• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Toma, Yuri, ligji dhe “çunat problematikë”

20:59 : 17/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Komisioneri për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, nuk konstatoi asnjë element ligjor për të ndaluar Tom Doshin të regjistrohet si kandidat në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021, përkundër thirrjeve të përsëritura të ambasadores Yuri Kim, e cila, në mënyrë thuajse direkte, e konsideroi kryetarin e social-demokratëve si një “kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Celibashi lexoi ligjin dhe, sipas tij, ndalimi që Sekretari i Shtetit i ka bërë Tom Doshit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përbën asnjë detyrim që ai të përjashtohet nga gara elektorale.

Trinomi Doshi-ligji-Yuri ka karakterizuar periudhën para-elektorale në vendin tonë, ku shqiptarëve iu servir Toma si “e keqja më e madhe” e demokracisë shqiptare.

Publiku e ka të qartë se cili është Toma. Për të ka shumë rrëfenja mbi mënyrën e dyshimtë se si ka vendosur pasurinë dhe arsyet e përfshirjes së tij në politikë.

Lexo edhe:

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

Por Toma, për aftësi të tij ose për kompromise të mundshme me një sistem drejtësie që ka qenë dhe vijon të jetë nën diktatin politik, nuk rezulton të ketë pasur probleme penale dhe aq më tepër të rënda, gjatë kohës që luan rolin e biznesmenit dhe më tej të politikanit.

Ndoshta ambasada amerikane mund të ketë ndonjë të dhënë më shumë, megjithëse në Shqipëri nuk mbetet asgjë sekret, nga ato që ta dinë të huajt dhe të mos kanë dijeni edhe mëhalla, lagja e qyteti ku jeton gjithësecili prej politikanëve.

Nga ana tjetër, në politikë, Toma është një ndër ata tipikën e bajrakatarëve, që siguron votat e zonës së tij nëpërmjet fisit të madh e favorëve punësimi në kompanitë e tij. Nuk përjashtohet që njerëz pranë tij të përfshihen edhe në fushata intimidimi.

E, megjithatë, Toma e ka hapin vetëm në zonën e tij të mbi-Shkodrës. Politikisht, aq kërkon edhe ai, pasi nuk ka treguar deri më tani oreks për të shtrirë partinë e tij edhe në zona të tjera. Është tjetër gjë se ai ka “aftësinë bindëse” ndaj kryeministrit Edi Rama.

Pra, politikisht, ai, si një i vetëm, nuk mund të përbëjë rrezik për demokracinë shqiptare. Sa për faktin që përbën kërcënim për Shtetet e Bashkuara, kjo është një çështje tjetër, megjithëse duket e hiperbolizuar.

Rreziku i “demokracisë shqiptare” ka ardhur dhe po vijon të vijë nga “çunat problematikë”.

Janë ato skalionet që e shndërruan Dibrën në Çamëri, aq sa mund të ngacmonin edhe orekset e qarqeve të caktuara greke për të aneksuar këtë zonë veriore të Shqipërisë, duke qenë se për ata “Çamëria është Greqi”.

Rreziku i demokracisë janë ata “çunat problematikë” në Durrës, të cilët pasi fituan mandate deputetësh më herët me ndërhyrjen e bandave më të rrezikshme të krimit të organizuar, tashmë gjenden sërish në listat thuajse të sigurta për të zënë një ulëse në Parlamentin e ardhshëm nga radhët e Partisë Socialiste.

Rreziku për demokracinë në Shqipëri janë edhe ata “të fortët” e Elbasanit, që treguan muskujt “Ditën e Verës”, duke rrahur e masakruar qytetarë të thjeshtë që shprehnin me thirrje revoltën kundër keq-qeverisjes së Edi Ramës.

Rreziku për demokracinë janë edhe ato “falangat” në Vlorë, të cilët e bënë çorap listën e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe prej të cilëve mbledhjet në qytetin bregdetar, nga ku ka dalë edhe vetë Edi Rama deputet, i bëjnë në gjysëm-ilegalitet.

Rrezik për demokracinë është edhe ky “çapaçuli” në krye të fushatës së Tiranës, i cili ka bërë gjithçka për të zhdukur transparencën dhe llogaridhënien me parimin “Një kullë-një votë”.

Rrezik për demokracinë është edhe ai i mbiquajturi “tigri” i qeverisë, i cili po ndjek parimin “rindërtim=vota”, duke shfrytëzuar në mënyrën më hipokrite hallin e madh të mijëra qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.

Këta janë rreziku real për demokracinë në Shqipëri, të cilët, të gjithë bashkë dhe veç e veç, kanë vendosur nga një shinë në urën e gjatë ku po kalojnë qindra mijëra shqiptarë drejt rrugëve të Europës.

Etiketa: doshikimRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

18:20 : 24/08/2025
AKTUALITET

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

16:41 : 24/08/2025
AKTUALITET

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të Ramës

18:27 : 23/08/2025
AKTUALITET

U raportua si i zhdukur, kur Ahmetaj deklaronte: Daniel Shima u kërcënua nga Rama që të mbyllë gojën

19:27 : 20/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama dhe INSTAT po i shndërrojnë importet e Kosovës në eksporte të Shqipërisë

13:08 : 19/08/2025
AKTUALITET

Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit, Ron Yeffet. Ja çfarë thoshte Ahmetaj

15:15 : 18/08/2025
Para

Sherr me thika mes dy të rinjve në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 1 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:06 : 31/08/2025

EMRAT/ Sherri me thi*a në Korçë, shoqërohen dy persona

22:52 : 31/08/2025

Mediat gjermane kritikojnë Edi Ramën: Politikan kontrovers dhe arrogant

22:38 : 31/08/2025

Sherr mes disa personave në Korçë, dy të plagosur

22:13 : 31/08/2025

“Putini i rrezikshëm”, Von der Leyen: Mund të ndalet vetëm me forcë

21:50 : 31/08/2025

Ping pong ligjor! Britania se dëbon dot ushtarin e Aldo Bares

21:35 : 31/08/2025

Gjermania bllokon sanksionet e BE-së kundër Izraelit

21:14 : 31/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com