A keni pasur kontakte me përfaqësues të mafies italiane? Salianji vë në siklet Koçin. Debatet

Komisioni parlamentar i Sigurisë u përfshi nga debatet gjatë mbledhjes së sotme ku po raportonte drejtori i Parandalimit të pastrimit të Parave, Elvis Koçi

Ky i fundit, gjatë raportimit, tha se pritet që në qershor Shqipëria të dalë nga zona gri për pastrimin e parave.

Por pyetja që nxiti debate në komision ishte kur Salianji e pyeti drejtorin nëse ka pasur kontakte me përfaqësues të mafies italiane, apo me zv.kryeministrin për të lehtësuar pastrimin e 18 milionë eurove që janë raportuar në media nga fashikulli gjyqësor.

Debatet

Salianji: Zonja zv.ministre tha Shqipëria është në zonën gri sikur të jetë arritje. Për ta kuptuar ne dhe publiku çfarë do të thotë që Shqipëria është në monitorim të shtuar, për shkak të arritjeve të qeverisë apo dështimeve dhe kthimit në një vend që është destinacion për pastrimin e parave. Një pyetje për drejtorin, ka raporte dhe publikime në media ku flitet për para të pajustifikuara në bumin e ndërtimin e Tiranës. Shumë e cilësojnë Tiranën si lavatriçe të parave të pista, a keni të dhëna, a ka hetime për këto raportime në media? Nuk ka nevojë për raportime se duket qartë në sytë e të gjithëve. Drejtori i parandalimit të pastrimit të parave është në konflikt që emërohet nga ministri? Ju personalisht keni pasur kontakt nga përfaqësues të mafias italiane, Cosa Nostra, apo nga ministri apo zv.kryeministri për të lehtësuar pastrimin e 18 mln eurove të raportuara në media nga fashikulli gjyqësor i anti-mafias italiane? Ky projektligj është i kërkuar edhe nga partnerët, a keni të dhëna si është sot situata?

Elvis Koçi (Drejtori i parandalimit të pastrimit të parave): Shqipëria është në listën gri për efektivitet jo për mungesa ligjesh. Matja e efektivitetit kryhet përmes 12 fushave. Duhet të përmbushim tre fusha, e para ka lidhje me mbikëqyrjen. Përmirësimi i mbikëqyrjes së disa profesioneve të lira. Janë miratuar në Parlament ndryshimet për ligjin për noterin. Ka pas një ligj për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme, që besoj do kthehet në Parlament. Janë përmirësuar rregulloret e brendshme të autoritetet mbikëqyrëse të ndryshme. Ka përmirësim pjesa e hetimeve dhe dënimeve për pastrim parash. Rezultatet janë pozitive dhe besoj do vazhdojnë edhe këtë 4 mujor. E pjesa është pjesa e sekuestrimeve dhe konfkismimet, sekuestrimet janë në nivele të kënaqshme. Do demonstrojmë që është konfiskimet janë në nivele të mira dhe besoj do konfirmohemi nga ekspertët dhe do dalim nga lista gri. Ekspertët japin mendimin e tyre në janar, duhet të konfirmohet mendimi i tyre dhe të planifikojnë një vizitë në vend, dhe në Plenaren e qershorit shpresojmë të marrim zyrtarisht daljen nga lista gri. Sa i përket bumit të ndërtimeve nuk kemi bërë matje, por ka një bum ndërtimesh në gjithë botën, edhe në Amerikë dhe Evropë. Sa i përket emërimit të drejtorit, në ligj bëhet me propozim të ministrit dhe me vendim të Këshillit të Ministrave. Ata që emërohen me VKM nuk janë nëpunës publik.

LEXO EDHE  "Foltorja" e Berishës në Tropojë, ja kur zhvillohet takimi

Naço: Do ju lutesha bëjini pyetjet me shkrim dhe jo të ndërhyni sa herë të doni ju.

Xhaferraj: Kjo është puna jonë, për pyetje për ripyetje.

Naço: Sa herë ta merrni fjalën do tju ndërpres mikrofononin. Sa herë e merrni fjalën sikur është kooperativë… Nuk mund ta merrni fjalën sa herë të doni ju.

Xhaferraj: Je kryetar komisioni nuk je pedagog këtu të japësh përgjigje.