Këto gabime nuk duhet t’i bëni gjatë 2022

Viti i ri na bën që të reflektojmë, na bën që të krijojmë një listë me gjërat që do t’i bëjmë gjatë 12 muajve të ardhshëm. Në këtë listë shtojmë ndonjë hobi të ri, mendojmë për një punë të re, për një aktivitet që mbase e kemi harruar kohë më parë, pra i japim vetes premtime për gjëra të ndryshme. Por, çka nëse sekreti i suksesit është në atë se çfarë nuk duhet të bëjmë këtë vit? Shprehitë e këqija dhe gabimet më të shpeshta që i bëjmë? Ju sjellim një listë gjërash të cilat nuk duhet t’i bëni këtë vit.

Mos u ktheni në gjërat që i keni bërë gjithmonë

Është e lehtë të biesh në zakone të vjetra dhe pas streseve të dy viteve të fundit, do të ishte diçka që ju joshë që thjesht të rifilloni zakonet tona të të mësuarit para pandemisë. Megjithatë, ky është një moment për të rishikuar qasjen tuaj, sigurohuni që ajo i përshtatet mënyrave tuaja të reja të punës dhe lidhet me ndryshimet në politikat dhe kulturën tuaj më të gjerë të kompanisë!

Mos e shihni strategjinë e rritjes me punën hibride në kokë

Në fakt, një raport i fundit i Loom zbuloi se njerëzit, mesatarisht, kalojnë 65.2% të kohës së tyre duke punuar nga shtëpia dhe 34.8% në zyra. Dhe shanset janë që, nëse nuk i keni rishikuar tashmë politikat tuaja, strategjia dhe udhëzimet tuaja janë formuar rreth një kohe kur keni qenë në zyrë më shpesh sesa që nuk keni qenë. Uluni, jini kritikë dhe ndryshoni seksionet që nuk pasqyrojnë më se si do të punoni!

Mos lejoni që puna nga shtëpia të pengojë mundësitë e të mësuarit të njerëzve

Një studim i kohëve të fundit nga Nespresso zbuloi se 41% mendojnë se “të punosh nga shtëpia do të thotë që të humbas mundësitë e të mësuarit dhe zhvillimit”. Ndërsa 34% pajtohen se “të punosh nga shtëpia do të thotë që më humbasin mundësitë e zhvillimit të karrierës”, detyra juaj është të siguroheni që kjo të mos ndodhë.

Jepni fund shtytjes për të mësuar me zor

Nëse të mësuarit vjen vetëm nga lart – poshtë, kjo i kufizon njerëzit që të ndjekin kuriozitetin e tyre natyror ose të ndjekin zhvillimin sipas kushteve të tyre. Kjo bën që të mos përqendroheni dhe të merrni me vullnet njohuritë tuaja.

LEXO EDHE  Studimi/ Cigaret elektronike të rrezikshme tek meshkujt, mund të mos bëni më fëmijë

Mësimet që marrin shumë kohë

Është një presion i madh dhe zgjedhje e gabuar që të mundoheni t’i mësoni gjatë një ditë shumë mësime së bashku. Kjo ju merr shumë kohë por edhe para. Në vend të kësaj, filloni që të mendoni për diçka të madh, por të filloni nga diçka më e vogël dhe të krijoni përvoja të vogla të të mësuarit në rrjedhin e punës, kjo i lejon njerëzit që të mësojnë më shpejt.

Sigurohuni që nuk po e injoroni telefonin ose mësimet në distancë

Nëse jeni në mesin e personave që nuk janë “të shoqërueshëm” me telefonat atëherë gjasat për të ecur përpara janë më të shkurtra. Kjo sepse pothuajse nuk ka mbetur punë që nuk ka kaluar përmes teknologjisë. E njëjta ndodhë edhe nëse nuk jeni mësuar ende të punoni nga shtëpia, sepse sidomos pas pandemisë gjasat për të punuar nga shtëpia janë rritur në masë të madhe.

Ndaloni se qenuri antisocialë

Kompania juaj është përplot ekspertë, përdorni ata. Sigurisht jo në kuptimin keq, por dëgjoni me vëmendje dhe kërkoni mësime nga ata! Shembull, nëse keni ngecje në aspekte të teknologjisë, pse të mos shkoni të takoheni me dikë në departamentin e IT? Jini kureshtarë rreth gjërave të punës, nuk i dihet kur ju duhet një gjë!

Mos qëndroni njësoj

Është shumë e lehtë që të shkoni në vijën e njëjtë dhe të sigurt, por të qenit i dukshëm, mund të jetë çelësi për t’u mbajtur mend, për t’u nxitur dhe për të mësuar përvoja që do t’i shijoni vërtetë. Shembull, nëse gjithmonë keni dërguar diçka në PDF, një shpjegim me video do të ishte i mirëseardhur dhe do të jepte frymë te re!

Mos bëni prezencë jo të mirë në rrjete sociale

Nëse jeni duke aplikuar për punë, mos harroni që të fshihni gjëra të papërshtatshme në rrjete sociale. Duhet të keni prezencë të fortë në rrjete sociale kur të aplikoni për punë. Shumë rekruterë i shikojnë rrjetet sociale të kandidatëve.