Dopieta e Ibrahimovic nuk mjafton, Fiorentina mposht 4-3 Milanin

Foto: AFP

Fiorentina ka mposhtur me rezultatin e pastër 4-3 Milnin në Artemio Franchi në kuadër të javës së 13 të Serie A.

Ndeshja u zhbllokua nga Duncan në minutën e 15 dhe më pas Saponaro do të shënonte të dytin në fundin e pjesës së parë për të çuar të tijët në pushim me avantazhin e dyfishtë.

E dyta  po ashtu si e para, Vlahovic nuk mund të mungontë në listën e golashënuesve dhe në të 60’ është ai që dërgon topin në rrjetë.

LEXO EDHE  VIDEO/ 8 gola dhe 3 kartona të kuq, Udinese i mohon Lazios fitoren në minutën e 100-të

Milani “zgjohet” dhë ngushton rezultatin me dy gola të Ibrahimovic në të 62’ dhe 67’.

Teksa “kuqzinjtë” po tentonin golin e barazimit është sërish Vlahovic në të 86’ që shonin golin e dytë përsonal dhe të 4 për Fiorentinën dhe vulos fitoren.

Miqtë do të shënonin edhe të 3 fale një autogoli, por nuk do të mjaftonte. Milani mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Fiorentina renditet në vendin e 6 me 21 pikë.