A u shpëton rripi i sigurimit, jetën?

A jua shpëton rripi i sigurimit, jetën? A e vendosni rripin e sigurimit sa herë hipni në makinë?

Mjafton të shihni këtë video 2 minuta, për të kuptuar sesa rëndësi ka vendosja e rripit të sigurimit. Ne të gjithëve na ndodh ta neglizhojmë rripin e sigurimit apo ta vendosim vetëm për tju shmangur masës administrative, gjobvënies nga policia, por në fakt, nuk e mendojmë se ky veprim I thjeshtë mund të na shpëtojë jetën.

Por të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi se venia e rripit të sigurimit parandalon pasojat fatale në raste aksidentesh. Madje të gjithë besoj e keni dëgjiar shprehjen më mirë të parandalosh, sesa të kurosh.

Vendosja e rripit të sigurimit zvogëlon rrezikun e humbjes së jetës apo dëmtimeve fatale të njerëzve rreth 40-50% në sediljet e përparme të mjetit dhe me 25-75% në sediljet e pasme.

Forcimi i ligjit për vendosjen e detyruar të rripit të sigurimit ka bërë që shumë njerëz ta vendosin atë për arsye ekonomike,për të shmangur gjobat dhe heqjen e patentës!

Por duke parë rastet në rritje të aksidenteve me pasojë vdekjen, QKUM ju këshillon se vendosja e rripit ju shpëton jetën dhe të mos ngeleni invalid!!

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendosja e rripit të sigurimit është më pak se 50% e popullsisë.

Vetëm 38% e vendeve me të ardhura të ulëta dhe 54% e vendeve me të ardhura të mesatare, kërkojnë që rripat e sigurimit të përdoren në makina si nga pasagjerët e sediljeve të përparme ashtu edhe nga vendet e pasme.