Konkurrentet e ‘Love Story’ bëjnë deklaratën e papritur për Xhonin: Na ka paragjykuar dhe ofenduar

Foto: Love Story

Kleona, një nga konkurrentet e “Love Story 2” është shprehur në “Talk Love Story” se nuk i pëlqen aspak fakti që opinionistët mendojnë se Xhoni ka tip europian pasi sipas saj me të nuk e ka shfaqur këtë pjesë të tijën.

Pjesë nga debati:

Kleona: Nuk më pëlqen aspak fakti që i mëshojnë shumë si opinionistët, si të gjithë faktit që Xhoni jeton jashtë, është europian dhe ka mendime europiane. Në takimin që kisha unë me Xhonin ai nuk e tregoi asapk pjesën që është europian, por më drejtohet mua në një lloj mënyre dhe më thotë mua: Ti që në takimin e parë puthesh me tjetrin, gjë që europianët nuk besoj që e bëjnë dhe besoj se ishte një gjë shumë normale…

Xhoni: Europianët nuk diskutojnë fare?

Kleona: Nuk besoj se diskutojnë një puthje në faqe. Nuk është aspak gjë e keqe, ti takon një njeri dhe e puth në rrugë sidomos kur unë këtu kam ardhur për të gjetur partnerin e jetës.

Debati ka vijuar dhe pjesë e tij është bërë edhe Ardiola, një tjetër konkurrente, e cila ka treguar se Xhoni e ka paragjykuar dhe madje, sipas saj e ka quajtur arrogante dhe të paedukatë.

LEXO EDHE  "Pusho se na shurdhove", degradon debati mes Ritvanës dhe Mikelës

Ardiola: Dhe të mos harrojmë faktin që Xhoni ka paragjykuar, është më paragjykuesi këtu dhe unë i hedh poshtë të gjitha ata që u thane për europianizimin dhe që ka lindur jashtë. Xhoni është i pari që paragjykon sepse me mua është zënë dhe ka qenë i pari që më është drejtuar me dy terma shumë ofenduese “arrogante” dhe “e paedukatë” që në ato momente nuk kishin fare lidhje.

Xhoni: Unë jam njeri i hapur. Asnjëherë nuk e mbaj përbrenda. Unë me Kleonën. Takova Selmën, më ndodhi direkt.

Kleona: Ne jemi 10 vajza këtu që kemi ardhur për ju dhe do të ju shohim duke u puthur me të tjerat, kurse ne kemi ardhur për 1 ose 2 këtu dhe ti e paske problem se unë u putha në faqe me Kristin.

Xhoni-Ardiolës: Ti e nxorre pak keq, por unë e kam pasur qejf si u zimë. Po të ofendova më vjen shumë keq sepse nuk jam ai lloj robi që do ta ofendojë. Unë kam menduar se e ka marrë si lojë. Dhe pot ë ofendova më vjen shumë keq, nuk e kisha fare në atë kontekst.