Ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshë të re, kush ishte Hueyda El Sayed

Foto: Emisioni "RUDINA"

Artistja e njohur shqiptare, Hueyda el Sayed ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 46-vjeçare. Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila i mori jetën sot në spitalin e Francës.

Hueyda ishte një vajzë plot energji dhe gjithmonë përcillte pozitivitet në çdo interviste që ajo jepte në media.

Hueyda El Sayed ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore. Hueyda ka marrë pjesë në festivale të ndryshme të muzikës shqiptare, ndër to “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”.

Pak kohë më parë, e ftuar në një emision televiziv, Hueyda rrëfeu historisë e familjes dhe si ishin vendosur në Shqipëri.

“Që t’iua them një herë e përgjithmonë meqë nuk e dini, stërgjyshi im ka qenë peshkatar dhe ka ardhur nga Sudani në Durrës, ku njohu një grua të re që vinte nga Turqia”, nisi rrëfimin ajo.

LEXO EDHE  E trishtë/ Ndërron jetë këngëtarja 23-vjeçare, vuante nga abuzimi me substancat dhe problemet e shëndetit mendor

Më tej, tregoi me lot në sy një skandal në kohën e komunizmit, që e ka ndarë me të atin në moshën 3-vjeçare për 16 vjet. Sipas saj, në atë kohë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, i vardisej të ëmës së Hueyda, deri sa e ka ndarë nga i shoqi.

Prej vitesh ajo ishte zhvendosur në Luksemburg bashkë me të birin, Gabriel, por herë pas here kthehej në Shqipëri për të takuar miqtë dhe të afërmit.

Bukuroshja e ekranit u martua me 18 dhjetor fshehurazi me partnerin e saj, Thierry.