• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja në PD, VOA: Basha i tregoi kufirin Berishës

21:33 : 22/09/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Në Shqipëri tonet e përplasjes mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe pararendësit të tij, ish kryeministrit Sali Berisha po vijnë duke u rritur.

Ndërsa ky i fundit ka nisur një lëvizje në bazën demokrate duke kërkuar thirrjen e forumeve më të lartë të partisë për t’u shprehur për vendimin që e la atë jashtë grupit parlamentar, kryetari Basha i tregoi atij të mërkurën kufirin kur u shpreh se “sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur”, deklaroi prerë zoti Basha.

Kryetari demokrat ju kundërpërgjigj dhe akuzave të zotit Berisha për pazare me kryeministrin Edi Rama, apo pengmarrje prej tij. “Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje”, nënvizoi zoti Basha.

Ish kryeministri reagoi në Facebook, duke u kundërpërgjigjur se askush nuk mund të pengojë mbledhjen e forumeve të PD-së si dhe duke përsëritur sërish dhe disa herë me radhë akuzat për lidhjet sipas tij të kryetarit demokrat me kreun e qeverisë. “Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë.

Ai nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie por vetëm vendimet e pengut të Edi Rames. Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar PD nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokratëve pas 4 humbjesh radhazi përballë rregjimit më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës. PD nuk i duhet një lider i kapur peng, që bën pazar me Ramën dhe shpall non grata bazën e partisë i tmerruar prej saj”, deklaroi zoti Berisha, i cili deri më tani ka realizuar dy takime më bazën demokrate. një në Tiranë dhe një në Fier një ditë më parë, ku ai reagoi dhe ndaj komenteve të ambasadores amerikane Yuri Kim gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, duke provokuar dhe reagimin e saj të menjëhershëm. /VOA/

Lexo edhe:

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

Berisha: Skapi nuk e sjell kërkesën tjetër për arrestimin e Belindës sepse po përgatitet arratisja e saj

Etiketa: BashaBerishavoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

12:46 : 19/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Skapi nuk e sjell kërkesën tjetër për arrestimin e Belindës sepse po përgatitet arratisja e saj

11:05 : 18/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

20:43 : 27/05/2026
AKTUALITET

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

19:00 : 23/05/2026
AKTUALITET

Berisha në QSUT, paralajmëron drejtuesit e policisë për terrorin në protestë

22:48 : 17/04/2026
Para
Foto: Ace Football

PSG “kërcënon” Milanin, pas Donnarummas tenton t'i rrëmbejë edhe dy titullarë të tjerë

TË GJITHA

Këmbimi valutor 1 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 01/07/2026

Pasditja me reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:03 : 01/07/2026

Dritëhijet e Avni Mekshit/ Në dhjetor 2025 u arrestua për vdekjen e punëtorit, në prill 2026 merr leje për kullë 16 kate!

23:30 : 30/06/2026

Horoskopi, e mërkurë 1 korrik 2026/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

22:59 : 30/06/2026

BE dhe Kina nisin bisedime 3-mujore për shmangien e luftës tregtare

22:46 : 30/06/2026

Votimi i buxhetit në Vlorë, Sekretarja i lutet këshilltares: Voto pro, bëje për mua!

22:34 : 30/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit kalojnë para Parlamentit: Rama, Sala f*ck you!

22:07 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetperabetbetciojojobetcasibomJojobetjojobet