Aksidenti me 45 viktima në Bullgari, detajet rrëqethëse/ Një nënë u gjet me dy fëmijët në krah…

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur në Bullgari, ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe 7 të tjerë janë plagosur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët.

Mediat bullgare shkruajnë se pasagjerët e autoobusit po ktheheshin nga një udhëtim në Turqi. Pak para aksidentit tragjik, turistët ndaluan për të pushuar në një pikë karburanti.

Në autobusin e djegur ndodheshin 52 pasagjerë, 12 prej tyre fëmijë. Shtatë turistët që arritën të shpëtonin pasi ishin në pjesën e fundit të autobusit dhe arritën që të thyenin xhamat duke u hedhur.

Një guidë bullgare që shoqëroi turistët tregon për takimin e tij me pasagjerët nga autobusi i djegur.

“Homologët e tij maqedonas thanë se shumë nga turistët ishin me origjinë shqiptare dhe jetonin dhe punonin jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mes tyre kishte shumë fëmijë”, raportojnë mediat bullgare, duke pasqyruar dëshminë e personit që i shoqëroi.

Autobusi ishte i kompanisë “Besa Trans”.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës, kryekomisioneri Nikolaj Nikolov në një intervistë për mediat tha se dy janë shkaqet kryesore të tragjedisë me 45 viktima .

Sipas tij një ndër dyshimet kryesore është se ngjarja mund të ketë ndodhur pas përplasjes së autobuzit me pengesat pasi në një hapësirë prej 20-30 metrash mungojnë parmakët të cilat dyshohet se autobusi i ka marrë me vete rreth 100 metra larg, nisur nga gjurmët e frenimit.

Ndër të tjera ai thekson se deri më tani numri i viktimave është 45 dhe pse në disa raportime thuhet se numri shkon në 46. Nikolov thekson se numri i saktë i viktimave do të dalë pas largimit të trupave, pasi aktualisht duhet dhe të konfirmohet nëse gjatë udhëtimit ka pasur transferim të udhëtarëve nga një autobus në tjetrin.

Pasagjerët që shpëtuan me lëndime arritën të largoheshin vetë nga autobusi. Sipas tij, disa nga viktimat janë gjetur grumbull në derën e autobusit si përpjekje për të shpëtuar, mes të cilëve dhe një nënë me dy fëmijë në krahë është gjetur para derës së autobusit.

LEXO EDHE  Moti i keq/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes kur të lëvizni në këtë zonë

Dyshimet e para janë se dy shoferët kanë humbur jetën të parët ndaj dhe nuk kanë mundur që të hapnin dyert e autobusit që të dilnin pasagjerët.

Kryekomisioneri nuk ka komentuar shenjat e rrugëve por thekson se deri më tani ajo që dihet është se zjarri mund të ketë nisur në tubat ose depozitat e naftës.

“Duket se ka informacione se ka pasur depozita apo tuba të naftës shtesë. Me shumë mundësi bëhet fjalë për një mosfunksionim teknik nëse ka ndodhur para aksidentit. Nëse është nga aksidenti, është krejt normale, duke pasur parasysh mungesën e disa parmakeve, të ketë shkëndija, për pasojë autobusi ka marrë flakë”, tha ai.

Emrat e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari.

Memedi Kadri-1967

Shiroki Muhsin-1989

Ljupço Zafirov –

Luan Ahmeti – 2017

Xhihan Ahmeti-1985

Alban Ahmeti-2017

Avni Ahmeti -1985

Ibraim Rustemi – 1967

Fevzije Rustemi -1971

Alejna Amedi – 2000

Halime Fejzullahu – 1971

Hamije Haliti – 1970

Nermije Haliti – 1968

Sumeja Brava – 1994

Naxhije Abdulloska – 1950

Albina Beluli – 1998

Gazmend Ukali – 1994

Hatixhe Islami – 1960

Mexhide Iseni-1958

Hamdi Iseni – 1962

Almira Ramanovska – 1984

Enis Ramanovski – 1980

Rabija Sali – 1960

Zilija Mustafovska – 1973

Sade Mustafovski – 1971

Belma Jahi – 2014

Ramiz Jahi – 2001

Fikrije Iseni – 1982

Anisa Iseni – 2007

Razije Jahi – 2009

Anesa Muhaxheri – 2004

Ergin Jahi – 2007

Omer Jahi – 2010

Erda Muhaxheri – 2006

Ajla Jahi – 2007

Senije Jahi – 1986

Amiet Jahi – 1976

Medina Lutfiu – 1996

Lulzim Sulejmani – 1995