E reja hidhet nga ballkoni dhe humb jetën në vend, reagon policia

Policia ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në zonën e Don Boskos, në Tiranë, ku një 30-vjeçare u hodh nga ballkoni i katit të tretë.

Bëhet me dije se ajo është identifikuar me inicialet S. K, 30 vjeç. Për pasojë, raportohet se ka  ndërruar jetë në vend, pa pasur mundësi për ta dërguar në spital.

Janë të paqarta arsyet që çuan në vetëhedhje, teksa një hetim ka nisur për rastin në fjalë. Megjithatë, paraprakisht dyshohet se e reja vuante nga probleme të shëndetit mendor.