Video/ Atletico-Real, zhbllokohet derbi i Madridit

Atletico Madrid ka kaluar në avantazh ndaj Realit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të La Ligës.

Autori i golit për skuadrën e Diego Simeones është i përhershmi Luis Suarez, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 15-të. Sulmuesi uruguajan shfrytëzoi një pasim fantastik të Llorente, duke shënuar me të parën.