nuk e di, 32 vjec me zor unë e mora vesh te Zogu“.

Kujtojmë se Hermes Nikaj, u akuzua nga policia se siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

LEXO EDHE  Sharon Stone flet mes lotësh për humbjen e nipit: Organet e tij i dhuruam për bamirësi

Gjykata e Tiranës mori vendimin arrest shtëpise për Hermesin.