• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ecja nëpër shtigje të panjohura

15:56 : 07/09/2021
në AKTUALITET, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj             

Përse disa kombe dhe popuj kanë perspektiva më të qarta zhvillimi dhe disa duken të kapërthyer në tranzicione të përjetshme apo akoma më keq zhyten në anarki? Përse disa janë të pasur dhe të tjerë të varfër? Disa janë destinacione për emigrantë dhe të tjerë prodhojnë papushim refugjatë? Për Daron Acemoglu and James Robinson në librin “Përse Kombet Dështojnë”, diferencat mes atyre shteteve që prosperojnë dhe atyre që dështojnë, ka të bëjë me strukturën dhe institucionet ekonomike dhe politike. Këto institucione nga ana tjetër krijojnë incentiva të ndryshme sjelljeje nga ana e popullsisë. Një tjetër autor, Charles Jones nga Universiteti i Stanfordit në një studim që përfshinte 128 shtete, shkruan se mbi 80 përqind e diferencës në PBB për puntor është relative për SHBA-të për shkak të diferencave në efiçensë. Për shembull ai ndër të tjera thotë që mungesa e alokimit të burimeve në nivel mikro sjell një reduktim të prodhimit të përgjithshëm në nivel makro dhe kjo është një nga faktorët e shpjegimit që pse disa vende arrijnë me më tepër efiçencë të organizojnë prodhimin dhe shpërndarjen e burimeve dhe për rrjedhojë janë më të pasura dhe zhvilluara se të tjerat. Kjo jo gjithmonë apo domosdoshmërisht ka parakusht burimet natyrore, pozicionimin e favorshëm gjeostrategjik etj.

Singapori për shembull megjithëse nuk ka rezerva hidrokarbure, zë vendin e tretë në botë  për eksportin e naftës së përpunuar për eksport dhe petrokimikatet. Megjithëse ka një nga sipërfaqet më të pamjaftueshme për numrin e banorëve që mbart, duke e kthyer dendësinë e popullatës në një nga më ta lartat në botë dhe pavarësisht mungesës absolute të burimeve natyrore, duke filluar që nga uji e me radhë, karakteristikë që e ndan edhe me simotrat e saj Hong Kongun, Taivain etj., janë ndërkohë ndër vendet me investimet më të mëdha të huaja, vençarisht kompani tregtare dhe shërbimesh, ndërkohë që investimi te burimet njerëzore ka qenë determinues për t’i shkëputur ndjeshëm nga niveli i jetesës performanca ekonomike nga ish-kolonitë afrikane. Disa prej këtyre të fundit, fjala bie Republika Demokratike e Kongos kishin një start shumë më të fuqishëm përsa i përket perspektivës ekonomike në mes-viteve 60-të për shkak të burimeve të jashtëzakonshme natyrore dhe pozicionimit gjeo-strategjik që merrte akoma më shumë përparësi si rezultat i Luftës së Ftohtë dhe aleancave globale të dy superfuqive që shoqëroheshin shpesh me investime të qenësishme kapitale, ushtarake, ndihma ekonomike etj.

Por nga ajo kohë e në vazhdim rrugët janë ndarë kryekëput. Nga njëra anë kemi Afrikën Nën-Sahariane, ku Kongo është vetëm një nga rastet ilustrues u zhytën në kaos, konflikt të egër brenda dhe ndër-shtetëror dhe luftëra civile të njëpasnjëshme të cilat degraduan ekonominë dhe i dhanë dërrmën shpresave për një jetë të dinjitetshme dhe të sigurtë shtetasve të këtyre shteteve që shpesh janë cilësuar “të dështuar” (failed states), “fantazmë” (ghost states) apo “vampirë” (vampire states). Nga ana tjetër, mrekullinë ekonomike të “Tigrave të Azisë” (Kore e Jugut, Taivan, Hong Kong dhe Singapor) ku vetëm ky i fundit nga 1976 ka pasur një rritje ekonomike konstante në rreth 7 përqind në vit deri në recesionin e lehtë që pësoi në 2009-ën si rezultat i krizës financiare globale.

Shqipëria futet te shtetet në zhvillim që në fakt përbëjnë shumicën absolute të shteteve në botë. Por kjo, ashtu sikundër fjala shpesh e keqpërdorur “tranzicion” të lënë të kuptosh fare pak në lidhje me perspektivën e zhvillimit. Edhe vendet më të suksesshme të ish-Europës Lindore, si vendet balltike, ndërmorrën reforma të guximshme që i shndërruan nga ekonomi të dështuara plani me centralizimin tipik sovjetik në vende me konkurrencë reale, me papunësi të ulët, investime të huaja direkte mjaft të larta për frymë,  me investime të klasit të parë në inovacion dhe teknologji dhe mbi të gjitha me një fokus për t`u patur zili te burimet njerëzore, përthithja e know-how dhe tërheqja dhe zhvillimi i kapitaleve.

Lexo edhe:

Fije që priten

Bota dhe rajoni: sot dhe nesër

Shqipëria nuk ka pse shpik modele, thjesht të ndjekë ato që janë më të suksesshmet duke filluar para së gjithash te investimi afatgjatë për një administratë të depolitizuar dhe meritokratike, te stimulimi i sektorit privat si punëdhënësi absolut më i qëndrueshëm dhe me punësueshmërinë më të madhe, zhvillimin e burimeve njerëzore vençarisht në aspektet e aftësive dhe kompetencës e cila lidhet ngushtësisht me procesin e shkollimit dhe të nxënit gjatë gjithë jetës etj. Jo më pak e rëndësishme është shfrytëzimi inteligjent i burimeve natyrore me të cilat na ka bekuar Perëndia, shfrytëzimi i konteksteve gjeopolitike të cilat kërkojnë një diplomaci të aftë, pragmatike dhe vizionare, eleminimi i dobësive sistemike dhe strukturore të brendshme që fillojnë nga mosfunksionimi i institucioneve e kështu me radhë.

Por mbi të gjitha parakusht është vullneti politik, aftësitë e elitës drejtuese e cila duhet të jetë e zgjedhur dhe jo e emëruar, dhe patriotizmi institucional në vend të populizmave patetikë të cilat na rrotullojnë në qerthuj viciozë dhe na mbajnë lidhur në një status kuo të cilën nuk ka për ta zgjidhur me një deux ex machina as integrimi në BE, nëse vjen ndonjë ditë në dekadën e ardhshme.

Etiketa: Boldnewshostdomainilir kalemajop-ed

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fije që priten

12:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Bota dhe rajoni: sot dhe nesër

13:55 : 29/06/2026
AKTUALITET

Protestat në Ballkan dhe te ne

14:45 : 22/06/2026
AKTUALITET

Betejat e fituara të protestës dhe rruga përpara

09:05 : 16/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë: prej këtu, ku?

20:35 : 08/06/2026
AKTUALITET

Vera ‘trokiti’, bashkë me të edhe flakët/ A është Shqipëria më e përgatitur këtë vit?

16:40 : 07/06/2026
Para

Sherri i bujshëm i vitit 2012/ Tentoi të vriste Dudën, dënohet me burg reperi shqiptar

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş