Magani “shpërthen” ndaj Bruno Telushit: Nuk luan kush me mua, hera e dytë që ma bën këtë

Foto: Supersport.al

Gugash Magani nuk është përmbajtur në deklaratën e tij pas ndeshjes që Egnatia barazoi kundër Dinamos. Tekniku peqinas ishte i acaruar me lojtarët e tij për penalltinë që u godit nga Pedro Augusto.

Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport Magani tha: “Si rezultat teknik, unë mendoj se kemi lënë dy pikë sot. Edhe pse kundërshtari ishte shumë i motivuar dhe i fortë. Në momente të ndryshme ata ishin superiorë, por në përgjithësi dominuan ne. I humbëm vetë dy pikët.

I përgëzova lojtarët për pjesën teknike dhe i kritikova ashpër për pjesën e disiplinës. Ndodh shpesh në futbollin tonë: lojtarë të veçantë u duket vetja se janë më të rëndësishëm se skuadra.

Për mua vlen grupi, e kam me Telushin. Ai është lider, por lejoi Pedro Augustën të godiste penalltinë, ndërkohë që kishim vendosur ndryshe. Është hera e dytë që ky lojtar e bën këtë, do mbajmë qëndrimin tonë. Nuk mund të luajë kush me mua. Trajneri nuk futet në fushë, por insistova.

LEXO EDHE  VIDEO/ Leclerc shkatërron Ferrarin e tij, shikoni momentin e aksidentit

Atë nuk e bën djali im, jo më Telushi. Pedro është lojtar shumë i mirë, po ka karakter të brishtë. Pse u tërhoqëm pas golit? Nuk ishte direktiva ime të ktheheshim. Ishte edhe meritë e Dinamos që u tërhoqëm. Është diçka që na është bërë si gangrenë, i patëm këto probleme edhe në ndeshjen e Kupës ndaj Kukësit”.

Në lidhje me golin e anuluar, trajneri Magani tha: “Nuk shikoj pozicion jashtë loje. Ajo quhet koha e lojës, lojtari jonë nuk është pozicion jashtë loje, nuk është Shtubina. Është e padrejtë, për mua është gol”.